Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër, prej orës 18:00, ndeshjen e radhës kualifikuese në grup, ndaj Kazakistanit, në kuadër të kompeticionit të Ligës së Kombeve.
Në kornferencën për shtyp, kapiteni i Shqipërisë, Etrit Berisha, është shprehur se nuk do të ketë ndeshje të lehta, duke shtuar se të gjitha kanë rëndësinë e tyre.
Megjithatë, Berisha mendion se kombëtarja shqiptare ka më shumë cilësi dhe se do t’i fitojë këtoi ndeshje.
Besoj se këto dy ndeshje do t’i fitojmë. Kemi lojtarë me eksperiencë dhe të rinj, që po bëjnë mirë. Ndeshja e fundit ishte pozitive për të gjithë. Me ardhjen e disa lojtarëve, kualiteti do të rritet edhe më shumë. Në këto dy ndeshje duhen pikët e plota, ndaj duhet të jemi të gjithë bashkë.
Kazakistani? Janë mirë të organizuar në mbrojtje. Në këtë pjesë jemi përgatitur mirë dhe do shfrytëzojmë gabimet. Nuk ka ndeshje të lehta, trajneri e ka përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Berisha.