Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Si mund të na dëmtojë paniku sot

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Si mund të na dëmtojë paniku sot

Nga: Eduard Zaloshnja

Frika nga masat shtrënguese të qeverisë ka sjellë një reduktim të ndjeshëm të lëvizjeve të shumë shqiptarëve. Frika nga vetë koronavirusi, ka ndikuar tek disa të tjerë. Frika (qoftë e shkaktuar nga masat shtrënguese të qeverisë, apo nga ndërgjegjësimi vetjak ndaj rrezikut të virusit) është mekanizmi më efikas psikologjik në kundërpërgjigje të një epidemie.

Ndërkohë, paniku (që përkufizohet edhe si frika e ngritur në shkallën e absurdit), mund të përbëjë një rrezik për jetën e atyre që vërtet kanë nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Rritja eksponenciale e telefonatave të bëra në numrin e emergjencave mjekësore (127) mund të shpjegohet vetëm me ndjenjën e panikut që ka pushtuar shumë shqiptarë. Një temperaturë deri në 38 gradë, e shoqëruar me teshtima dhe rrjedhje hundësh, nuk janë simptoma të COVID-19; janë thjesht simptoma të gripit stinor.

Dr. Anthony Fauci, shefi i sëmundjeve infektive në SHBA, këshillon që asnjeri të mos shqetësohet nga këto simptoma të gripit stinor, sepse COVID-19 nuk i ka ato simptoma (ka temperaturë mbi 38 gradë dhe vetëm kollë të thatë e vështirësi në frymëmarrje).

Në qoftë se kushdo që ka ca teshtima e pak temperaturë merr në telefon 127-ën, linjat pastaj do të dalin të zëna për ata që vërtet mund të kenë COVID-19. Dhe kur linjat dalin të zëna, nga paniku, njerzit mund të nisen vetë drejt spitalit më të afërm. Disa nga ata mund të jenë vërtet të sëmurë me COVID-19, duke detyruar personelin e spitalit të karantinohet për 14 ditë. E kush do t’i shërbejë të sëmurëve të tjerë në 14 ditët në vijim?

Në qoftë se përhapet paniku se nuk ka kapacitete për të përballuar trajtimin spitalor të të sëmurëve me COVID-19, nga paniku, drejt spitaleve mund të turren sa më shpejt edhe ata që, në fakt, mund ta kalojnë sëmundjen në shtëpi (rreth 80%, sipas OBSH-së)…

Në qoftë se përhapet paniku se personeli mjekësor është i pambrojtur mirë nga infeksioni, disa njerëz që duhet të shkojnë në spital për shkaqe të tjera shëndetësore, nuk shkojnë nga frika. Si rrjedhojë, nuk do të marrin kujdesin e duhur…

Frika është normale; paniku është anormal!

Tags: Eduard Zaloshnjakoronaviruspaniku

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Koronavirusi/ Konfirmohet rasti i parë në La Liga

Koronavirusi/ Konfirmohet rasti i parë në La Liga

Evropa zëvendëson Kinën si epiqendër e pandemisë, ja si të mbroheni

Evropa zëvendëson Kinën si epiqendër e pandemisë, ja si të mbroheni

S’pyesin për koronavirusin, në Elbasan marrin nusen me pajton

S’pyesin për koronavirusin, në Elbasan marrin nusen me pajton







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

13:48 | 24/10/2025




TË FUNDIT

Protestë para bashkisë kundër ‘TID Durrës’/ Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave
Aktualitet

Protestë para bashkisë kundër ‘TID Durrës’/ Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave

by mirseda
17:06 | 30/10/2025
0

DURRËS- Dhjetëra qyteatrë kanë protestuar ditën e sotme përpara bashkisë Durrës. Ky tubim është mbajtur nga banorë...

Gjykata e Vlorës la në burg shoferin që vrau 17-vjeçarin; familjarët kërkojnë dënim më të ashpër

Gjykata e Vlorës la në burg shoferin që vrau 17-vjeçarin; familjarët kërkojnë dënim më të ashpër

17:03 | 30/10/2025
Zbulohet arsyeja e paraqitjes së Bashës në SPAK/ Pyetet si person në dijeni për 21 janarin

Zbulohet arsyeja e paraqitjes së Bashës në SPAK/ Pyetet si person në dijeni për 21 janarin

16:56 | 30/10/2025
Trump njoftoi nisjen e testimit të armëve bërthamore, Moska paralajmëron për të bërë të njëjtën gjë

Trump njoftoi nisjen e testimit të armëve bërthamore, Moska paralajmëron për të bërë të njëjtën gjë

16:54 | 30/10/2025
“E duam Turqinë pjesë të BE-së”, thotë kancelari gjerman pas takimit me Erdoganin

“E duam Turqinë pjesë të BE-së”, thotë kancelari gjerman pas takimit me Erdoganin

16:37 | 30/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com