Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Si nisi praktika e vendosjes së qirinjve mbi ëmbëlsira me rastin e ditëlindjeve 

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Si nisi praktika e vendosjes së qirinjve mbi ëmbëlsira me rastin e ditëlindjeve 

Në pjesën më të madhe të historisë njerëzore, ditëlindjet e njerëzve të zakonshëm nuk qenë shkak për festime. Në fakt, në botën e lashtë nëse ju nuk do t’i përkisnit elitës, shanset ishin që ditëlindja juaj të vihej më së shumti në dukje për gjëra të tilla si synimet astrologjike, në vend të organizimeve të veçanta për datëlindjen tuaj.

Një nga rastet e para të njohura të kremtimit të një ditëlindje, shfaqet në librin e Zanafillës në Bibël (40: 20-22 ):”Dhe ndodhi që ditën e tretë, ditën e përvjetorit të Faraonit, ai shtroi një banket për të gjithë shërbëtorët e tij; ndërsa riktheu në detyrë kryekupëmbajtësin dhe kryebukëpjekësin, në mesin e shërbëtorëve të tij”. Megjithatë, mendohet se në atë rast nuk ka pasur asgjë të ngjashme me ndezjen e qirinjve, mbi ndonjë ëmbëlsirë dedikuar Faraonit.

Ndërkohë historiani grek Herodoti, shkruan se që në shekullin V P.E.S disa persianë i  festonin ditëlindjet e tyre, duke konsumuar një formë torte të ëmbël. Persët më të pasur therrnin një ka, kalë, deve apo një gomar, e piqnin ne hell dhe e shërbenin nëpër bankete: shtresat më të varfra, përdorin lloje bagëtish më të vogla. 

Ndërsa nuk qenë shumë të dhënë pas kremtimit të ditëlindjeve personale, grekët e lashtë shërbenin një lloj torte me qirinj në nderim të Artemisës, perëndeshës që ndër të tjera sundonte edhe Hënën. Për këtë arsye, ata i ofronin asaj ëmbëlsira që nuk kishin vetëm formën e këtij objekti qiellor, por e zbukuronin atë me qirinj të ndezur, me sa duket për 

ta bërë ëmbëlsirën të shkëlqente. Mendohet gjithashtu se tymi i qirinjve, ndoshta mund ta ndihmonte perëndeshën të dëgjonte lutjet e një individi teksa ajo ngjitej në qiell. 

Ashtu si persët, edhe romakët (Shekulli II P.E.S- Shekulli V E.S) janë të njohur për kremtimin e ditëlindjeve, edhe pse zakonet nuk qenë të njëjta me ato të sotmet. Kur një person i pasur kishte një përvjetor të veçantë, le të themi 50-vjetorin, familja dhe miqtë e tij mund të organizonin për të një festë, ku do të shërbehej një tortë e veçantë. Ndonëse romakët i përdornin qirinjtë prej dhjami për të ndriçuar rrugët e qytetit, ato nuk dukej se i vendosnin mbi ëmbëlsirat e ditëlindjeve.

Edhe kinezët i kremtonin ditëlindjet e tyre, edhe pse ngrënia e tortës ka qenë një dukuri e kohëve të fundit, e kopjuar nga bota perëndimore. Në vend të kësaj, në Kinë ishte tradicionale ngrënia e “petëve të jetëgjatësisë” në ditëlindjen e dikujt.

Gjatë Mesjetës së hershme në botën perëndimore, duket se ditëlindjet dhe ëmbëlsirat për këtë ngjarje nuk ishin shumë të përhapura, dhe kjo për shkak të dogmës katolike që në fillim i konsideronte festimet e ditëlindjes së njerëzve si një herezi pagane. Gjërat filluan të ndryshojnë rreth shekullit XII, kur ndërsa disa bebe po fillonin të merrnin emrin e një shenjtori për t’i mbrojtur, prindërit dhe të afërmit filluan të festojnë ditën e tyre të emrit (edhe pse jo datëlindjen e tyre).

Ndërkohë praktika e tortës së ditëlindjes, filloi rreth shekullit XV nga bukëpjekësit gjermanë. Ata filluan të reklamojnë ëmbëlsira, veçanërisht për ditëlindjen e parë të dikujt. Nga fundi i shekullit XVIII, bota perëndimore filloi të kremtojë rregullisht ditëlindjet e njerëzve, ndërsa gjermanët përsosën tortën e tyre, që nuk është se dallonte shumë një nga tortë e sotme tradicionale. 

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, për arsye kryesisht fetare, festimi i ditëlindjeve nuk ishte shumë popullor deri në fillim të shekullit XIX-të. Teksa protestantët filluan të ishin më të hapur ndaj kësaj feste, katolikët e kishin shumë problem kremtimin e përvjetorit të lindjes.

Vlen të theksohen se një tortë e shijshme, e bukur nga jashtë dhe me disa përbërës si ajo që njohim sot, ishte për kohën ende një luks, që mund të përballohej vetëm nga të pasurit. Vetëm në fundin e shekullit XIX, edhe njerëzit e zakonshëm filluan të kishin mundësi për të blerë një tortë normale. Pra, ndërsa tradita e vendosjes së qirinjve mbi tortë me rastin e ditëlindjes së dikujt, mund të duket si një praktikë e përjetshme, ajo është në fakt një fenomen relativisht modern në historinë njerëzore.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: ditelindjeembelsirapraktikeqirinjtradite

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Edi Rama, mbaje drejt timonin!

Edi Rama, mbaje drejt timonin!

Vetëvendosja: Kadri Veseli të tërhiqet nga kandidimi për kryetar të Kuvendit

Vetëvendosja: Kadri Veseli të tërhiqet nga kandidimi për kryetar të Kuvendit

Pensionisti Kelly, shefi i ri i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë

Pensionisti Kelly, shefi i ri i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

by mirseda
22:58 | 01/11/2025
0

Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e...

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com