Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Si guxoni?” Udhëheqësit botërorë mblidhen pas kritikave të aktivistes adoleshente

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“Si guxoni?” Udhëheqësit botërorë mblidhen pas kritikave të aktivistes adoleshente

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha në mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme se bota po e humb betejën kundër ndryshimit të klimës, por ka akoma kohë për të ndalur efektet e fenomenit global. “Ne po shohim temperatura të pashembullta, stuhi të pandalshme dhe shkencë të pamohueshme”, tha Guterres. “Bota ka filluar të lëvizë – jo aq shpejt, por në drejtimin e duhur – larg karburanteve fosile dhe drejt mundësive të ekonomisë së gjelbër”.

Udhëheqësit botërorë të përfshirë në disa nga çështjet më të mëdha gjeopolitike janë në mesin e atyre që do të mbajnë fjalime në ditën e parë të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New Jork. Pas fjalimit hapës nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, pjesëmarrësit në këtë takim vjetor do të dëgjojnë fjalimet e udhëheqësve botërorë. Pas fjalimit të Presidentit amerikan Donald Trump, do të jenë fjalimet e atij turk Rexhep Tajip Erdogan, Presidentit e Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe atij francez Emmanuel Macron.

Fjalimet vijnë një ditë pasi aktivistja adoleshente nga Suedia, Greta Thunberg kritikoi ashpër udhëheqësit botërorë në samitin e OKB-së për klimën, duke bërë thirrje për veprime ndaj ndryshimit të klimës.

Thunberg tha se njerëzit po vuajnë dhe po vdesin nga efektet e ngrohjes globale dhe se udhëheqësit botërorë po ofrojnë vetëm fjalë boshe.

“Jemi në fillimin e një zhdukjeje masive ndërsa ju flisni vetëm për para dhe tregoni përralla të rritjes së përjetshme ekonomike. Si guxoni!”, tha Thunberg, e cila nxiti një lëvizje rinore me grevat në shkollën e saj çdo të premte për veprime kundër ndryshimit të klimës.

Ajo tha se shkenca ka qenë e qartë për 30 vjet, dhe udhëheqësit botërorë ende nuk po bëjnë sa duhet. “Ju po na dështoni! Por të rinjtë kanë filluar ta kuptojnë tradhtinë tuaj”, tha Thunberg me një zë emocionues. “Sytë e të gjithë brezave të ardhshëm janë mbi ju. Dhe nëse vendosni të na dështoni, unë them që kurrë nuk do t’ju falim”.

16-vjeçarja Thunberg paralajmëroi më shumë se 60 presidentë dhe kryeministra të mbledhur në sallën e Asamblesë së Përgjithshme për samitin e klimës se rinia nuk do t’i linte ata “t’i shmangen kësaj përgjegjësie”. Ajo tha se ky është kufiri i durimit dhe se “ndryshimi po vjen”, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo. “Brezi im ka dështuar në përgjegjësinë e tij për të mbrojtur planetin tonë. Kjo duhet të ndryshojë”, tha Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së.

Ai ka bërë thirrje për një largim gradual nga përdorimi i karburanteve fosile dhe për t’i dhënë fund ndërtimit të termocentraleve të reja të qymyr gurit. “A ka logjikë që të ndërtojmë më shumë termocentrale qymyr guri që po shkatërrojnë të ardhmen tonë?” pyeti sekretari i përgjithshëm. “A është i logjikshëm shpërblimi i ndotjes që vret miliona njerëz dhe rrezikon njerëzit në qytetet e botës, madje e bën të rrezikshëm daljen nga shtëpitë e tyre?”

Ai tha se është koha për t’i dhënë fund subvencioneve në industrinë e karburanteve fosile dhe të mos taksohen pagat e njerëzve, por të vendosen taksa për karbonin dhe ndotjen. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së theksoi rëndësinë e samitit dhe sfidoi udhëheqësit që të nxjerrin “plane konkrete” dhe jo vetëm “fjalime të bukura”.

