Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Si paditë ndaj mediave po dëmtojnë cilësinë e gazetarisë

9 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Si paditë ndaj mediave po dëmtojnë cilësinë e gazetarisë

Media në Shqipëri ka hezituar të ekspozojë korrupsionin në vend, dhe vëzhguesit fajësojnë paditë ndaj medieve për këtë hezitim. Në qershor të vitit 2017, Gjin Gjoni, gjykatës në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe bashkëshortja e tij Elona Caushi, biznesmene, akuzuan BIRN Albania së bashku me gazetarët e saj Besar Likmeta dhe Aleksandra Bogdani, dhe gazetën Shqiptarja, me gazetarët Adriatik Doçi dhe Elton Qyno.

BIRN Albania, media e specializuar në raportimin hetimor, botimin dhe monitorimin mediatik, së bashku me Likmetën dhe Bogdanin, u akuzuan për dëmtim të reputacionit dhe krijim të gjendjes së ankthit, për të cilin Gjoni dhe Caushi kërkojnë kompensim rreth 7 milionë lekë (54,000 euro).

Gazetarët e BIRN Albania kishin shkruar për mbylljen dhe rihapjen e hetimeve të Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktet e Interesit me gjyqtarin Gjoni për fshehjen e pasurisë, falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe pastrimin e parave.

Në një tjetër artikull, BIRN Albania e renditi Gjonin si një ndër dhjetë gjyqtarët më të pasur në vend. Gjoni dhe Caushi, duke u bazuar në të njëjtën referencë, kanë ngritur një padi të veçantë për gazetën Shqiptarja, Doçi dhe Qyno, ku kërkojnë 4 milionë lekë (€ 30,000) kompensim.

Kristina Voko, drejtoresha ekzekutive e BIRN Albania, e konsideron si padinë më dashakeqe. Ajo vuri në dukje standardet e larta ku bazohet gazetaria për punën që prodhon.

“Ne jemi të bindur se do ta fitojmë çështjen, sepse raportimi ynë ka qenë në funksion të interesit publik dhe bazohet në fakte”, tha ajo për Indeksin.

Doçi shkroi në Facebook se padia ishte nder për të, dhe se ai nuk do të hiqte asgjë në artikullin e tij rreth Gjonit sepse e konsideron të saktë.

Media brenda dhe jashtë vendit janë solidarizuar me BIRN Albania dhe gazetën Shqiptarja. Shumë njerëz mendojnë se këto raste do ta dekurajojnë më shumë gazetarinë investigative, e cila aktualisht është e pakët.

Flutura Kusari, avokate mediash, tha në një artikull të botuar në faqen e internetit Sbunker se paditë e Gjonit ishin nën kategorinë e Padive Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (PSKPP), të cilën ajo beson se përdoren për të trembur gazetarët shqiptarë.

“Paditë e PSKPP nuk janë të bazuara në fakte dhe  do të jenë të pasuksesshme në gjykatë. Me anë të tyre paditësi nuk synon të fitojë rastin, por synon të frikësojë dhe shkurajojë gazetarët nga raportimet e mëtejshme me interes publik, duke kaluar nëpër procese gjyqësore të gjata dhe të kushtueshme “, shkruan ajo.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkoi që Gjoni të qëndrojë larg çështjes pasi pozicioni i tij në sistemin gjyqësor mund të ndikojë në vendim.

Blendi Salaj, nënkryetari i Këshillit të Mediave Shqiptare, e konsideron rastin si një kundërvënie ndaj gazetarisë investigative që gjithashtu synon të heshtë mediat.

“Është fakt që gazetaria e vërtetë dhe shpërndarja e informacionit bie në kundërshtim me interesin e subjekteve, veprimtaritë e të cilëve pasqyrohen në shtyp,” tha ai për Indeksin.

Salaj vuri në dukje edhe kompensimet e mëdha të kërkuara nga paditësi.

“Shuma e parave që kërkojnë ka për qëllim të trembë, shqetësojë dhe frikësojë gazetarët dhe mediat, të cilët ekspozojnë fakte që ata nuk i duan”, tha ai.

Kristina Voko gjithashtu mendon se paditë po përdoren si një formë kërcënimi.

“Gjatë vitit të kaluar ka pasur një numër më të madh padish kundër gazetarëve shqiptarë ose mediave nga gjyqtarët apo kompanitë private të përfshira në marrëveshje të ndryshme koncesionare,” tha ajo për Indeksin.

“Kjo përbën shqetësim në lidhje me lirinë e medias në vend,” tha ajo. 

Hetimi i kompanive private gjithashtu paraqet vështirësi për gazetarët në vend. Kjo është tashmë një praktikë e rrallë në mediat kryesore si pasojë e kontratave të reklamave dhe lidhjeve të forta që këto kompani kanë me politikanët.

Shqipëria ka filluar zbatimin e një reforme të rëndësishme gjyqësore pothuajse dy vite pas miratimit të ligjeve që synojnë pastrimin e korrupsionit në politikë.

Reforma u nxit fuqishëm nga Komisioni Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, dhe konsiderohet vendimtare për përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Procesi i verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend po mbikëqyret nga një organ ndërkombëtar dhe është duke u zhvilluar si hapi i parë për reformimin e sistemit të drejtësisë./Tirana Today 

Tags: BIRNcilesiadëmtojnëgazetaretgazetariseGjin Gjonipadite

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Ronaldo: “Nuk kisha atlete të stërvitesha, por e dija që do bëhesha futbollist i madh” (Foto/Video)

Ronaldo: "Nuk kisha atlete të stërvitesha, por e dija që do bëhesha futbollist i madh" (Foto/Video)

Majlinda Bregu, për 1 prillin, e fut veten dhe PD-në te kopeja e rrezikshme

Majlinda Bregu: Rregullimi ligjor i mediave online, domosdoshmëri në Shqipëri

Të keq-arsimuar, por jashtëzakonisht të suksesshëm

Të keq-arsimuar, por jashtëzakonisht të suksesshëm







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com