Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Si dëshiroj unë të kujtohet Gorbaçovi

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Si dëshiroj unë të kujtohet Gorbaçovi

Nga: Sami Repishti

Gazeta me influencë globale, “The New York Times” botoi më 6 shtator 2022 nji shkrim nekrologjik për Presidentin e ish-Bashkimit Sovietik, Mikhail Gorbaçov, që vdiq më datën 30 gusht 2022. Figura e këtij udhëheqësi do të rikujtohet, studiohet, gjykohet dhe vendoset në histori përjetësisht.

Nga leximet mbi këtë figurë historike e paqësore në krye të nji shteti agresiv siç ka qenë “Bashkimi Sovjetik” dhe kontributi i tij me përfundue “Luftën e Ftohtë” pa gjakderdhje, tue rifillue marrëdhëniet normale me nji botë ku sundon legjitimiteti i shteteve ashtë shkrue. Shkrimi ma konkret, i ndershëm dhe objektiv, për mendimin tim, ashtë ba nga ish-Sekretari i Shtetit amerikan, i nderuemi James Å. Baker, III -që shqiptarët njohin dhe kujtojnë që nga vizita e tij në pranverën e vitit 1991 në Tiranë, si dhe fjalimin e tij që deklaronte kthimin e lirisë në nji vend ish-komunist.

Kam përkthye shkrimin e z. Baker që të ekspozojë lexuesin shqiptar me nji pikëpamje që shpjegon nji të kalueme të hidhun. Falënderoj me këtë rast z. Baker për kontributin e tij të çmueshëm dhe gazetën “The New York Times” për botimin e këtij shkrimi. Përkthimi ashtë edhe tributi i nji viktime të terrorizmit stalinian në Shqipëri për këtë figure të madhe që luftoi për “paqen në botë” dhe “lirinë e popujve”- Sami Repishti).

***

“Nuk ka udhëheqës politik botënor që zen nji vend ma me randësi në historinë e viteve të fundit të shekullit njizet, se Mikhail Gorbaçov, për rolin kryesor që ai luejti në përfundimin e Luftës së Ftohtë. Bota e Lirë do të jetë për jetë mirënjohës për veprimtarinë e tij, megjithëse mjaft nga bashkatdhetarët e tij, nuk janë.

Në vitet 1950, Bashkimi Sovjetik dërgoi tankset me ruejte tanësin e imperatorisë sovjetike nga lëvizjet për liri në Gjermaninë Lindore, 1953, Hungari, 1956 dhe Çekosllovaki, 1968.

Por, më 6 tetor 1989, z. Gorbaçev, hapi nji rrugë të re. Në nji fjalim të mbajtun në ndërtesën e Asamblesë Popullore në Berlinin Lindor ai arriti në përfundimin se çdo komb në Europën Lindore duhet të gjejë rrugën e vet drejt socializmit. “Vendimi si ashtë e organizueme nji shoqëni duhet vendosë nga populli i vet, por ma parë asht i nevojshm varieteti. E ardhmja e Gjermanisë Lindore, deklaroi z. Gorbaçev me fuqi,- duhet të vendoset në Berlin, e jo në Moskë!”.

Dhe ashtu u ba! Në nandor 1989, z. Gorbaçev nuk u frikësue nga “hard-liners” në Moskë, dhe refuzoi me përdorue forcën e me pengue ardhjen e lirisë. Megjithate, Lufta e Ftohët që kërcënoi botën me asgjësimin atomik për ma shumë se katër dekada, filloi me u dekompozue.

Z. Gorbaçev ishte nji forcë me peshë në bashkëpunimin ndërkombëtar. Na, në qeverinë e SHBA-së në atë kohë e kuptuem se duhet të përpiqemi me bashkëpunue me z. Gorbaçev, sepse nji marrëdhanie produktive me Bashkimin Sovjetik, dhe ma vonë me Rusinë, mund të revelohej si baza e nji rendi të ri mbas Luftës së Ftohtë- nji rend në të cilin demokracitë mund të lulëzojnë. Fatkeqësisht, sot na jemi akoma larg nga ky moment optimizmi për arsye të luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë.

