Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Si e detyroi Meta ish-Prokurorin Llalla të gënjejë ambasadorin Lu”

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Si e detyroi Meta ish-Prokurorin Llalla të gënjejë ambasadorin Lu”

“Që pas eliminimit të opozitës parlamentare në vitin 1946; Shqipëria është drejtuar nga injoranca”, kështu e nis shkrimin e publikuar në profilin e tij të Facebook-ut, Spartak Ngjela.

Ngjela shkruan se “historia e prapambetjes shqiptare ka tre arsye të mëdha,
Antiintelektualizmin, korrupsionon kryeministror dhe shitjen e interesit kombëtar, që të tria këto janë të lidhura.”

 Me tej ai shton se “sot, në vitin 2018, injoranca e trembur e korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë. Meta detyron Llallën të gënjejë për ambasadorin amerikan, me qëllim që të provokojë politikën amerikane: menjëherë dolën bishtat injorantë të flisnin sikur ka pasur komplot kundër Metës. Domethënë, Amerika do të bëjë komplot kundër një gurthyesi shqiptar”.

“Berisha, Meta dhe Rama, do të hyjnë në historinë e Shqipërisë si treshja simbol e korrupsionit, e antiintelektualizmit dhe e përpjekjeve të dështuara të tyre për të destabilizuar Shqipërinë, gjithmonë sipas skemave leniniste të politikës ruse “të grushtit të shtetit”, shkruan Ngjela.Ngjela-BunkeriPOSTIMI I PLOTË:

Që pas eliminimit të opozitës parlamentare në vitin 1946; Shqipëria është drejtuar nga injoranca.

l.
Enver Hoxha ishte i pari që në vitet 1944-1946, ia arriti të mposhtte përfundimisht intelektalizmin shqiptar.
Që nga viti 1946; intelektuali ka qenë armik i çdo qeverie.
Në fakt, kjo ka qenë substancë e vetë stalinizmit.
Historia u përsërit kur Sali Berisha mposhti intelektualizmin si frymë në Partinë Demokratike në vitin 1992 dhe mori injorancën në drejtim, injorancë kjo me të cilën ai shkatërroi gjithë investimin dhe mundin shqiptar për llogari të Beogradit. Djegie dhe shkatërrim me hordhitë Berisha, kudo; dhe izolim e përbuzje për të gjithë botën akademike shqiptare, ishin vitet 1991-1994.

Kurse, historia e prapambetjes shqiptare ka tre arsye të mëdha:
Antiintelektualizmin, korrupsionon kryeministror dhe shitjen e interesit kombëtar.
Që të tria këto janë të lidhura.
Sot, korrupsioni kryeministror e ka shtënë të gjithë shpresën e sundimit të tij në Moskë dhe në Stamboll. Por, që të dy këta, edhe Moska edhe Stambolli, në 150 vjet, kanë qenë bashkë kundër territoreve shqiptarë dhe kundër gjuhës shqipe. Këtë na ka mësuar historia ne shqiptarëve.
Po sot? Sot le t’i bien këmbës, asgjë nuk i bëjnë dot as Shqipërisë dhe as shtatë apo tetë milionë shqiptarëve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor e që janë të mbrojtur plotësisht nga aleanca shqiptaro-amerikane.

ll.
Ja se si është katandisur sot, në vitin 2018, injoranca e trembur e korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë:
Meta detyron Llallën të gënjejë për ambasadorin amerikan, me qëllim që të provokojë politikën amerikane: menjëherë dolën bishtat injorantë të flisnin sikur ka pasur komplot kundër Metës. Domethënë, Amerika do të bëjë komplot kundër një gurthyesi shqiptar.

Rama flet shpesh për Turqinë dhe Rusinë, se mendon që kështu mund të marrë para nga Perëndimi. Është në embargo, dhe nuk ka para as për rrogat dhe po shtrydh popullin me taksa abuzive – njëlloj si Enver Hoxha. Prandaj duhet të ikë nga skena për të krijuar për veten rrëzim të butë.
Pse, një mësues vizatimi do të trembë politikën amerikane në gjeopolitikë?
Ramën sot, nuk e pranon as politika amerikane dhe as politika gjermane. Po socialistët?

Berisha flet për revolta mbarëkombëtare dhe, si strateg për këtë, ka gjetur Lulzim Bashën, i cili ka shkelur ligjin amerikan me ndërhyrje ruse në çështjet amerikane. Kurse amerikanët tallen me të dy, se Berisha nën shtrëngim të frikës mendon se politika amerikane është 2000 km larg, kur këtu në Shqipëri ajo ka FBI-në të shpërndarë kudo.

Kurse rusët, që janë shpresa e Berishës dhe e Ramës, i bien vrangallës në Shqipëri me ca spiunë që nuk kanë para as për kafe.
Por, komedia e injorancës shqiptare vijon…
E pra, e shihni se kush po e drejton sot Shqipërinë? Injoranca e trembur.

lll.
Por, njëlloj si gjatë një shekulli, Shqipëria sot në fakt po lufton sërish me korrupsionin, antiintelektualizmin dhe me shitjen e interesit kombëtar nga korrupsioni i lartë shtetëror.
Që të tre këta aspekte janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe sot shihet se janë vepër direkte e Sali Berishës, Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Në fakt të tre këta, Berisha, Meta dhe Rama, do të hyjnë në historinë e Shqipërisë si treshja simbol e korrupsionit, e antiintelektualizmit dhe e përpjekjeve të dështuara të tyre për të destabilizuar Shqipërinë, gjithmonë sipas skemave leniniste të politikës ruse “të grushtit të shtetit”.

