Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Si mbështetësit e Brexit në Britani, e humbën kontrollin mbi procesin

9 vjet ago
in Të Gjitha
Si mbështetësit e Brexit në Britani, e humbën kontrollin mbi procesin

Philip Stephens, “Financial Times”/ Kur gjërat janë mjaftueshëm keq, ato vetëm sa mund të përkeqësohen më tej. Festat verore në Uestminster janë duke u shoqëruar me parashikime të kobshme.

Në mesin e shumë dystopianëve, ka spekulime se shumë shpejt do të mbahen zgjedhje te reja parlamentare, ku votuesit britanikë do të duhet të zgjedhin mes Sekretarit të Jashtëm, Boris Xhonson dhe liderit të laburistëve, Jeremy Corbyn, si kryeministrin e ardhshëm të vendit. E trishtë për ta thënë, por kjo thjesht mund të ndodhë.

Tereza Mej i fitoi zgjedhjet dhe njëherazi i humbi ato. Kryeministrja e ka minuar qeverinë e saj të pakicës, përmes arritjes së një marrëveshje të pavlerë me partinë Demokratike Unioniste të Irlandës Veriore. Një pakt me një grup të tillë deputetësh reaksionarë, nuk do t’i bënte aspak mirë reputacionit të konservatorëve. Në fakt, lidershipi i zonjës May në krye të qeverisë, ka marrë fund.

Zyrtarisht politikat qeveritare në raport me Brexit, mbeten të pandryshuar:Londra do të largohet nga tregu i përbashkët, unioni doganor dhe nuk do të njohë më juridiksionin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Politikisht dhe ekonomikisht në funksion të Thesarit, kjo është e paqëndrueshme.

Ministrat janë në konflikt të hapur mbi formën e një marrëveshje me BE-në. Zonjës Mej i mungon autoriteti për të imponuar disiplinën kabinetit dhe votat në Dhomën e Komunëve për të siguruar rezultatin që ajo favorizon. Ajo mbahet në detyrë vetëm nga frika e pasardhësve të saj të mundshëm, se largimi i saj do të shkaktonte zgjedhje të reja.

Zoti Korbin mund t’i ketë humbur zgjedhjet e fundit, por ai gjithashtu i fitoi ato. Ai ka atë që anketuesit e quajnë çastin e volitshëm. Një proces zgjedhor i ri, ndoshta mund ta katapultojë atë në Ten Downing Street. Nga ana e tij, ambicia e zoti Johnson është dëmtuar nga një performancë e mjerë në Ministrinë e Jashtme.

Dejvid Dejvis, Sekretari i Brexit, dhe Filip Hemond, kancelar i Thesarit, mbrohen hapur si alternativa. Zonja Mej po duron shpifjet e përditshme nga shtypi konservator. Askush nuk mund të fajësojë për atë që mund të ndodhë më pas. Një vit më pare, zoti Johnson dhe miqtë e tij konservatorë pro Brexit, u zotuan të “marrin sërish kontrollin” e vendit. Tanimë edhe ata e kanë humbur kontrollin.

Në aspekte të rëndësishme Johnson dhe Corbin, janë pothuajse njëlloj. Ata janë populistë të natyrshëm me një preferencë ndaj sloganeve të bazuara tek provat, ekspertët dhe argumentet e arsyetuara. Ata janë të burgosurit e së kaluarës – zoti Johnson nostalgjik për ditët kur Britania sundonte detrat, zoti Korbin për kujtimet e tij me socializmin revolucionar të viteve 1970.

Të dy janë euroskeptikë: Johnson flet për superioritetin anglez; Corbyn e ka parë prej kohësh BE-në si një konspiracion kapitalist. Përgjigja e Sekretarit të Jashtëm ndaj rezultatit të zgjedhjeve, ka qenë të vazhdojë të insistojë se e zeza është e bardhë. Një marrëveshje që i ofron Britanisë qasje në tregun e përbashkët dhe me tarifa të lira, mund të përfundojë pa ndonjë problem brenda dy vjetësh, deklaroi ai pak ditë më vonë.

Dikush duhet t’i thotë zoti Johnson se këto janë përfitimet që merren kur i bashkohesh dhe jo kur vendos të dakësh nga BE. Në stilin e senatorit demokrat amerikan Bërni Sandersit, Korbin e etiketon veten si politikani i ndershëm që “noton në detin e vetë-interesit cinik”. Politikat e tij mund të jetë plot me të meta, por janë “autentike”. Manifesti Laburist, nuk i qëndron dot në këmbë asnjë shqyrtimi të imtësishëm.

Pretendohet se Britania mund të jetë brenda dhe jashtë tregut të vetëm të BE-së, në favor të emigracionit të hapur, por kundër lëvizjes së lirë të punëtorëve. Një qeveri laburiste do të shpenzojë dhjetëra miliarda euro për rinovimin e armëve bërthamore të Britanisë, por zoti Korbin do të premtojë se nuk do t’i përdorë kurrë ato. Një rritje modeste e taksave mbi të pasurit dhe korporatat e mëdha, do të lante në ar shtetin social.

Ju mund të shihni ironinë. Kryengritja e vitit të kaluar kundër elitave, e pa Britaninë të kthehet nga e djathta nacionaliste. Rebelimi anti-parisë i këtij viti, u shënua me një kthesë e mprehtë që e bën Corbyn-in pretendent serioz për t’u ngjitur në pushtet. Udhëheqësi laburist, duhet të falënderojë zotin Johson edhe për diçka tjetër.

Sekretari i Jashtëm, ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të tensionuar me të vërtetën. Gjatë fushatës së referendumit Brexit, ai kreu një tur në mbarë vendin, duke deklaruar se vota pro largimit nga BE do të çlironte miliarda paund për financimin e Shërbimin Shëndetësor Kombëtar, aq shumë të çmuar për Britaninë. Ndërsa një votë pro Brukselit do të shihte vendin të pushtohej nga emigrantët turq.

Të krahasuara me gënjeshtra të tilla, premtimet e zotit Corbyn duken pak më shumë se ekonomike me të vërtetën. Natyrisht është shumë e mundur që zonja Mej të injorojë thikat pas shpine dhe të vazhdojë punën në Downing Street. Ose, largimi i saj do të bëjë që konservatorët të zgjedhin në krye zoti Hemond.

Ka kaluar më shumë se një vit nga referendumi Brexit. As qeveria dhe as opozita nuk kanë prodhuar diçka që i ngjan një vizioni për vendin e Britanisë në botë, duke qenë tashmë jashtë BE-së. Përkundrazi ne prezantohemi me zotërinjtë Johnson dhe Korbin. Është joshëse të thuash se ata e meritojnë njëri-tjetrin. Puna është se kombi nuk meriton asnjërin prej tyre.

Tags: Brexitbritaniakontrolliprocesi

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Emri i Maqedonisë, Nimic vizitë maratonë në Shkup e Athinë

Emri i Maqedonisë, Nimic vizitë maratonë në Shkup e Athinë

Helmut Kohl, ky burrë i madh shteti

Helmut Kohl, ky burrë i madh shteti

Maqedonasit u tremben tifozëve shqiptarë, “zhvendosin” stadiumin nga Shkupi në Strumicë

Maqedonasit u tremben tifozëve shqiptarë, “zhvendosin” stadiumin nga Shkupi në Strumicë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com