Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si Euro, Shengeni, NATO dhe zgjerimi i Unionit ndanë në mes Evropën

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Si Euro, Shengeni, NATO dhe zgjerimi i Unionit ndanë në mes Evropën

Nganjëherë, një sy i jashtëm i percepton më qartë simptomat e dekadencës, sesa ata që jetojnë përditshmërinë e vrullshme të Evropës. Në librin “Kontinenti i ndarë: Kriza e Evropës dhe fati i Perëndimit”, gazetari veteran dhe analisti amerikan William Drozdiak, tregon se si tre projekte me të meta, që nisën në fund të Luftës së Ftohtë – euro, zona Shengen e udhëtimit pa pasaporta, dhe zgjerimi në lindje i BE-së dhe NATO – u përballën me probleme të shumta, duke shkaktuar ndarje të thella në Evropë.

“Sot, ëndrra e unitetit evropian ka filluar të zbehet, dhe stabiliteti i ardhshëm i kontinentit është i rrethuar nga mjegullnajë pasigurie”- thotë Drozdiak, në një vlerësim që kontraston shumë me pohimin e fundit të Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, sipas të cilit Evropa e ka erën mbrapa dhe jo përpara në “lundrimin” e saj.

Ish-korrespondenti i jashtëm i “The Washington Post”, thotë se mosangazhimi i Shteteve të Bashkuara i ka lënë evropianët në baltë, pikërisht aty ku më parë një dorë e qëndrueshme nga “Xhaxha Semi”, i ndihmonte shpesh të lundronin në kontinent përmes ujërave të trazuara. Drozdiak është një atlantist i përjetshëm, i zhytur në vizionin e vonë të Richard Hollbrooke të një SHBA-ja si një fuqi dashamirëse dhe e përkushtuar ndaj Evropës.

Ai paralajmëron se në mungesë të udhëheqjes së fortë amerikane, Evropa rrezikon të konsumohet nga demoni i tij i vjetër:nacionalizmi. Drozdiak, flet për një problem metodologjik të rrënjosur thellë tek Bashkimi Evropian:zakonin e arritjes së objektivave ambicioze, nëpërmjet planeve gjysmë të pjekura, të farkëtuara në kompromise të orëve të vona të natës, pa parashikuar se çfarë do të ndodhë kur gjërat mund të shkojnë keq.

Miratimi i një monedhe të përbashkët, pa një union fiskal ose një huadhënës si garanti i fundit; hapja e kufijve të brendshëm, pa veprime të përbashkëta për të mbrojtur kufijtë e jashtëm të Evropës; sjellja e satelitëve ish-sovjetikë në orbitën perëndimore, pa i paraprirë një reagimi armiqësor rus – në secilin rast, udhëheqësit e Evropës duket se kanë qenë naivisht optimistë dhe të papërgatitur.

Drozdiak shmang parashikimin nëse BE-ja do të shpërbëhet, duke e rikthyer Evropën tek konfliktet e vjetra, apo do të shfrytëzojë mundësinë për të pasur një përgjigje të mirëfilltë të përbashkët ndaj Trump dhe Brexit. Por flet hapur mbi gënjeshtrat kryesore kryesisht në Berlin, “epiqendrën e re të pushtetit”.

Neveria e presidentit amerikan Donald Trump për Evropën dhe multilateralizmin, ka vendosur një barrë të rëndë udhëheqjeje në shpatullat e lodhura të kancelares gjermane Angela Merkel, në rrethin e ngushtë të së cilës Drozdiak gëzonte dikur një qasje të pakrahasueshme në cilësinë e kreut të Këshillit Amerikan në Gjermani. 

Secila nga krizat e mbivendosura të Evropës, ka imponuar kërkesa të reja mbi hegjemoninë hezituese të BE. Anektodat e brendshme të Drozdiak, rrëfejnë theksimin e përgjegjësisë së vetme të Merkelit në kulmin e krizave, teksa ajo nxitonte nga bisedimet me Vladimir Putinin në Minsk mbi destabilizimin e Ukrainës, tek një samit që do të zgjaste gjithë natën në Bruksel mbi krizën e borxhit grek, dhe më pas tek bisedimet me kryeministrin britanik David Cameron, se si të shmangej një dalje e Mbretërisë së Bashkuar nga BE. 

Ai zbulon se sa hezituese ishte Merkel ndaj një mandati të katërt në detyrë, dhe sa intensivisht punoi nëntorin e kaluar ish-presidenti amerikan Barack Obama, për ta bindur kancelaren se kishte një përgjegjësi ndaj Perëndimit për të kandiduar sërish, sidomos pas tronditjes që shkaktoi zgjedhja e Trump si president i SHBA-së.

Frustrimi i saj më i madh në përballimin e krizave të shumta, ka qenë mungesa e partnerëve të fuqishëm në Evropë. Ajo nuk mund të mbështetej kurrë tek Cameron, një peng i euroskeptikëve në partinë e tij, dhe u zhgënjye shpesh nga presidentët francezë Nicolas Sarkozy dhe François Hollande, të paaftë për të reformuar një shtet të stërmadh dhe ekonominë e ndrydhur franceze.

“Dobësia e Francës, është shndërruar në një nga problemet më të mëdha të Evropës dhe Gjermanisë”- thotë Drozdiak, duke cituar ndihmësit e Merkelit, që ia atribuojnë këtë qëndrim kancelares. Kur Sarkozi, që e urrente atë për shkak të impulsivitetit të tij dhe kompleksit të inferioritetit, i thoshte Merkelit: “Angela, ne jemi bërë për të ecur së bashku. Ne jemi koka dhe këmbët e Bashkimit Evropian”, ajo ia kthente: “Jo Nikolas, ti je koka dhe këmbët. Unë jam banka!”.

