Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si në Luftën e Ftohtë, Bjellorusia bllokon DW

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Si në Luftën e Ftohtë, Bjellorusia bllokon DW

Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj?

Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat pasuese. Ish-kreu i shtetit sovjetik Mihail Gorbatçov i dha fund Luftës së Ftohtë në fund të viteve 1980 duke i dhënë fund edhe praktikës së bllokimit me zhurmues për dekada të mediave për botën e jashtme nga vendet perëndimore, ndër to edhe DW. Ky hap u konsiderua asokohe si shenjë për demokratizimin, hapjen dhe fundin e Luftës së Ftohtë. Me bllokimin e faqes së internetit të DW-së të enjten (28.10) tani Bjellorusia po kthehet në praktikat e vjetra. Ende nuk është e qartë, se për sa kohë do të vazhdojë ky bllokim.

 

Drejtori i Përgjithshëm i DW e cilëson arsyen “qesharake”

Në një deklaratë të Ministrisë së Informacionit në Minsk, të cituar nga agjencia e lajmeve BELTA, bllokimi i faqes së internetit të DW-së argumentohet me gjoja lidhjen me përmbajtje të klasifikuara is ekstremiste. Detaje të sakta nuk përmenden. Përveç DW-së janë bllokuar edhe dy faqe të tjera interneti ndër to edhe një projekt i radios së SHBA-së Free Europe.

Media use in 2030 - Will individualization end mass communication? | DW Global Media Forum 2021

Drejtori i Përgjithshëm i DW-së, Peter Limbourg, në një pozicionim të premten (29.10) proteston kundër kësaj mase duke i hedhur poshtë si „absolutisht qesharake” akuzat e Ministrisë bjelloruse të Informacionit. Ai kritikon kreun bjellorus të pushtetit Aleksander Lukashenko: “Zoti Lukashenko ka treguar, se ai në luftën kundër popullit të vet nuk stepet prej asgjëje, për të ruajtur pushtetin. Përdorimi intensiv i ofertave të pavarura mediatike tregon qartë, se njerëzit në Bjellorusi nuk kanë më besim tek mediat e kontrolluara nga shteti”, nënvizon Limbourg.

Në Berlin një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme iu përgjigj pyetjes së DW-së, se „kemi dijeni për këtë lajm”. Ambasadori gjerman në Minsk i ka kërkuar shpjegim Ministrisë së Jashtme bjelloruse dhe i kërkon që „menjëherë të mundësojë sërish aksesin në faqen e internetit”.

Politikanë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut i bënë thirrje qeverisë që të angazhohet fort për DW-në. “Kjo nuk duhet pranuar në heshtje”, tha deputetja e partisë liberal-demokrate FDP, Renate Alt. “Eshtë për të të ardhur shumë keq, sepse kjo tregon, që gazetaria e lirë dhe  e pavarur nënkupton rrezik të madh për presidentin Lukashenko”, i tha Alt DW-së. “Nuk është vetëm frikë, por mund ta quash panik. Ai e ka kuptuar, se çfarë efekti ka raportimi i Deutsche Welle-s”, thotë Alt.

Ngjashëm u shpreh Christopher Resch nga organizata „Reporterë pa kufij”: “Eshtë një akt tjetër i arbitraritetit të regjimit të Lukashenkos.” Resch këtë veprim e sheh në kontekstin e qëndrimit të ashpër të autoriteteve bjelloruse ndaj mediave të opozitës dhe mediave të pavarura. “Regjimi i kundërvihet gjithnjë e më me forcë hapësirës digjitale”, tha Resch.

