Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Si mund ta ndryshojnë botën makinat fluturuese

5 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji, TT
Si mund ta ndryshojnë botën makinat fluturuese

Filmi i famshëm “Blade Runner” i vendos ngjarjet në një Los Anxheles të imagjinuar të vitit 2019, një qytet futurist ku binte një shi acid dhe qielli ishte i mbushur me “skimmers”, makinat fluturuese. Që nga ai film i vitit 1982, teknologjia ka përparuar në mënyra që as vetë Hollivudi nuk mund t’i parashikonte:shkopinj për të bërë foto selfi, dronë që kryejnë vrasje nga distanca, politika e hashtag-ut etj.

E megjithatë automjetet fluturuese duken ende si një fantazi e largët, e rezervuar për romanet e fanta-shkencës. Në fakt, makinat fluturuese janë reale, dhe ato mund të diktojnë mënyrën se si do udhëtojmë, punojmë dhe jetojmë në dekadat e ardhshme.

Përparimet në industrinë e baterive, shkencës së materialeve dhe simulimit kompjuterik, kanë nxitur zhvillimin e një sërë automjetesh fluturuese personale, nga avionët elektrikë tek ata me krah të fiksuar dhe dronët quadcopter. Këto avionë, mund të mos duken tamam siç u imagjinuan dikur nga “Blade Runner”.

Por nuk janë dhe aq larg. Shumë më të vogla se një avion komercial, shumica e tyre janë të dizenjuara me rrotullues në vend të krahëve, të cilët lejojnë ngritjen vertikale si dhe uljen. Më e rëndësishmja:këto automjete janë krijuar për të garantuar lëvizje më të shpejtë sesa mënyrat tradicionale të tranzitit për individët, sidomos në qytetet që bllokohen shpesh nga trafiku.

Dhjetra kompani po garojnë për zhvillimin e avionëve komercialë, motoçikletave fluturuese dhe taksive personale fluturuese. Kjo industri në zhvillim e sipër mund të vlejë deri në 1.5 trilionë dollarë deri në vitin 2040.

Ndërkohë, autoritetet e aviacionit kanë shfuqizuar politikat dhe standardet e sigurisë që do të rregullojnë këtë fushë të re të transportit. Për shembull, kompania gjermane “Volocopter” ka nisur shitjen e prototipit të saj “VoloCity” si taksinë e parë ajrore elektrike, një automjet që do të funksionojë pa pilot.

Në fillim, “VoloCity” do të ketë vend vetëm për një pasagjer. Kjo do të nënkuptojë një kosto më të lartë për udhëtimin, por kompania shpreson të fitojë në fillim besimin e konsumatorit, përpara se të kalojë në një model me autonomi të plotë.

Një automjet tërësisht elektrik, pa krahë, që ecën falë 9 baterive, dhe që do të transportojë pasagjerë në të gjithë rrjetin e planifikuar të aeroporteve të krijuar enkas për avionë që ngrihen dhe ulen vertikalisht në qytetet kryesore.

Fluturimet e para komerciale të “VoloCity”, janë planifikuar të nisin në vitin 2022. Ato do të kushtojnë në fillim 300 euro. Kompani të tjera kanë bashkëpunuar me prodhuesit ekzistues të makinave, për të krijuar modele që ata planifikojnë të zhvillojnë për një përdorim të mundshëm tregtar.

Për shembull kompania japoneze “SkyDrive”, iu bashkua së fundmi “Toyota”-s për të kryer një fluturim provë të taksisë ajrore plotësisht elektrike, që thuhet se është automjeti më i vogël elektrik në botë që mund të ngrihet dhe të ulet nga një pozicion vertikal.

Verën që shkoi, kompania testoi me sukses modelin e saj SD-03 për disa minuta me një pilot brenda. Transporti vertikal plotësisht i automatizuar, mund ta lehtësojë jetën e qytetarëve, por një rrjet i gjerë objektesh fluturuese krijon një mori sfidash të reja.

Kompanitë që operojnë në këtë fushë, do të shmangin nevojën për pistat ose parkimin në tokë, por ato do të kërkojnë korridore ajri të posaçme për të garantuar sigurinë e mjeteve të tyre. Taksitë fluturuese, mund të zvogëlojnë numrin e makinave që ecin në tokë dhe të rrisin parashikueshmërinë e kohës së mbërritjes dhe nisjes, por numri i madh i objekteve në qiell -ku ka godina, zogj, dronë, dhe avionë – do të kërkojë pilotë në drejtimin e këtyre mjeteve.

Në tetor, anëtarët e ekuipazhit të një avioni komercial pranë aeroportit LAX në Los Angeles panë një jetpack në lartësinë 1.828 metra, një lartësi që paraqet rrezik serioz të përplasjes.

Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA), ka hartuar një sërë specifikimesh teknike për këto lloj mjetesh, edhe pse nuk ka vendosur se si t’i certifikojë ato.

EASA duket e pavendosur mbi atë që ndan këto mjete nga avionët komercialë, ose helikopterët me krah të fiksuar.

Efektet nga këto shpikje, mund të transformojnë udhëtimin dhe jetesën siç e njohim sot. Kështu bizneset nuk kanë nevojë të kërkojnë zyra në qendër të qyteteve, ndërsa punonjësit mund të zgjedhin të jetojnë kudo, mjafton që të kenë një makinë fluturuese. Në të ardhmen, pasja e një makine të tillë mund të jetë po aq e përballueshme dhe e kudogjendshme sa edhe e një biçiklete.

Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/future/article/20201111-the-flying-car-is-here-vtols-jetpacks-and-air-taxis

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

Tags: Makina fluturueseteknologji

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Probleme me platformën shtetërore e-albania, Deutsche Welle: I gjithë shteti online është i bllokuar
Aktualitet

Probleme me platformën shtetërore e-albania, Deutsche Welle: I gjithë shteti online është i bllokuar

17:20 | 26/12/2025
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Kosovë: Gjobiten 778 qytetarë për mosrespektim të masave kundër pandemisë

Kosovë: Gjobiten 778 qytetarë për mosrespektim të masave kundër pandemisë

Gjenerali britanik: Koronavirusi mund të na çojë në Luftën e Tretë Botërore

Gjenerali britanik: Koronavirusi mund të na çojë në Luftën e Tretë Botërore

Berisha optimist: Fitojmë ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë

Berisha optimist: Fitojmë ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin
Bota

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

by mirseda
21:22 | 15/01/2026
0

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve të enjten se aktiviteti i...

Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

21:19 | 15/01/2026
SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

20:20 | 15/01/2026
Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Vendimi i qeverisë/ Komision ad hoc për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm

Vendimi i qeverisë/ Komision ad hoc për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm

19:28 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com