Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Si Donald Trump e ripërkufizoi “Perëndimin”

9 vjet ago
in Të Gjitha

Ivan Krastev, “New York Times”/Sofje– Ekziston një anektodë e vjetër që nga koha e Luftës së Ftohtë:Dy trena hyjnë në Stacionin Qëndror të Varshavës – ai i linjës Moskë-Paris, dhe ai që shkon nga Parisi në Moskë. Një francez që po udhëtonte drejt Moskës, sheh qytetin dhe mendon:”O Zot, Moska qenka po aq e zymtë sa e mendoja!”. Ndërkohë një rus që po udhëtonte nga Moska në Paris, zgjat kokën nga dritarja dhe thërret i entuziazmuar:”Ah, sa i bukur është Parisi!”

Mu kujtua kjo barsoletë nga fjalimi i Presidentit Trump në Varshavë javën e kaluar. Ata që druheshin se presidenti amerikan, do të shfrytëzonte rastin për të sulmuar liberalizmin dhe sulmonte Gjermaninë, besuan se ai e bëri diçka të tillë, edhe pse në një mënyrë më të matur, nga sa mund të kishin parashikuar.

Ndërkohë, ata që patën shpresuar se presidenti do të shprehte angazhimin e Amerikës ndaj Evropës, u entuziazmuan nga fjalët e tij. Por, ashtu si burrat e anektodës hipur mbi trena, të dy rezultuan se e kishin gabim. Në Varshavë, zoti Trump deklaroi në mënyrë të guximshme:”Çështja themelore e epokës sonë, është nëse Perëndimi ka vullnetin për të mbijetuar”.

Duke thënë këtë, ai dëshmoi angazhimin e rilindur të administratës së tij për të ruajtur aleancat perëndimore të Amerikës të pas Luftës së Ftohtë, ndonëse me koston e ripërkufizimit të kuptimit të vërtetë të “Perëndimit”. Në ditët marramendëse të Luftës së Ftohtë, “Perëndimi” ishte një referencë ndaj të ashtuquajturës botë e lirë – një rend demokratik liberal.

Sot ai është zëvendësuar nga një koncept, më shumë kulturor sesa politik. Por ndryshe nga shekulli XIX-të, kur “barra e njeriut të bardhë” rrëmbeu lavdinë e botës, sot ajo që dominon është “frika e njeriut të bardhë”. Pas leximit të fjalimit të presidentit Trump në Varshavë, dikush mund t’i imagjinonte historianët teksa rrëmonin në Bibliotekën Trump, duke zbuluar dy memorandume private dhe pa datë, drejtuar presidentit të 45 amerikan. Ato janë shkruar nga Stephen Bannon, këshilltari i tij politik kryesor, dhe H.R. McMaster, këshilltari e tij i sigurisë kombëtare.

Të dy memot i thirrje presidentit të mbajë një fjalim madhështor në Evropë – por ata kërkojnë fjalime thelbësisht të ndryshme. Në këtë skenar të imagjinuar, zoti Bannon i kërkon presidentit, të sfidojë gatishmërinë e Evropës për të jetuar nën sëmundjen zhburrnuese të korrektesës politike:”Bëjuani atyre të qartë, se Perëndimi ndodhet nën rrethim, i kërcënuar nga Islami radikal, dhe që ajo të mbijetojë duhet të kapet gjithnjë e më shumë pas identitetit të saj të krishterë. Tregoju evropianëve se ne kemi nevojë për Zotin, në qoftë se ata e mbajnë mend ende se kush është ai”.

Memorandumi i dytë, i shkruar nga zoti McMaster, nuk mund të ishte më i ndryshëm në ton dhe stil. “Udhëheqja e Amerikës në botë dhe siguria jonë, do të varet nga aftësia jonë për të ruajtur aleanca tona të pas Luftës së Ftohtë”- argumenton ai.

Ne përballemi me një sfidë të dyfishtë”- sugjeron ai. “Ne jo vetëm që duhet të ruajmë NATO-n , por gjithashtu duhet të sigurojmë që aleatët tanë më të vegjël të investojnë mbi sigurinë e tyre dhe të luftojnë për lirinë e tyre, ashtu si polakët luftuan trimërisht gjatë Kryengritjes së Varshavës në vitin 1944. Por aleatët tanë duhet të jenë të sigurt, se ne do t’’i mbrojmë, përndryshe do të joshen të nënshkruajnë marrëveshje me Rusinë apo ndonjë fuqi tjetër revizioniste”.

