E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Ekzekutimi/Pritë para shtëpisë, ngjarja filmohet nga kamerat e një hoteli

Mbrëmjen e së dielës u ekzekutua biznesmeni Gramoz Memaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ksamil, teksa u qëllua pranë banesës së tij. Ai nuk mund t’i rezistonte plagëve të marra, dhe humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

Grupi hetimor: Vrasja për larje hesapesh

Sipas infomacioneve nga grupi hetimor, dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për larje hesapesh. Kjo është edhe pista kryesore ku është fokusuar policia.

Besohet se të përfshirë në atentat kanë qenë katër persona. Autorët e kanë pritur viktimën përpara shtëpisë, dhe në momentin që 40 vjeçari Gramoz Memaj ka parkuar automjetin dhe ka dalë për të hyrë në banesë, një prej autorëve ka dalë nga automjeti me të cilin prisnin dhe ka qëlluar me pistoletë mbi të. Ngjarja e rëndë është fiksuar nga kamerat e një hoteli përballë banesës. Memaj nuk njihej si person problematik.

Biznesmeni jetonte më të emën

Gramoz Memaj ishte nga Tepelena, dhe njihej si biznesmen në zonën e Ksamilit. I ndjeri jetonte vetëm me të emën, dhe se nuk ishte i martuar. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli, dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve të cilët deri më tani nuk janë identifikuar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...