India, e cila ka një nga nivelet më të larta të ndotjes së ajrit në botë, tha se do të rrisë kapacitetin e saj të energjisë së rinovueshme në 175 gigavat deri në vitin 2022. Kryeministri Narendra Modi nënvizoi zgjerimin e prodhimit të energjisë diellore. Kancelarja gjermane Angela Merkel, me një paraqitje të rrallë të Shtetet e Bashkuara, u zotua se vendi i saj do të zvogëlonte emetimet e karbonit deri në 2030 me 55% në krahasim me emetimet e saj në vitin 1990. Ajo tha se Gjermania do të neutralizojë emetimin e karbonit deri në vitin 2050.

“Në vitin 2030 ne duam të marrim dy të tretat e energjisë sonë nga burimet e rinovueshme”, tha Merkel. “Në vitin 2022, ne gradualisht do të heqim dorë nga energjia bërthamore, dhe më së voni, deri në vitin 2038, ne do heqim dorë nga qymyr guri”. Presidenti Trump, i cili njoftoi qëllimin e administratës së tij për t’u tërhequr nga Marrëveshja e Klimës në Paris menjëherë pas marrjes së detyrës, nuk kishte planifikuar të merrte pjesë ose të fliste në samitin e së hënës. Megjithatë, ai bëri një paraqitje të shkurtër dhe u pa i ulur në tryezën e delegacionit amerikan para se të merrte pjesë në një ngjarje mbi persekutimin fetar.

OKB lëshoi një raport përpara samitit të përpiluar nga Organizata Botërore Meteorologjike që tregon se ka pasur një përshpejtim të ndotjes nga karboni, ngritjes së nivelit të detit, ngrohjes së temperaturave globale dhe tkurrjes së shtresave të akullit. Raporti paralajmëron se temperatura mesatare globale për periudhën nga viti 2015 deri në fund të vitit 2019 është në ritëm për të arritur nivelin “më të ngrohtë të çdo periudhe ekuivalente në histori” me një rritje prej 1.1 gradë Celsius mbi nivelin para-industrial.

Marrëveshja e Klimës në Paris e 2015, e cila është ratifikuar nga 186 vende, bën thirrje për veprime për të parandaluar rritjen e temperaturës globale me mbi 2 gradë, me një synim që ajo të qëndrojë brenda rritjes prej 1.5 gradë duke ulur emetimet e gazit serrë. Një nga emetuesit më të mëdhenj të gazit serrë në botë, Shtetet e Bashkuara, u tërhoqën nga pakti për klimën. Vendimi i qeverisë amerikane nuk ka ndaluar veprimet klimatike në nivelin shtetëror, vendor dhe privat në vend. Raporti paralajmëron se për të arritur objektivin e ngrohjes me nivel nën 2 gradë, “niveli i ambicies duhet të trefishohet”. /VOA

 

Tags: adoleshentebotëroreguxoniudhëheqës

TË LIDHURA

Çmontohet banda që shpërndante kokainë dhe kanabis në shkolla në Greqi, 12 të arrestuar
Rajoni

Çmontohet banda që shpërndante kokainë dhe kanabis në shkolla në Greqi, 12 të arrestuar

16:13 | 20/12/2025
Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi
Bota

Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi

14:46 | 20/12/2025
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën
Bota

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

08:26 | 20/12/2025
Next Post
“S’dimë si do na vejë halli. Jemi në dorë të Zotit”, qytetari i ankohet Berishës (video)

“S’dimë si do na vejë halli. Jemi në dorë të Zotit”, qytetari i ankohet Berishës (video)

Kulluri: Krizën brenda PD-së nuk e zgjidhin dot propozimet e partive të vogla

Kulluri: Krizën brenda PD-së nuk e zgjidhin dot propozimet e partive të vogla

Vuçiç ironizon Thaçin: Do doja ta takoja, por po shëtit korridoreve

Vuçiç ironizon Thaçin: Do doja ta takoja, por po shëtit korridoreve







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com