Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Si e vrau Zoran Gjinxhiç “virusi” i autoritarizmit kriminal në Serbi

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Si e vrau Zoran Gjinxhiç “virusi” i autoritarizmit kriminal në Serbi

Nga: Srđan Cvijić “Balcani Causcaso”

12 marsi shënoi 18 vjetorin i vrasjes së Zoran Gjinxhiç, kryeministri i parë serb i zgjedhur në mënyrë demokratike pas Luftës së Dytë Botërore. Ai atentat ndikoi shumë negativisht në demokratizimin e Serbisë më shumë se çdo ngjarje tjetër gjatë 2 dekadave të fundit.

Sa më shumë që i largohemi 12 marsit fatal të vitit 2003, aq më e mjegullt bëhet të kuptuarit e sfondit historik dhe proceseve që çuan në vdekjen e demokracisë serbe, të vrarë që në gjenezë. Duke lënë mënjanë teoritë më të çuditshme të konspiracionit, disa interpretime të gabuara mbi vrasjen e Gjinxhiç e dominojnë ende diskursin publik.

Jo, Zoran Gjinxhiç nuk u vra për shkak të vendosmërisë së tij për t’i dorëzuar kriminelët e dyshuar të luftës tek Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish-Jugosllavinë. Jo, ai nuk u vra për shkak se synonte të zgjidhte përfundimisht çështjen e Kosovës.

Në dallim nga luftërat vëllavrasëse të zhvilluara në territorin e ish-Jugosllavisë në vitet 1990, nacionalizmi fisnor nuk ishte shkaku, por një mjet i përdorur pa sukses, për të nxitur mbështetjen popullore për atentatin.

Gjinxhiç u vra pasi po përgatitej t’i jepte goditjen e fundit njërit prej klaneve më të fuqishme kriminale në vend. Njerëzit që vranë e bënë për të mos përfunduar në burg. Vrasja e Zoran Gjinxhiç është rezultat i një komploti të orkestruar nga një bandë e botës së krimit, i ashtuquajturi klani i Zemunit, dhe nga disa anëtarë të aparatit të sigurimit të shtetit.

Në Serbi, vrasja e ish-kryeministrit është krahasuar në mënyrë të përsëritur me vrasjen e presidentit amerikan Xhjon Kenedi. Sidoqoftë, këto 2 vrasje nuk kanë asgjë të përbashkët, përveç faktit se që të dyja u kryen me një pushkë snajper. Ndryshe nga vrasja e Kenedit, që mbetet ende e mbështjellë me mister, gjë që ka shkaktuar përhapjen e teorive të ndryshme të konspiracionit, gjyqi për vrasjen e Gjinxhiç krijoi mundësinë e zbardhjes thuajse të plotë të autorëve, planit dhe arsyeve pse u vra kryeministrin serb.

Megjithatë, shumë analistë dyshojnë nëse anëtarët e botës së krimit do të kishin guxuar që të sulmonin me kokën e tyre kreun e qeverisë serbe. Ata thonë se kriminelët gjetën guximin për ta kryer këtë akt, falë mbështetjes së disa figurave politike nga të cilët morën miratimin për kryerjen e atentatit.

Në dhjetorin e vitit 2011, nëna dhe motra e Zoran Gjinxhiç paraqitën një padi në gjykatë kundër Nebojsha Çoviç, zëvendëskryeministër i qeverisë së udhëhequr nga Zoran Gjinxhiç dhe zyrtarisht një aleat i tij, si dhe ndaj Velimir Iliç, që në kohën e vrasjes, ishte një anëtar i koalicionit qeveritar.

Ata akuzohen se ishin në dijeni të planit për vrasjen e Zoran Gjinxhiç, dhe nuk e kishin raportuar atë tek autoritetet. Edhe disa dëshmitarë në gjyq pretenduan se Çoviç ishte në dijeni të komplotit, dhe se qëllimi i tij ishte t’i zinte vendin e kryeministrit pas atentatit.