Pas përmbysjes së komunizmit në Shqipëri, i pari që vijoi rrugën staliniane të mbajtjes së pushtetit politik pa intelektualë është Sali Berisha. Vetëm mediokër dhe të korruptuar mbajti ai pranë vetes gjatë tetë vjetëve të fundit si kryeministër, dhe tani është hedhur i gjithë drejt Rusisë, se, në mes të detit, fija e kashtës atij po i duket si tra.

I dyti është Edi Rama, që, me urrejtje patologjike deri në frikë nga bota akademike dhe me një tufë kalamajsh, ai i hyri edhe vjedhjes, por edhe degradimit drejt metodave otomane të drejtimit të shtetit, si mendim dhe si praktikë.
Ky pafille, nga afria pasionante që tregon me Erdoganin, kuptohet se adhuron sulltanët dhe sulltanatin. Por Reforma në Drejtësi ka tepër gjasë që ta gjejë të arratisur me azil politik në Stamboll.
Por, edhe këtu ka një pyetje për Ramë ziun: Pse, vërtet mendon ky se me Erdoganin dhe me Putinin do ta nxjerrë Shqipërinë nga graviteti amerikan? Kurse Ciceroni, për raste të tilla na ka thënë: asinus asinum fricat – gomari fërkon gomarin.

lV.
Tani që të tre, Berishën, Ramën dhe Metën, i kap Reforma në Drejtësi, në funksion të ligjit antikorruosion. Eliminimi i gjyqtarëve të korruptuar po vijon si proces me emra konkretë, dhe njëherësh dallohet se po spikat edhe dorëheqja e mëtejme e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë.
Kryesore në këtë proces për pastrimin e gjyqësorit, është fakti se gjithçka po drejtohet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Prandaj, paanësina dhe rreptësia në luftën anti korrupsion sigurisht që do jetë një vepër historikë për shqiptarët që, më në fund, po i hyjnë ngritjes së institucioneve të dhënies së drejtësisë dhe të vendosjes së moralitetit në qeverisjen shqiptare, sipas reformës së nisur.

Ndërsa këtu, na duhet të theksojmë atë që është më thelbësore: të tre këta, Berisha, Meta dhe Rama do të eliminohen nga skena politike e Shqipërisë, jo nga ndonjë revolucion apo grusht shteti i tipit leninist, por si pasojë e vendosjes së drejtësisë shoqërore dhe moralitetit në qeverisje. Dhe nuk kanë fare shpëtim, se kjo nuk është një shprehje gjuhësore, por është një tendencë historike pa kthim.

Tags: ambasadorinamerikandetyroigënjejëish-ProkurorinLlallaMeta

TË LIDHURA

Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar
Aktualitet

Kamionçina përplas motorin në aksin Vorë-Fushë Krujë, dy të plagosur

21:00 | 11/09/2025
Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi
Aktualitet

Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

20:22 | 11/09/2025
Manja: Rikthehem në shtëpinë time, te komisioni parlamentar i ligjeve
Politikë

Manja: Rikthehem në shtëpinë time, te komisioni parlamentar i ligjeve

18:12 | 11/09/2025
Next Post
Vodhën 100 milionë lekë, e pësojnë keq 2 të rinjtë

Vodhën 100 milionë lekë, e pësojnë keq 2 të rinjtë

Opozita proteston në Kuvend/Shikoni çfarë i vendos Noka, Ramës në tavolinë

Opozita proteston në Kuvend/Shikoni çfarë i vendos Noka, Ramës në tavolinë

Video+Foto/Plas në Kuvend, Noka dhe Balliu lyejnë me miell Ramën

Video+Foto/Plas në Kuvend, Noka dhe Balliu lyejnë me miell Ramën

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

A po bën Vjosa Osmani kalkulime për një mandat të dytë?
Kosovo

A po bën Vjosa Osmani kalkulime për një mandat të dytë?

by mirseda
21:33 | 11/09/2025
0

Vjosa Osmani u bë presidente e Kosovës në prillin e 2021-tës. Asaj i kanë mbetur edhe pak...

Gjermania angazhohet për të mbrojtur qiellin polak, Franca dërgon tre avionë Rafale

Gjermania angazhohet për të mbrojtur qiellin polak, Franca dërgon tre avionë Rafale

21:27 | 11/09/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Kamionçina përplas motorin në aksin Vorë-Fushë Krujë, dy të plagosur

21:00 | 11/09/2025
Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

20:22 | 11/09/2025
Sulmi terrorist i 11 shtatorit – Ambasada amerikane në Prishtinë kujton viktimat, mbajnë një minutë heshtjeje

Sulmi terrorist i 11 shtatorit – Ambasada amerikane në Prishtinë kujton viktimat, mbajnë një minutë heshtjeje

20:19 | 11/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com