Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Si po përfitojnë regjimet autoritare nga kriza që ka pllakosur Uashingtonin

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Si po përfitojnë regjimet autoritare nga kriza që ka pllakosur Uashingtonin

Nga Pierre Haski “Internazionale”

Ndërsa e gjithë bota i kishte sytë nga ajo që po ndodhte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 1 mijë policë në Hong Kong arrestuan 53 anëtarë të lëvizjes demokratike atje, ish-deputetë dhe aktivistë të shoqërisë civile, bazuar në ligjin e ri të sigurisë kombëtare të vendosur nga Pekini, që parashikon burgim të përjetshëm për disidentët e regjimit komunist.

Kjo goditje e fundit ndaj asaj që mbetej nga liria politike në territorin teorikisht autonom, ka provokuar disa reagime të ashpra në botën perëndimore. Por një nga zërat deri dje më me peshë e ka humbur besueshmërinë:ai është Majk Pompeo, shefi i diplomacisë së së presidentit në largim Donald Trump.

Në mënyrë të pashmangshme, kriza e demokracisë amerikane e krijuar nga presidenti në largim, ka shkaktuar tallje dhe sarkazëm në kryeqytetet, të cilat Shtetet e Bashkuara i fajësojnë vazhdimisht për mosrespektimin e demokracisë. Në radhë të parë nga Kina, por edhe Irani, Rusia, Turqia ose Venezuela:që të gjitha vende, ku imazhet e sulmit në godinën e Kongresit Amerikan janë pritur me kënaqësi.

Propaganda e kundërsulmit

Kjo ironi është sigurisht e thjeshtë, por ajo është gjithashtu shumë e dobishme, veçanërisht kur temat e propagandës shërbehen në një “pjatë argjendi”. Për shembull shihni Hong Kongun: qeveria kineze nuk humbi asnjë minutë kohë para se t’i kujtojë SHBA-së se 18 muaj më parë parlamenti lokal u pushtua dhe u plaçkit nga protestuesit… të mbështetur nga Uashingtoni.

Por dallimi është i qartë. Në një rast demonstruesit po bënin thirrje për më shumë demokraci, ndërsa në rastin tjetër ata donin të ndalnin një proces demokratik. Sidoqoftë, krahasimi i dha mundësi Pekinit të fliste për standarde të dyfishta nga ana e Uashingtonit, dhe të diskretitonte Shtetet e Bashkuara.

Kjo dredhi është veçanërisht e dobishme në një kontekst të karakterizuar nga Lufta e Ftohtë Kinë-SHBA gjithnjë e më e fortë, dhe në të cilën Pekini po mburret me modelin e tij njëpartiak, së bashku me menaxhimin efikas të pandemisë, dhe rikthimin e saj të shpejtë tek rritja ekonomike, ndërsa Perëndimi demokratik po vazhdon të përballet me koronavirusin dhe pasojat e tij.

Futja e Xho Bajdeni në Shtëpinë e Bardhë, nuk do t`a ndryshojë menjëherë situatën. Presidenti i ri do të trashëgojë një vend të përçarë dhe të traumatizuar nga ngjarjet e fundit, me një pjesë të popullsisë që është e bindur se zgjedhjet ishin të vjedhura.

“Bota po na sheh”- bërtiti presidenti i zgjedhur më 7 janar, ndërsa mbështetësit e Trump sulmuan kongresin. Çështja është edhe më serioze, nëse kemi parasysh se Bajden e kishte bërë mbrojtjen e demokracisë një nga boshtet e diplomacisë së tij të ardhshme, me thirrjen e një samiti të demokracisë gjatë muajve të ardhshëm.

Me sa duket, Bajden do të duhet të jetë i pari që të rivendosë besimin e qytetarëve tek demokracia amerikane. Ky dobësim i pozitës së Shteteve të Bashkuara, që nuk është diçka e re, por që sigurisht është përkeqësuar shumë kohët e fundit,lë pa mbrojtje të gjithë ata që ashtu si demokratët në Hong Kong, shpresonin për mbështetjen e Perëndimit.

Evropa po përpiqet që të ngrejë disi zërin në skenën ndërkombëtare. Por,pasi nënshkroi një marrëveshje të diskutueshme të investimeve me Pekinin në fundin e dhjetorit, as ajo nuk ka më besueshmërinë e nevojshme. E gjithë kjo, na kujton se për të udhëhequr përmes shembullit, duhet që të jesh vetë shembullor. Sot mungesa e shembullit midis demokracive liberale, po shërben si objekt talljeje nga autokratët e të gjitha llojeve.

Burimi i lajmit: https://www.internazionale.it/opinione/pierre-haski/2021/01/08/stati-uniti-democrazia-autoritari

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: capitoldhunekongresSHBA

TË LIDHURA

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut
Bota

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus
Bota

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

18:43 | 21/02/2026
Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA
Bota

Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA

17:31 | 21/02/2026
Next Post
Merkel premton më shumë vaksina për gjermanët: Do ketë për të gjithë

Merkel premton më shumë vaksina për gjermanët: Do ketë për të gjithë

Ndërtimi i Spitalit Rajonal të Fierit nga Turqia, Rama: Të hënën nis puna

Ndërtimi i Spitalit Rajonal të Fierit nga Turqia, Rama: Të hënën nis puna

Pritshmëritë e Maqedonisë së Veriut nga presidenca portugeze

Pritshmëritë e Maqedonisë së Veriut nga presidenca portugeze







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV
Showbizz

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

by mirseda
21:36 | 21/02/2026
0

Para disa ditësh, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u lexua një zarf i zi, përmes...

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com