Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si po e destabilizon veten nga brenda Rusia e Vladimir Putinit

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Si po e destabilizon veten nga brenda Rusia e Vladimir Putinit

Nga: Tatiana Stanovaya “Financial Times”

Dënimi me burg i udhëheqësit të opozitës ruse Aleksei Navalni, dhënë nga një gjykatë në Moskë javën e kaluar, është një veprim edhe më radikal, sesa përpjekja e vitit të kaluar për ta helmuar atë. Duke e vendosur Navalnin pas hekurave për të paktën 2 vjet e gjysmë, regjimi i Vladimir Putinit po i krijon vetes rreziqe shumë më të mëdha, sesa po t’ia kishte dalë ta hiqte qafe fshehurazi.

Çështja Navalni, i shtohet një morie problemesh, që e kanë rrethuar Kremlinin gjatë viteve të fundit. Që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014, dhe prishja e marrëdhënieve me Perëndimin, Putini është konsumuar shumë nga gjeopolitika, teksa ka dështuar duke qeverisur dita-ditë me një grup teknokratësh të panjohur për publikun.

Suksesi origjinal i Putinit, u bazua dikur në aftësinë e regjimit të tij për të sjellë përmirësime të qëndrueshme në standardin e jetesës, ndërsa i frymëzoi rusët të ishin krenarë për vendin e tyre, përmes ndërhyrjeve të Moskës në skenën botërore. Tashmë regjimi po sundon kryesisht duke i trembur njerëzit e vet, dhe duke nxitur përshtypjen se Nëna Rusi, është sërish një “kështjellë e rrethuar”.

A mund të funksionojnë më taktika të tilla, në kushtet kur qeveria po vazhdon të injorojë sfidat socio-ekonomike, dhe shëndetin publik e rrezikuar nga pandemia e Covid-19? Rënia e të ardhurave reale, dhe një rritje e kohëve të fundit e moshë së pensionit, kanë ushqyer pakënaqësinë shoqërore, e cila u shfaq në rrugët e Rusisë pas arrestimit të Navalnit.

Në vitin 2013, kur Navalni doli për herë të parë në gjyq me akuzën e montuar të mashtrimit, ekipi politik i Kremlinit ishte aq i zgjuar sa ta pranonte se një burgim i gjatë, vetëm sa do ta bënte atë një hero. Dhe Navalni i shpëtoi vetëm me një dënim me kusht.

Tani koha e “argëtimit” dhe “lojërat” kanë mbaruar. Këshilltarët e  zgjuar dhe mjeshtrat e manipulimit politik që lulëzonin në politikën ruse, nuk janë më në krye të punëve. Tani aktivitetet anti-Putin janë një çështje e sigurisë kombëtare, dhe me to merren njerëzit e dorës së fortë që drejtojnë Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB), pasardhësi i KGB.

Kremlini është bërë shumë më agresiv ndaj Perëndimit, dhe është shpesh publikisht i vrazhdë në lidhje me “paralajmërimet” apo “shqetësimet” e vendeve të huaja. Javën e kaluar, kur shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell ndodhej për një vizitë në Moskë, Rusia dëboi diplomatët nga Gjermania, Suedia dhe Polonia, për veprën e supozuar penale të pjesëmarrjes në protestat anti-Putin.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov iu referua BE-së si “një partner jo i besueshëm”. Pra Borrell u trajtua në thelb si përfaqësuesi i një force armiqësore. Atentati i gushtit 2020 për vrasjen e Navalnit, ka vënë në lëvizje ngjarje që kërcënojnë ta destabilizojnë të gjithë sistemin.

Pasi mbijetoi për mrekulli, Navalni bëri një kthim dramatik në Rusi, dhe publikoi ​​njëkohësisht investigimin e tij në internet, duke pretenduar se një pallat shumë luksoz buzë Detit të Zi ishte në pronësi të Putinit.

Sondazhet e pavarura të zhvilluar në nëntor 2020, treguan se vetëm 2 për qind e rusëve ishin gati ta votonin Navalnin në zgjedhjet presidenciale. Në fund të janarit, kjo shifër ishte rritur në 5 për qind, edhe pse qëndrimet mbeten të kundërta.

Arrestimi e ka shndërruar atë në një viktimë të padrejtësisë, dhe përbën një sfidë reale ndaj Putinit. Zgjedhjet presidenciale janë planifikuar të mbahen në vitin 2024. Por kjo është hera e parë që Putinit i duhet të përballet me një kundërshtar të vërtetë. Kremlini nuk është më në gjendje që ta shmangë pakënaqësinë popullore, dhe ta bëjë atë të padëmshme.

