Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë ka nodhur në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, ku 47 vjeçarja Violeta Gurraj është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj.
Ka qenë djali i viktimës ai që ka njoftuar policinë, pasi prej 3 ditësh nuk kishte komunikuar me nënën të cilën e kishte marrë në telefon, por ajo nuk i ishte përgjigjur.
Denoncimi në polici është bërë mbrëmjen e djeshme, teksa sot policia ka thyer portën e banesës së 47 vjeçares e cila është gjetur e vdekur.
Pritet ekspertiza mjeko ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes, por paraprakisht policia dyshon se gruaja i ka dhënë fund jetës.
Mësohet se ajo ishte në konflikt me familjaret e ish bashkëshortit dhe vuante nga depresioni për të cilin dhe merrte kurim.