Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Si kapet lepuri me qerre, mbi ambasadorë e deputetë

4 vjet ago
in Editorial - Opinione
Kodi Zgjedhor, Pollo: Rama refuzoi BE-në, shqiptarët të dalin ta largojnë

Genc Polo /panorama.al/

Marrëveshja për dekrim inalizmin e dhjetorit 2014, të cilën, në vigjiljen e Krishtlindjes, pata detyrë e privilegj ta negocioja e nënshkruaja në emër të opozitës, u mundësua në parim nga ndërmjetësimi i dy reporterëve për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Më duhet të them se dakordësimi me dy përfaqësuesit e maxhorancës për tekstin e rezolutës që do të votohej në plenare, nuk rezultoi i vështirë. Më pas, miratimi i ligjit “për dekriminalizmin” u bë tërkuzë pasi qeveria i hëngri llafet e i bëri hasha angazhimet. Vetëm pas presionit amerikan, ligji u miratua një vit më vonë, në dhjetor 2015.

Në mes të vitit 2015 u mbajtën zgjedhjet vendore; pa ligj dekriminalizimi siç shpjeguam më lart. Partia në pushtet rikandidoi një kryebashkiak problematik në një qytet bastion të opozitës në Shqipërinë e Mesme. Opozita e denonconte atë si të dënuar për drogë, vjedhje e përdhunim në BE, ndërsa Kryeministri e shpallte të pastër qelibar.

Ambasadori në Tiranë i një shteti të madh perëndimor që kishte përkrahur ligjin e dekriminalizmit, la mënjanë vetëpërmbajtjen diplomatike dhe u përfshi në fushatë me deklarime para kamerave e postime në rrjetet sociale kundër kandidatëve me precedentë penalë; në mënyrë të veçantë kundër kryebashkiakut të sipërpërmendur. “Vendosmëria e dukshme e partive për të kandiduar persona të dyshuar për krime është një poshtërim për shqiptarët… Shqipëria meriton më shumë. Tashti u takon votuesve t’i refuzojnë këta kriminelë, që përbëjnë tallje për sistemin politik në Shqipëri!”, apelonte ambasadori në “Facebook”.

Teksa diskutohej kjo me shokë e kolegë, vëreja se ndaheshin në dy grupe: disa mendonin se ky kontribut ishte i vyer e i dobishëm përderisa spikaste fort në një kohë kur ndërkombëtarë të tjerë mbyllin gojën e shihnin punën e tyre dhe kur brenda vendit opozita ishte gati fillikat kur ngrinte këtë problem; të tjerët thoshin se ambasadori fare mirë mund t’i kërkonte Kryeministrit, njëkohësisht kryetar i partisë që po kandidonte rëndom ish-burgaxhinj, që të mos firmoste për kësisoj sorollopi.

Dhe Kryeministri do ta dëgjonte – argumentonin ata – pasi ai nuk do të donte të riskonte mbështetjen personale të plotë e gati pa kushte që i jepte publikisht e privatisht ambasadori.

Por edhe në rastin që Kryeministri nuk do ta dëgjonte, ambasadorit i mjaftonte të bënte të njohur publikisht këtë refuzim e të shprehte dënimin apo distancimin e tij; me kaq ai do të ishte në rregull. Por, ama, që shkëlqesia e tij t’i bëjë thirrje popullit “mos e voto!” kur kandidati ka me vete bandat, partinë, administratën e policinë është cinike e pons-pilatike. Fakti që kandidatit për kryebashkiak e Kryeministrit të tij nuk ia bënte syri tërr për apelet ambasadoriale dhe që ata i fitonin zgjedhjet me rezultate çuditërisht të bukura e përforconte pikëpamjen e tyre.

Ky grup i dytë e konsideronte veprimin e ambasadorit në rastin më të mirë të dobët e në më të keqin hipokrit. Dilemën midis dy grupeve nuk e zgjidha dot atëherë. Por ajo m’u kujtua muajt e fundit, teksa ambasadori pasardhës apelon vazhdimisht në rrjetet sociale se deputeti X është problematik dhe se nuk duhet të rikandidojë. Kryeministri, njëkohësisht kryetar i partisë në pushtet, është po ai, por tashmë nuk e ka më “sikletin” e vitit 2015.