FSB nuk mendon sipas logjikës politike, apo të dhënave nga sondazhet. Ajo bën atë që di më mirë:shtyp me dhunë protestat, ndjek penalisht qytetarët pjesëmarrës, dhe i kërcënon të tjerët që të mos guxojnë t’u bashkohen atyre.

Kremlini ka burimet e nevojshme për të vijuar me arrestimin e protestuesve, për t’i nxjerrë para gjyqit, e për të kërcënuar këdo që guxon të flasë. Atij nuk i intereson më ofrimi i një vizioni të besueshëm, se ku dëshiron ta çojë Putini Rusinë.

Problemet socio-ekonomike të vendit janë të rënda, por vështirë se janë të pakapërcyeshme. Por 80 për qind e publikut i sheh autoritetet si tërësisht të korruptuara. Kremlini është kalbur nga korrupsioni, dhe Putini nuk është më i aftë të nisë reforma serioze.

Në këto kushte ai ka në dorë disa mjete të provuara:kërkimin e pafundmë për armiq të brendshëm, presionin ndaj platformave të mediave sociale, dhe krijimin e konspiracionit për kundërshtarët e huaj. Drama rreth helmimit të Navalnit ishte “siguresa”, por zjarri që ajo ndezi po ushqehet nga lodhja dhe zhgënjimi i publikut me regjimin e Putinit, si dhe paaftësia e tij për të ndryshuar.

Duke refuzuar çdo dialog me kundërshtarët e tij dhe publikun, regjimi garanton se tensionet shoqërore do të shndërrohen në protesta politike. Ose regjimi duhet të gjejë mençurinë për të qenë më fleksibël, ose do të bëhet pa dyshim një shtet represiv. Ngjarjet e fundit, e vendosin Rusinë në rrugën e duhur drejt destinacionit të fundit.

Burimi i lajmit: https://www.ft.com/content/94aeb690-ec2d-472d-adf7-212930c2d394

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: destabilizimrusivladimir putin

TË LIDHURA

“I kapëm në befasi”/ Trump: I ndërpremë energjinë gjatë operacionit për kapjen e Maduros
Bota

“I kapëm në befasi”/ Trump: I ndërpremë energjinë gjatë operacionit për kapjen e Maduros

18:03 | 06/01/2026
Zjarri me 40viktima në Zvicër, zyrtarët flasin në konferencë: Kërkojmë falje,por nuk japim dorëheqje
Bota

Zjarri me 40viktima në Zvicër, zyrtarët flasin në konferencë: Kërkojmë falje,por nuk japim dorëheqje

11:56 | 06/01/2026
Papa Leone mbyll Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, përfundon zyrtarisht viti jubilar…
Bota

Papa Leone mbyll Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, përfundon zyrtarisht viti jubilar…

10:45 | 06/01/2026
Next Post
Gjermania raporton shpenzime maksimale ushtarake

Gjermania raporton shpenzime maksimale ushtarake

Greqia zgjat masat anti-covid me Shqipërinë deri më 22 shkurt

Greqia zgjat masat anti-covid me Shqipërinë deri më 22 shkurt

Përgjaket mëngjesi i parë i 2021-shit, 34 vjeçari vret me thikë kunatin

E pajetë brenda shtëpisë/ Si u zhduk pa gjurmë 47-vjeçarja nga Malësia e Madhe







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Kunatat janë si motra? Reagimi epik i Monika Kryemadhit: Avash mo avash, unë me motrën e Ilirit….
Showbizz

Kunatat janë si motra? Reagimi epik i Monika Kryemadhit: Avash mo avash, unë me motrën e Ilirit….

by mirseda
22:03 | 06/01/2026
0

Raporti i Selin me Gretën, si dy kunata në perspektive pasi kjo e fundit ka një lidhje...

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

21:49 | 06/01/2026
Keijsi dhe Stelina bashkë, Selin nuk i ruan vendin Mirit, Kristi ulet pranë saj dhe e puth

Keijsi dhe Stelina bashkë, Selin nuk i ruan vendin Mirit, Kristi ulet pranë saj dhe e puth

21:43 | 06/01/2026
Moti i keq në Kosovë, Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet

Moti i keq në Kosovë, Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet

20:58 | 06/01/2026
Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’

Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’

20:01 | 06/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com