Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Si lulëzuan ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme në pandemi

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Si lulëzuan ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme në pandemi

Shumë sektorë u vunë në vështirësi në vitin 2020, si rrjedhojë e karantinës së fortë në mars-maj, dhe më pas të kufizimeve më të lehta që vijuan deri në fund të vitit. Qindra prej tyre nuk arritën që të përballojnë krizën e konsumit, duke mbyllur aktivitetin. P.sh., aktivitetet e shërbimeve të ushqimit dhe pijeve ranë me 4.3%, shërbimet e tregtisë me pakicë dhe shumicë u tkurrën me 2-3%, shërbimet e agjencive të udhëtimit me -9.3%.

Të dhënat e INSTAT për numrin e bizneseve sipas aktiviteteve ekonomike tregojnë se krizën nuk e kanë ndier ndërtimi dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme, që kanë rritur si qarkullimin vjetor ashtu dhe numrin e subjekteve të reja të hapura në 2020-n.  Që prej vitit 2017, këta dy sektorë po rriten me shpejtësi, në linjë dhe me rritjen e lejeve të ndërtimit, kryesisht në kryeqytet. https://www.monitor.al/nuk-ndalet-vrulli-i-ndertimeve-dyfishohet-siperfaqja-e-re-e-lejeve-ne-tirane-ne-janar-mars-2021/

Në fund të vitit 2020, në vend kishte 5,060 ndërmarrje aktive në sektorin e ndërtimit, që është numri më i lartë i regjistruar në këtë sektor, të paktën që nga viti 2015, kur raportohen të dhënat. Që nga viti 2017, kur dhe filloi vrulli i ndërtimeve, kryesisht në kryeqytet, subjektet në sektorin e ndërtimit janë rritur me shpejtësi. Ndonëse në pandemi, në 2020-n u shënua dhe numri më i madh i ndërmarrjeve aktive të regjistruara gjatë atij viti, me 861 subjekte të reja.

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme është një tjetër sektor që nuk e ka ndier krizën. Numri i subjekteve aktive ishte në 933 në  fund të 2020-s, me një rritje prej 4.1% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

Burimi: INSTAT

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme arriti në 2020-n nivelin rekord, me vlerën e Prodhimit të Brendshëm Bruto në këtë sektor që ishte 850 milionë euro, duke shënuar sektorin me ecurinë më të mirë gjatë krizës pandemike të 2020-s. Që nga 2017-a, qarkullimi i këtij sektori ka ardhur në rritje të fortë, duke përbërë 6.6% të PBB-së në 2020-n, nga 5.6% në 2017.

Burimi: INSTAT

Si ndërtimi, ashtu dhe pasuritë e paluajtshme ishin kontribuuesit kryesorë të ecurisë ekonomike në 2020-n, duke “shpëtuar” vendin nga një rënie e fortë ekonomike gjatë krizës.

Sipas të dhënave të INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), që llogarit vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara nga ekonomia në një periudhë të caktuar, në vitin 2020 ishte 1.61 trilionë lekë (gati 13 mld euro), nga 1.68 trilionë lekë në 2019-n, duke u tkurrur me -4.2% në vlerë nominale dhe -3.3% në vlerë reale (duke llogaritur dhe deflatorin e PBB-së, prej -0.9%, që është negativ, ndonëse inflacioni mesatar në 2020-n ishte 1.6%!).

Të dhënat e detajuara vjetore të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se nga 11 aktivitete kryesore ekonomike, vetëm 3 prej tyre ishin me rritje, “pasuritë e paluajtshme”, “ndërtimi” si dhe “Administrata publike; arsimi; shëndetësia”. Të gjithë sektorët e tjerë ishin me rënie, më e fortë në grupin “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, që vuajtën direkt pasojat e kufizimeve dhe ndalimit të udhëtimeve, si dhe në industri. /Burimi i lajmit: Monitor

Burimi: INSTAT

 

TË LIDHURA

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar
Aktualitet

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi
Aktualitet

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Diskriminim territorial, favorizohet Tirana
Aktualitet

Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Diskriminim territorial, favorizohet Tirana

20:39 | 26/01/2026
Next Post
Ekzekutimi/Pritë para shtëpisë, ngjarja filmohet nga kamerat e një hoteli

Ekzekutimi/Pritë para shtëpisë, ngjarja filmohet nga kamerat e një hoteli

Shtypi i ditës, 7 qershor 2021

Shtypi i ditës, 7 qershor 2021

Moti plot surpriza për sot/ Mesdita sjell rrebeshe e ulje temperaturash







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare

by mirseda
22:19 | 26/01/2026
0

Një stuhi e fuqishme po godet disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën 20...

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com