Washington | Besuch von Sviatlana TsikhanouskayaIsh-kandidatja opozitare për presidente, Tihanovskaja gjatë një proteste në Uashington kundër presidentit bjellorus, Lukashenko

Tihanovskaja: Akt i hakmarrjes për të vërtetën

Politikania bjelloruse e opozitës Svetlana Tihanovskaja tha në DW, se ky është një „akt i hakmarrjes për të vërtetën”. Por tregon gjithashtu, sipas saj, se gazetarët- bëjnë një punë jashtëzakonisht të dobishme. Ata që janë përgjegjës për këtë bllokadë, nuk e kuptojnë që e vërteta gjithmonë e gjen rrugën e saj, tha Tihanovskaja.

Presion në rritje ndaj DW në Bjellorusi

Lukashenko qeveris në Bjellorusi prej më shumë se 25 vjetësh në mënyrë autoritare dhe pas zgjedhjeve në gusht 2020 ai e shpalli veten sërish president. BE nuk e njeh fitoren e tij.Protestat e opozitës u mposhtën, udhëheqësit e opozitës janë arrestuar ose – ashtu si kandidatja për presidente Tihanovskaja – u detyruan të emigrojnë.

Që nga këto zgjedhje autoritetet në Bjellorusi si asnjëherë më parë u janë kundërvënë pjesëmarrësve në protesta e veçanërisht kanë vënë në shënjestër gazetarët dhe mediat. Disa faqe interneti me influencë dhe kritike ndaj qeverisë janë bllokuar, dhjetra gazetarë janë arrestuar. Shoqata e pavarur bjelloruse e gazetarëve është shpërbërë.

Belarus Minsk | Frauen Proteste | PosterLiri gazetarëve shkruhet në këtë pllakat gjatë protestës në Minsk, shtator 2020

Edhe DW muajt e fundit ka qenë vazhdimisht nën presion. Disa korrespondentë të seksionit të DW-së për Europën Lindore, që raportojnë në rusisht dhe në bjellorusisht, janë arrestuar, shumica e tyre për kohë të shkurtër dhe më pas janë liruar. Gazetari bjellorus Aleksander Burakov, që ka raportuar edhe për DW, në maj u mbajt 20 ditë në arrest. Ai akuzohej për „pjesëmarrje të përsëritur në një veprimtari të ndaluar”.

Por edhe më ashpër u prek Andrej Aleksandrov, i cili punonte në Bjellorusi për Akademinë e Gazetarisë të DW-së. Aleksandrov akuzohet për tradhti të lartë. Ai ndodhet që nga janari në arrest hetimor dhe kërcënohet nga një dënim me deri në 15 vjet. /DW

Tags: BjellorusiaDeutsche Welle

TË LIDHURA

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin që kriminalizon tranzicionin gjinor për të miturit
Bota

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin që kriminalizon tranzicionin gjinor për të miturit

17:52 | 18/12/2025
Zelensky: Gati për zgjedhje presidenciale në Ukrainë, në përgjigje të SHBA-ve
Bota

Zelensky: Gati për zgjedhje presidenciale në Ukrainë, në përgjigje të SHBA-ve

17:11 | 18/12/2025
Kina: SHBA të ndalojë menjëherë armatosjen e Tajvanit
Bota

Kina: SHBA të ndalojë menjëherë armatosjen e Tajvanit

15:20 | 18/12/2025
Next Post
Merkel në Greqi, doza të forta autokritike përballë zhvillimit të vendit

Merkel në Greqi, doza të forta autokritike përballë zhvillimit të vendit

S’donte të shkonte në punë, i shkruan shefit: S’kam çorape të lara

S’donte të shkonte në punë, i shkruan shefit: S’kam çorape të lara

E ‘fundosi’ tenderi, gjykata merr vendimin për ish drejtorin e RTSH-së

E ‘fundosi’ tenderi, gjykata merr vendimin për ish drejtorin e RTSH-së







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër
Kosovo

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër

by mirseda
22:27 | 18/12/2025
0

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është finalizuar me sukses një...

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

21:52 | 18/12/2025
Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

21:06 | 18/12/2025
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

20:42 | 18/12/2025
Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

20:11 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com