Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si ka lindur lëvizja globale kundër vaksinave?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Si ka lindur lëvizja globale kundër vaksinave?

Gjatë viteve të fundit, përhapja e epidemive në pjesë të ndryshme të botës, madje edhe para përhapjes së koronavirusit të ri, ka bërë që ekspertët dhe autoritetet shëndetësore të vënë në dyshim efektet e një skepticizmi ciklik dhe të përhapur, të ushqyer nga disa pjesë të popullatës përkundrejt vaksinimeve.

Për shembull fruthi, një sëmundje për të cilën ka ekzistuar një vaksinë që në  vitin 1970, shkaktoi më shumë vdekje në vitin 2019 (207.500) sesa në secilin prej 23 viteve të mëparshme, dhe kjo sipas shumë ekspertëve për shkak të rënies së vaksinimit.

Kundërshtimi ndaj vaksinimit është po aq i vjetër sa vetë vaksinat. Gjurmë të tij janë vërejtur që kur mjeku britanik Eduard Xhener, infektoi qëllimisht në fundin e shekullit të XVIII një djalë 8-vjeçar për të verifikuar efektivitetin e vaksinës që kishte zhvilluar kundër sëmundjes së lisë.

Xhener që sot konsiderohet si shpikësi i vaksinave, përdori lëngun e infektuar të  marrë nga plagët e një mjelëse tek djali i kopshtarit të tij. Praktikat që ai zhvilloi me sukses, u ndeshën me kritika të menjëhershme, bazuar në argumente shëndetësore, fetare, politike dhe shkencore.

Për disa njerëz dhe klerikët e zonës problemi me vaksinën e Xhener ishte origjina e saj shtazore, gjë që e bënte atë “jo të krishterë”. Në raste të tjera, kundërshtimi ishte pasqyrim i një mosbesimi më të gjerë ndaj mjekësisë dhe ideve të Xhener.

Për të tjerët, problemi qëndronte tek kufizimi i lirisë, një mendim edhe më i përhapur në dekadat pasuese, kur qeveria nisi të miratonte politikat e vaksinimit të detyrueshëm. Një seri ligjesh të miratuara në gjysmën e dytë të shekullit XIX në Angli e bënë të detyrueshme vaksinën kundër lisë për fëmijët, duke parashikuar sanksione në rast refuzimi nga prindërit. Në përgjigje të vendimeve të qeverisë, nisën të qarkullonin disa revista armiqësore ndaj vaksinave, dhe u formuan dy lëvizjet e para kumdër vaksinave (Lidhja Kundër Vaksinimit dhe Lidhja kundër Vaksinimit të Detyrueshëm).

Në protestat publike të organizuara nga këto grupime, merrnin pjesë në disa raste dhjetëra mijëra njerëz, që mbanin parulla, arkivole fëmijësh dhe foto të Xhener. Protestat në rritje, çuan në themelimin në vitin 1896 të një komisioni, që kishte për detyrë të kryente studime të reja mbi praktikën e vaksinimit.

Studimet konfirmuan efektivitetin e vaksinës kundër lisë, por nga ana tjetër çuan në heqjen e ndëshkimeve të parashikuara nga ligji në rastin e refuzimit të vaksinës. Ndërkohë lëvizjet të ngjashme me ato në Angli, ishin përhapur edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, në disa raste pikërisht pas udhëtimeve të ndërmarra nga udhëheqësit britanikë të kësaj lëvizje, përfshirë biznesmenin Uilliam Teb.

Tensionet midis aktivistëve amerikanë dhe autoriteteve, çuan në mosmarrëveshje të zgjatura ligjore në disa shtete mbi shfuqizimin e ligjeve që e bënin të detyrueshme vaksinimin kundër sëmundjes së lisë. Një nga rastet më të përmendura është ai i Hening Xhejkobson, një pastor i lindur në Kembrixhi të Bostonit, që e apeloi ligjin në Gjykatën e Lartë të SHBA-së  në vitin 1905, pasi humbi një proces gjyqësor mbi shkeljen e ligjit të vaksinimit.

Bazuar në disa efekte anësore të përjetuara nga ai dhe fëmijët e tij nga vaksina, Xhejkobson ishte i bindur se disa gjendje të trashëguara, mund ta bënin vaksinën veçanërisht të rrezikshme për familjen e tij. Prandaj ai pretendoi të drejtën për t’u kujdesur për veten dhe familjen e tij pa ndërhyrjen e shtetit.