Por si Çoviç ashtu edhe Iliç i kanë mohuar të gjitha akuzat, ndërsa prokuroria nuk ka kërkuar asnjëherë procedim penal ndaj tyre.

Lusio Kasi, një nga gjykatësit më të njohur të epokës romake, shpiku shprehjen “cui bono” (ai që përfiton), që është bërë parimi themelor mbi të cilin duhet bazuar një hetim penal. Pas vrasjes së Zoran Gjinxhiç, Çoviç u emërua si kryeministër i përkohshëm i vendit, por e mbajti atë post për vetëm 4 ditë.

Vrasja e Gjinxhiç e kishte dobësuar shumë Partinë e tij Demokratike (DS), dhe në fund të vitit 2003 kryeministër u bë rivali i tij kryesor, Vojislav Koshtunica. Partia e këtij të fundit kishte zhvilluar një fushatë të ashpër kundër Gjinxhiç në periudhën para vrasjes së tij, dhe disa bashkëpunëtorë të ngushtë të Koshtunicës kishin pasur marrëdhënie të ngushta me arkitektët kryesorë të vrasjes së Gjinxhiç.

Bashkëpunëtorët e Koshtunicës afër klanit të Zemunit u arrestuan gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur pas vrasjes, por u liruan shumë shpejt. Ata nuk u akuzuan asnjëherë zyrtarisht për përfshirje në komplotin që çoi në vrasjen e Zoran Gjinxhiç.

A do të ishte e mundur vrasja e Gjinxhiç, pa ekzistencën e një konspiracioni politik të orkestruar mirë? Në librin e tij “Anatomia e një çasti”, Havier Çerkas përshkruan veprime të ndryshme, shpesh të pa koordinuara me njëri-tjetrin, të kryera nga aktorë të ndryshëm politikë gjatë përpjekjes për grusht shteti që ndodhi në Spanjë më 23 shkurt 1981.

Duke përdorur metaforën e shtatzanisë, Çerkas i përcaktoi këto aktivitete politike si “placenta që ushqen grushtin e shtetit”. Në mënyrë të ngjashme, një seri lëvizjesh të pakoordinuara politike nga grupe të ndryshme interesi, që megjithëse nuk morën direkt pjesë në konspiracionin për të vrarë Gjinxhiçin, synonin gjithsesi destabilizimin e qeverisë së tij, dhe u shndërruan në një terren pjellor për komplotin.

Por as kjo nuk shpjegon se përse kriminelët guxuan të vrasin kryeministrin e Serbisë. Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, ne duhet të kthehemi pas në vitet 1970. Deri në rënien e Murit të Berlinit, dhuna terroriste përdorej shpesh si një mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Evropë.

Shërbimet sekrete të Jugosllavisë komuniste, kishin zhvilluar gjithashtu versionin e tyre të terrorizmit shtetëror, duke punësuar kriminelë vendas për të vrarë emigrantët politikë, që kundërshtuan regjimin e Josip Broz Titos. Në vitin 2016, një gjykatë belge dënoi një ish-anëtar të shërbimeve sekrete jugosllave dhe 2 kriminelë nga ish-Jugosllavia për vrasjen e një aktivisti shqiptar për të drejtat e njeriut në Kosovë në vitin 1990.

Po në vitin 2016, 2 ish-anëtarë të shërbimeve sekrete kroate u dënuan me burgim të përjetshëm nga një gjykatë gjermane për vrasjen e një emigranti kroat në vitin 1983. Këto janë vetëm 2 nga shumë vrasje të organizuara nga policia politike e Jugosllavisë komuniste.

Për shërbimet e ofruara ndaj regjimit komunist, kriminelët jugosllavë merrnin në këmbim mbështetje logjistike për të kryer veprime kriminale në Evropën Perëndimore, dhe kishin mundësinë të jetonin në Jugosllavi të pandëshkuar.