Zoti McMaster e këshillon Presidentin Trump, të mbajë fjalimin e tij epokal në Varshavë ose shtetet baltike, dhe të theksojë angazhimin e palëkundur të Amerikës ndaj nenit 5 të Traktatit të NATO-s, e cila detyron nënshkruesit të jenë në çdo rast pjesë e mbrojtjes kolektive.

Ai gjithashtu thekson rëndësinë e fjalimit për marrëdhëniet SHBA-Rusi:”Zoti President, nëse doni të arrini diçka në takimin tuaj përurues me Vladimir Putinin, është më mirë që më parë të shkoni në Poloni. Tek e fundit, vetëm Papa mund të shpërndajë indulgjenca, dhe kur është fjala për Rusinë, vetëm polakët mund të të japin leje për bërë biznes me Putinin”.

Në fund, Trump përfundoi duke shpërndarë mesazhet e këtyre dy fjalimeve të imagjinuara – të kombinuara në një fjalim të vetëm. Dhe funksionoi. Evropa Qendrore e vlerësoi fjalimin e presidentit. Ai rezonoi me frikën tejet realiste të shoqërive të traumatizuara nga kriza e refugjatëve, dhe perspektivën po aq e vërtetë të një BE-je me dy-nivele. (Natyrisht, ironia është se polakët pajtohen me vizionin e një planeti të mbytur nga terroristët dhe emigrantët, kur asnjë akt i vetëm terrorist s’ka ndodhur në Poloni për dekada të tëra, dhe kur s’ka thuajse asnjë refugjat brenda kufijve të vendit.)

Ajo që bie me shumë në sy në fjalimin e zotit Trump, nuk është anti-liberalizimi për të cilin ai citohet shpesh, por pesimizmi i tij i zymtë mbi të ardhmen e Perëndimit. Ai u zgjodh president, me premtimin e restaurimit të triumfalizmit amerikan, duket ndërkaq i shqetësuar nga frika e humbjes.

Ajo që u premtoi dëgjuesve të tij nuk ishte “fitorja” e Perëndimit, por që Perëndimi nuk do të thyhet asnjëherë. Në këtë aspekt, ai qe një fjalim shumë polak. Më shumë se kushdo tjetër, polakët janë thellësisht të vetëdijshëm për historinë e tyre, e cila është e mbushur më shumë me humbje fisnike dhe heroike, sesa fitore të lavdishme.

Por ndërsa zoti Trump ka të drejtë, kur thotë se ne jetojmë në një botë të rrezikshme, dhe se qytetarët duhet të jenë gati për të përcaktuar mënyrën e tyre të jetesës, ndërtimi i një identiteti të ri të Perëndimit rreth idesë së një kështjelle nën rrethim, është një sipërmarrje e rrezikshme. Amerika dhe Evropa, mund ta gjejnë veten në pozitën e njeriut që duke qenë i trembur për vdekje, vendos të kryejë vetëvrasje.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce
Shënim: Ivan Krastev, është kryetar i Qendrës për Strategji Liberale, një anëtar i përhershëm i Institutit për Shkencat Humane në Vjenë. Libri i tij më i fundit titullohet “Pas Evropës”.

Tags: ivan krastevnew york timesPerendimiriperkufizoiTrump

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Eduard Selami “shuplakë” Bashës: Tërhiqi menjëherë ministrat teknikë!

Debati PS-PDIU në KQZ, të rinumërohen më shumë kuti

Maqedoni, 100 mijë banorë pa ujë të pijshëm







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Bordi i Transparencës merr vendimin, ulet çmimi i naftës dhe benzinës

by mirseda
11:56 | 10/06/2026
0

Njoftim për Shtyp Bordi i Transparencës në datë 10 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi...

Ish-zv.ministrja e Mjedisit shpërthen kundër Ramës: Ku i ke institucionet?

11:47 | 10/06/2026

“S’keni turp”, Rama: Shqipëria s’merr leksione nga regjimi iranian

11:00 | 10/06/2026

E rëndë në Gjirokastër, një fëmijë mbytet në pishinë

10:27 | 10/06/2026

Numërimi i votave në Kosovë, ja cilët janë kandidatët më të votuar në partitë kryesore

10:18 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com