Drozdiak i çon lexuesit në një turne në kryeqytetet evropiane, duke diagnostikuar ndarjet që ai thotë se ende kërcënojnë të përçajnë më tej BE-në, pavarësisht nga një rikthim i fundit tek një rritje ekonomike modeste, zgjedhja e një Emmanuel Macron-i energjik dhe pro-evropian si president francez, dhe një rritje të mbështetjes së publikut për unitetin evropian, pas gati një dekade të thellimit të zhgënjimit. Disa nga vëzhgimet e tij më të mprehta kanë në fokus Varshavën, Moskën dhe Ankaranë.

Ai e sheh demokracinë liberale nën kërcënim jo vetëm tek ish-vendet komuniste si Polonia dhe Hungaria, të cilat iu bashkuan BE-së pas rënies së perandorisë Sovjetike, apo nga sundimtarët autoritarë në Rusi dhe Turqi ndaj periferisë së Evropës, por edhe në zemrën e saj anglosaksone, me një nacionalizëm zemërak, që i bën jehonë vetë-interesit të iluminuar në Britani dhe Shtetet e Bashkuara.

Megjithëse Drozdiak shenjestron kryesisht një audiencë amerikane, që nuk njeh hollësitë e BE-së, tabloja e tij e errët është një pasqyrë e pafavorshme për të gjithë evropianët e joshur nga vetëkënaqësia pas disfatës së populistëve anti-BE në Francë dhe Holandë, më herët gjatë këtij viti. Rritja e mbështetjes për të djathtën ekstreme kundër emigracionit në Gjermani dhe Austri, nënvizon rrezikun e vazhdueshëm të forcave centrifugale, që shqyejnë strukturën e integrimit evropian.

Ndonjëherë, fotografia e Drozdakut mund të jetë një hije tepër e zezë, veçanërisht në Francë, e cila duket më pak në stanjacion, dhe e dënuar me një rënie të vazhdueshme, gjashtë muaj nga nisja e presidencën reformuese të Macron-it, se sa që ishte në fund të vitit të kaluar, kur ai ishte ende duke i shkruar reformat.

Megjithatë, ai ka të drejtë kur paralajmëron mbi potencialin që sulmet terroriste islamike kanë për të nxitur dhunën anti-myslimane nga ekstremistët e djathtë, të cilët që janë armatosur dhe trajnuar, në sfondin e tensioneve në rritje rreth Islamit, sekularizmit dhe sigurisë. Ai ngre pikëpyetje mbi Italinë, që rrezikon të shndërrohen në teatrin e ardhshëm të shpërthimit të krizës evropiane, nëse paqëndrueshmëria politike e ripërtërirë pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, do të gjenerojë probleme të pazgjidhura bankare në vendin me borxhe të mëdha, çka mund të kërkonte një shumë të madhe për paketën e shpëtimit.

Drozdiak, që nuk e fsheh tronditjen e tij për humbjen e Hillary Clinton-it, e përshkruar si internacionaliste pro-europiane e përkushtuar, është në mëdyshje në analizimin e qasjes “Amerika e Para” që po funksionon në Uashington. Ai e krahason vizionin e Trump me izolacionizmin që dominonte politikën amerikane në vitet 1930, duke zbatuar proteksionizmin tregtar, dhe injoruar rreziqet e fashizmit në rritje në Evropë.

Evropianët dhe amerikanët, do të përfitonin nga vëmendja që do t’i kushtonin paralajmërimit të Drozdiakut: Se unifikimi evropian mund të shkojë në anën e kundërt dhe të shpërbëhet, për shkak të nacionalizmit të verbër në të dyja anët e Atlantikut.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: borxhievropagaboikrizaMerkelmonedhaputin

TË LIDHURA

Sulmet ruse godasin Kievin përgjatë natës, një viktimë dhe dhjetëra të plagosur
Bota

Sulmet ruse godasin Kievin përgjatë natës, një viktimë dhe dhjetëra të plagosur

07:33 | 14/11/2025
Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

23:19 | 13/11/2025
Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar
Bota

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

22:53 | 13/11/2025
Next Post
Kanceri në vezore, ja simptomat që shumë pak gra i dinë

Kanceri në vezore, ja simptomat që shumë pak gra i dinë

FSHF nderon Lorik Canën me titullin ambasador

FSHF nderon Lorik Canën me titullin ambasador

Kompanitë italiane largohen nga Shqipëria, rritet numri i të papunëve

Kompanitë italiane largohen nga Shqipëria, rritet numri i të papunëve







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Ëndërr amerikane, Shqipëria “thyen” Andorrën, sheh nga Botërori
Sport

Ëndërr amerikane, Shqipëria “thyen” Andorrën, sheh nga Botërori

by mirseda
08:17 | 14/11/2025
0

Për herë të parë në histori, Shqipëria siguron një biletë për në fazën “play-off” të një Botërori....

Sulmet ruse godasin Kievin përgjatë natës, një viktimë dhe dhjetëra të plagosur

Sulmet ruse godasin Kievin përgjatë natës, një viktimë dhe dhjetëra të plagosur

07:33 | 14/11/2025
Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

23:19 | 13/11/2025
Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

22:53 | 13/11/2025
Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

22:08 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com