Deputeti X, që disa herë kishte marrë mandatin nën logon e partisë në pushtet, tashmë ka përftuar një parti historike të pluralizmit (mbasi kryetari historik i saj u rehatua në krye të një institucioni historik); atij nuk i nevojitet më firma e Kryeministrit për kandidim. Dhe po kandidon edhe kësaj radhe pa ia bërë syri tërr për ambasadorin. Por të tjerat, ama, i duhen akoma: dje, sot e gjithë ditën. P.sh., tenderat e majmë dhe favoret në qarkun e origjinës ku partia në pushtet është ngushtuar e margjinalizuar pasi drejtorët kryesorë vijnë nga partia historike e deputetit X. Madje, aty edhe kandidati bashkiak po andej erdhi (dhe përfundoi i shkarkuar si ai më sipër i vitit 2015).

Tashmë sfida midis ambasadorit e deputetit ka marrë dhenë e tërheq vëmendjen gati si gara midis Kryeministrit e kryeopozitarit. Dikush me tha se po bëhet trend të vësh bast se kush e fiton duelin mes tyre. Ndërkohë, institucionet përgjegjëse si KQZ e Prokuroria e hedhin topin te njëri-tjetri me siklet të dukshëm. Aktualisht, në një version të dilemës së viti 2015, shokët e kolegët e mi mund të pyesin: po sikur ambasadori t’i bjerë pak më shkurt: ai mos lypi nga Kryeministri mospërfshirjen e deputetit X në një qeveri të ardhshme e gjëra pa kuptim si kjo; por ai t’i kërkojë Kryeministrit që drejtorët rajonalë me administratën e tyre të fryrë t’ia heqë “partisë historike” të deputetit X e t’ia kthejë partisë së vet; që kjo e fundit t’i angazhojë në fushatë.

Le t’i jepet Cezarit çfarë është e tij e në dreq vafshin standardet e OSBE-së mbi një administratë neutrale. Por të paktën pa drejtorë qarku e punonjës administrate, “partia historike” të hypi këtu e të shohë Stambollin po qe se beson vërtet se sërish do të fitojë mandat për deputetin X. Dhe po qe se kjo vërtet ndodh (d.m.th., ambasadori vërtet i bën me tërë mend këtë kërkesë Kryeministrit e ky i fundit vë dorën në zemër dhe pranon e zbaton kërkesën), atëherë kemi zhvillim domethënës.

Dhe jo vetëm në terrenin zgjedhor: kësaj radhe shokët e kolegët do të kenë më pak debate mbi natyrën e demarshit kundër deputetit X dhe unë më pak dilema për të zgjidhur.

P.S. Çdo ngjashmëri sa më lart me realitetin aktual nuk është rastësi.

P. S. S Autori i këtyre radhëve i qëndron si dhe më parë pikëpamjes se zgjidhjet e problemeve të brendshme do të vijnë nga aktorët e brendshëm; por ndihma e jashtme, sado qëllimmirë dhe e mirëpritur, lipset t’i nënshtrohet një analize kritike.

Tags: ambasadoriGenc Pollokryeministriopinion

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
“Sofa Gate”, pasojë e përplasjeve për pushtet brenda BE-së

“Sofa Gate”, pasojë e përplasjeve për pushtet brenda BE-së

Makina përfundon në pyllin e Divjakës, humb jetën 19-vjeçarja

Makina përfundon në pyllin e Divjakës, humb jetën 19-vjeçarja

Bideni korrigjon politikën e migrimit të SHBA

Tërheqja nga Afganistani, Biden: koha për t'i dhënë fund luftës së përhershme

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Mes pasigurive për dialogun me Rusinë, Zelensky liston pesë vende ku mund të zhvillohen bisedimet me homologun rus
Bota

Mes pasigurive për dialogun me Rusinë, Zelensky liston pesë vende ku mund të zhvillohen bisedimet me homologun rus

by mirseda
22:56 | 30/08/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump thuhej se po vinte në dyshim nëse një takim Ukrainë-Rusi do të zhvillohej...

Probleme edhe në Kosovë/ Ulja e avionit nga Gjeneva në aeroportin e Prishtinës dështon për shkak të stuhisë

Probleme edhe në Kosovë/ Ulja e avionit nga Gjeneva në aeroportin e Prishtinës dështon për shkak të stuhisë

22:50 | 30/08/2025
Raporti i BE: Bujqësia shqiptare larg standardeve evropiane

Raporti i BE: Bujqësia shqiptare larg standardeve evropiane

22:32 | 30/08/2025
SHBA i refuzon hyrjen presidentit palestinez Mahmud Abas

SHBA i refuzon hyrjen presidentit palestinez Mahmud Abas

22:16 | 30/08/2025
Dua Lipa dhe Calum Turner nisin një sipërmarrje së bashku, çifti i famshëm themelojnë TwentyTwo Films

Dua Lipa dhe Calum Turner nisin një sipërmarrje së bashku, çifti i famshëm themelojnë TwentyTwo Films

21:54 | 30/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com