Gjykata i dha të drejtë shtetit të Masaçusetsit, duke e cilësuar si legjitime mundësinë e vendosjes së kërkesës për t’u vaksinuar për të mbrojtur njerëzit në rastin të sëmundjeve ngjitëse. Shqetësimet e njerëzve mbi vaksinat gjatë gjithë shekullit XIX dhe më vonë, u mbështetën pjesërisht tek fakti se vaksinimi – megjithëse kishte përfitime të hershme shumë më të mëdha se rreziqet – ishte për një kohë të gjatë një proces më pak i sigurt se sa është sot.

Prania e kushteve higjenike të papërshtatshme, shtonte shanset e infeksioneve dytësore. Dhe efektet anësore mund të jenë veçanërisht të pakëndshme dhe të zgjatura në kohë. Kjo është më problematike për punëtorët që janë të detyruar të shkëputen nga puna,dhe në shumë raste rrezikojnë të humbin burimin e tyre të vetëm të të ardhurave.

Në këtë kontekst, ligjet që e imponuan vaksinimin kontribuan gati kudo në krijimin e një situate konfliktuale dhe të një debati shumë të polarizuar. Nga ana tjetër, kjo lëvizje e bëri të mundur forcimin e procedurave të kontrollit dhe përmirësimin e standardeve të higjienës.

Në vitin 1929, disa vaksinash të ndotura kundër tuberkulozi u shpërndanë në Lybek të Gjermanisë, duke shkaktuan vdekjen e 72 fëmijëve, një ngjarje që u pasua nga shumë procese gjyqësore.

Rigjallërimi i ndjenjave të kundërshtimit të vaksinave në popullatë çoi nga ana e tij në një ngadalësim të ndjeshëm të fushatave të vaksinimit kundër tuberkulozit, që rifilluan gjerësisht vetëm në vitet 1950-1960 dhe më tej, të shoqëruara me prodhimin e ilaçeve më efektive anti-tuberkuloz.

Nga fundi i shekullit XX, një debat i fortë dhe i pandërprerë mbi vaksinat,bëri që disa qarqe të vogla mjekësh të përgënjeshtroheshin më vonë nga komuniteti shkencor, çka bë ri që  kjo tematikë të vazhdojë të marri vëmendjen e popullatës.

Investigimet mbi të paktën njërin nga rastet më të famshme dhe të bujshme, atë të ish mjekut Endrju Ueikfilld që e lidhi vasksinën MMR me autizimin, treguan saktësisht të kundërtën: ekzistencën e një konflikti interesi nga ana e mjekut të izoluar nga komuniteti shkencor.

Marrë me shkurtime nga :https://www.ilpost.it/2021/03/20/no-vax-antivaccinismo-storia

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

Tags: levizja anti-vaksinenovaxuilliam tabvaksina

TË LIDHURA

Zelensky takohet me kryeministren italiane: Nesër do t’ia dërgoj planin e paqes SHBA-së
Bota

Zelensky takohet me kryeministren italiane: Nesër do t’ia dërgoj planin e paqes SHBA-së

21:32 | 09/12/2025
Sulmet ruse dëmtojnë infrastrukturën e energjisë, Ukraina merr masa për të kursyer
Bota

Sulmet ruse dëmtojnë infrastrukturën e energjisë, Ukraina merr masa për të kursyer

20:24 | 09/12/2025
Trump lejon shitjen e mikroçipeve të Nvidia-s në Kinë, kthesë në politikën teknologjike amerikane
Bota

Trump lejon shitjen e mikroçipeve të Nvidia-s në Kinë, kthesë në politikën teknologjike amerikane

19:12 | 09/12/2025
Next Post
Kombëtarja, Ajeti dhe Cikalleshi:“Nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë kundërshtar”

Kombëtarja, Ajeti dhe Cikalleshi:“Nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë kundërshtar”

Akuza e pedagogut Hasimja : Luljeta Bozo mori shtëpinë e të pushkatuarit

Akuza e pedagogut Hasimja : Luljeta Bozo mori shtëpinë e të pushkatuarit

“Propaganda Due”, lozha masonike që e kontrolloi Italinë për dekada me radhë

“Propaganda Due”, lozha masonike që e kontrolloi Italinë për dekada me radhë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club
Showbizz

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club

by mirseda
22:45 | 09/12/2025
0

Emri i Joz Markut është përfolur së fundmi si një nga opinionistët e mundshëm të Big Brother...

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

22:41 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

22:10 | 09/12/2025
Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

21:40 | 09/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com