Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Si mund të konkurrojmë me fqinjët në sektorin e turizmit

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Si mund të konkurrojmë me fqinjët në sektorin e turizmit

Nga: Ervis Iljazaj

Ky nuk ishte viti i duhur për Shqipërinë për të përcaktuar se sa i suksesshëm ishte për sektorin e turizmit, për shkak të bllokimit të kufijve dhe pandemisë. Por, ishte viti që përcaktoi se sa i rëndësishëm është ky sektor për ekonominë shqiptare. Madje, mund të thuhet që edhe pse në këto kushte, ishte ndoshta sektori që ndihmoi sado pak arkën e buxhetit shqiptar dhe ekonominë në tërësi, tashmë në rrezik. Jo më kot, qeveria e mbylli një sy në zbatimin e masave anti kovid në të gjitha zonat turistike.

Duke parë këtë rëndësi, në perspektivë, pyetja që duhet ngritur është: a mund të konkurrojë Shqipëria me fqinjët e saj në sektorin e turizmit?

Vendet me të cilat kufizohet Shqipëria, Mal i Zi, Greqia, Italia, janë kolosë të turizmit botëror dhe, Shqipëria, e ka pothuajse të pamundur konkurrencën me to. Jo për shkak se kemi më pak bukuri natyrore, por për shkak të politikave që ndjekim ne dhe fqinjët tanë. Turistët e huaj që prekin Shqipërinë, mësë shumti e bëjnë atë si pjesë e një itinerari të caktuar dhe jo si destinacionin kryesor.

Nëse duam vërtet që këtë potencial ta kthejmë në mundësi të zhvillimit ekonomik kombëtar dhe t’i bëjmë ballë konkurrencës së vështirë me vendet fqinje, lipset një strategji totalisht e kundërt nga ajo që kemi pasur deri më tani.

Turizmi kthehet në industri, jo me plane lokale apo me iniciativa personale të bizneseve dhe operatorëve turistikë, por me një vendim shtetëror dhe një plan kombëtar, i cili ka munguar.

Pothuajse asnjë nga multinacionalet e rëndësishme që operojnë në sektorin e turizmit nuk ka shkelur asnjëherë në tokën shqiptare, megjithëse ekzistojnë të gjitha hapësirat e mundshme.

Atëherë si shpjegohet ky fakt?

Sipas të gjitha teorive të ekonomisë ndërkombëtare, ku sigurisht janë të vlefshme edhe për sektorin e turizmit, dy janë faktorët që ndikojnë në investimet e huaja.

I pari është faktori i tregut: dimensioni i tij, kostot, subvencionet, sistemi fiskal dhe një krah pune që më shumë se i lirë kërkohet të jetë i specializuar.

Gjithsecili mund të japë mendimin e tij se në çfarë niveli Shqipëria i ofron ato. Ky është një diskutim që kërkon më shumë sesa një editorial gazete.

Ndërsa, për sa i përket faktorit të dytë që ndikon në tërheqjen e investimeve ndërkombëtare, ka të bëjë me kontekstin. Në këtë drejtim janë të rëndësishme cilësia e institucioneve, një administratë publike efikase, sistemi i drejtësisë, si dhe korrupsioni.

Andaj, nëse duam që të jemi tërheqës për korporatat ndërkombëtare, të cilat me të vërtetë kanë impakt në zhvillimin ekonomik afatgjatë, të gjithë këta indikatorë duhet t’i kemi në nivelet më të larta se çdo vend tjetër fqinj. Në të kundërt, diskutimet mbi investimet e huaja në Shqipëri do të vazhdojnë të jenë pjesë e konsumit politik të përditshëm dhe jo si një strategji makro për t’i tërhequr ato.

Shumë nga këta indikatorë dukshëm Shqipëria i ka në nivele shqetësuese. Mjafton këtu të përmendim sistemin e drejtësisë, efikasitetin e administratës publike apo krahun e punës, të cilin e kemi vetëm të lirë dhe shpeshherë të pakualifikuar për të kuptuar se përse mungojnë investimet e mëdha ndërkombëtare.

Megjithatë ka dhe një faktor tjetër të rëndësishëm i cili pengon korporatat e mëdha ndërkombëtare në tregun shqiptar. Është pengesa që i ka bërë klasa politike e jona sa herë që është afruar një e tillë. Sepse të kesh në tregun ekonomik korporata të rëndësishme ndërkombëtare, për një politikë miope si kjo shqiptare, do të thotë të kesh më pak ndikim. Korporatat e mëdha vështirë se mund t’i fusësh nën ndikimin e politikës, ashtu sikurse në mënyrë konstante kërkon të bëjë politika etatiste shqiptare. /Gazeta Liberale

Tags: ervis iljazajshqiperiturizmi

TË LIDHURA

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
“Më në fund u bëre i gjallë o mjeshtër”, qytetarët vënë me “shpatulla pas murit” Pandeli Majkon 

“Më në fund u bëre i gjallë o mjeshtër”, qytetarët vënë me "shpatulla pas murit" Pandeli Majkon 

OFL godet pasurinë e ‘të fortit’, sekuestron 1.2 milion litra naftë

OFL “troket” në Vlorë, 4 të dënuar duhet të deklarojnë pasurinë

Temperatura të larta dhe reshje shiu në këto zona, mësoni se si do jetë moti nesër

Temperatura të larta dhe reshje shiu në këto zona, mësoni se si do jetë moti nesër







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Stuhia po afron! Çfarë do të thotë për Evropën zbatimi i planit Trump në Ukrainë.
Bota

Stuhia po afron! Çfarë do të thotë për Evropën zbatimi i planit Trump në Ukrainë.

by mirseda
08:30 | 22/11/2025
0

Paraqitja e planit amerikan të paqes me 28 pika për Ukrainën po shihet, jo thjesht si një...

Vëllai i Madh i çon në nominim direkt Londrimin, Albën dhe Benitën

Vëllai i Madh i çon në nominim direkt Londrimin, Albën dhe Benitën

23:03 | 21/11/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Aksident në aksin Gramsh–Cerrik, makina del nga rruga e rrokulliset; shoferi shpëton mrekullisht

22:36 | 21/11/2025
Të shtënat me armë në Fier, Operacionalja “blindon” zonën, pamje nga vendngjarje

Të shtënat me armë në Fier, Operacionalja “blindon” zonën, pamje nga vendngjarje

22:33 | 21/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com