Gjatë atyre 2 dekadave, falë kësaj lidhje, krimi depërtoi dalëngadalë tek shërbimet sekrete jugosllave. Pastaj erdhën vitet 1990, luftërat dhe varianti jugosllav i kapitalizmit të egër post-komunist. Ish-kriminelët, edhe më të fuqishëm falë fitimeve të luftës, trafikut të drogës dhe privatizimeve, u bënë protagonistë të jetës shoqërore dhe politike në Jugosllavi.

Kufiri midis shtetit dhe krimit, është bërë plotësisht i paqartë. Ashtu si vrasësit e Gjinxhiç, edhe kriminelët e tjerë kanë filluar të besojnë se ata janë më të fuqishëm se sa shteti.

Të besosh se Millosheviçi dhe vitet 1990, janë origjina e të gjitha të këqijave, është një gabim i zakonshëm në interpretimin e historisë së fundit të Jugosllavisë. Regjimi i Millosheviçit dhe luftërat e përgjakshme jugosllave, shënuan fundin e periudhës së inkubacionit kur simptomat e një sëmundje infektive u bënë të dukshme.

“Virusi” i autoritarizmit kriminal ka qenë i pranishëm në Serbi dhe në pjesën më të madhe të rajonit, të paktën që nga lindja e shteteve të para moderne kombe. Komunizmi, nacionalizmi dhe kapitalizmi i egër i 30 viteve të shkuara janë vetëm mutacionet më të fundit të të njëjtit virus. Serbia dhe vendet e tjera në rajon, janë duke pritur për një vaksinë, duke shpresuar që anëtarësimi në BE, do të jetë ilaçi për të cilin ato kanë nevojë.

Burimi i lajmit: https://www.balcanicaucaso.org/aree/Serbia/Come-il-virus-dell-autoritarismo-criminale-ha-ucciso-Zoran-Dindic-209244

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: autoritarizmiserbiZoran Gjinxhiç

TË LIDHURA

Serbi/ Arrestimi i aktivistëve, vazhdon bllokada e gjykatës në Novi Sad
Rajoni

Serbi/ Arrestimi i aktivistëve, vazhdon bllokada e gjykatës në Novi Sad

14:50 | 19/05/2025
vranë 160 të burgosur shqiptarë, përkujtohet 26-vjetori i masakrës së Dubravës
Rajoni

vranë 160 të burgosur shqiptarë, përkujtohet 26-vjetori i masakrës së Dubravës

09:55 | 19/05/2025
Liderja e opozitës bjelloruse: Faleminderit Shqipërisë për mbështetjen
Rajoni

Liderja e opozitës bjelloruse: Faleminderit Shqipërisë për mbështetjen

15:50 | 17/05/2025
Next Post
“Tërmete binjake”/ Lëkundjet e fundit sizmike në Greqi shqetësojnë shkencëtarët

Tërmetet 'nuk i ndahen' Greqisë, regjistrohet tjetër lëkundje sizmike

Rama ofroi të vaksinonte mjekët kosovarë, vjen përgjigja e ministrit Zemaj

Rama ofroi të vaksinonte mjekët kosovarë, vjen përgjigja e ministrit Zemaj

Lojtari me ngjyrë refuzon gjunjëzimin anti-racist në Premier Ligë

Lojtari me ngjyrë refuzon gjunjëzimin anti-racist në Premier Ligë

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…
Aktualitet

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…

by mirseda
22:35 | 19/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj disa kandidatëve të Partisë Socialiste që...

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Tradhëti mes mikesh? Kjo mund të zbulojë të vërtetën pas vrasjes së Valeria Márquez”

Tradhëti mes mikesh? Kjo mund të zbulojë të vërtetën pas vrasjes së Valeria Márquez”

22:23 | 19/05/2025
“Artist pa titull”, komentet e Frederikut për Erandin shkaktojnë debat në Ferma VIP

“Artist pa titull”, komentet e Frederikut për Erandin shkaktojnë debat në Ferma VIP

22:17 | 19/05/2025
Debati në Fermë/ Riku mërzitet nga “këshillat” e Kastros

Debati në Fermë/ Riku mërzitet nga “këshillat” e Kastros

21:52 | 19/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com