Megjithëse u përpoq me riformue eksperimentin e falimentuem me diktaturën komuniste, ai punoi me frymë ndërtuese me rivalt e së kaluemes për kombin e tij. – Shtetet e Bashkueme, Franca dhe Britania e Madhe -me bashkue Lindjen me Gjermaninë Perëndimore. Ai përfundoi marrëveshje me presidentët Reagan dhe George H. W. Bush me pakësue arsenalin e armëve që efektivisht përfunduen vrapimin për armët atomike të ndërmarrun nga të dy superfuqitë. Ai bashkëpunoi fortësisht me Shtetet e Bashkueme në Organizatën e Kombeve të Bashkueme me detyrue Irakun të tërhiqej nga okupacioni i Kuveit-it, si dhe me Shtetet e Bashkueme me promovue paqen në mes të Izraelit dhe arabëve si bashkëkryetar i Konferencës për Paqe në Madrid. Ndamja për shumë dekada në Lindje dhe Perëndim, u mbyll.

Po me aq randësi, demokracia dhe liria filuen të përhapen në çdo kand të botës, ndërsa grushti i tiranisë u dobësue. Më 1987, qytetarët e 75 vendeve të botës jetojshin nën sundimin e regjimeve autoritare. Por me mbarimin e Luftës së Ftohtë edhe vetë Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuemi, demokracia u përhap me shpejtësi. Në vitin 2017, vetëm 15 kombe vepronin si regjime autoritare. Dhe megjithëse “demokracia” pësoi disa disfata në zhvillimin e saj në botë në vitet e fundit, afërsisht ma shumë se gjysma e vendeve të botës jeton në forma qeveritare demokratike.

Ka shumë faktorë që kontribuon në përfundimin e Luftës së Ftohtë, e veçanërisht fryma rezistuese e popujve të robnuemë të Europës Lindore. Por Amerika, pa dyshim luejti nji rol me randësi. Çdo udhëheqës amerikan që nga Harry Truman deri te George H.Ë. Bush qëndroi pa u lëkundë n kundërshtim të vijës ekspansioniste sovjetike. Kur erdhi koha, Presidenti George H.Ë.Bush qëndroi, në bashkëpunim me z.Gorbaçev dhe Presidentin Yeltsin, rregulluen me aftësi përfundimin e lojës, kështu që konflikti përfundoi në mënyrë paqësore dhe jo me krizmat e armëve bërthamore që milionat kanë përjetue për vite të gjata.

Te z. Gorbaçov, dy presidentët e fundit amerikanë të Luftës së Ftohët, z. Bush dhe Z. Reagan- gjetën nji udhëheqje sovjetike që kuptonte se vendi i tyne nuk ishte në gjendje me përballue nji konfllkt militarisht as ekonomikisht me Botën Perëndimore. Të dy liderët amerikanë kuptuen se udhëheqësi sovjetik Gorbaçev kishte të njëjtën energji, dhe frymëzohej nga i njajti optimizëm si dhe ata të dy.

Megjithëse z. Gorbaçov nuk ishte nji figurë impozante, personaliteti i tij mbushte dhomën me nji qëndrim qellimmirë që entuziazmonte të pranishmit. Përmbi të gjitha, z. Gorbaçov, z. Reagan dhe z. Bush formuen nji mirëkuptim për mirëbesim që ishte i paimagjinueshëm për paraardhësit e tyne, si dhe ata sovjetikë. Ka qenë nji privilegj me punue afërsisht dhe bashkërisht me z. Gorbaçov gjatë atyne ditëve të ndryshimeve dramatike në marrëdhëniet Lindje-Perëndim. Me ramjen e Bashkimit Sovjetik, megjithatë, z. Gorbaçov humbi besimin e popullit të vet, dhe u detyrue me dhanë dorëheqje, 1991. Ai u detyrue të tërhiqet nga skena politike në nji situatë kur Rusia përpiqej akoma me zhvillue nji demokraci të fortë dhe nji ekonomi prodhuese. Por ai luftoi për ato!

Përsëri për ma shumë se nji dekadë mbas dorëheqjes së tij, Lufta e Ftohët përfundoi. Kompanitë perëndimore filluen afarizmin e tyne në Moskë dhe marrëdhëniet LindjePerëndim, me gjithë vështirësitë që përballuen, kanë qenë mjaft miqsore. Ekzistonte nji bashkëpunim aktiv në shume s ektorë. Përsëri, pesëmbëdhjetë kombe të pavaruna u formuen dhe qytetarët e ish-Bashkimit Sovjetik filluen me gëzue liritë që ata nuk kishin njohë kurrë ma parë.

Sot, andrra e z.Gorbaçev për nji Rsui demokratike dhe të zhvillueme mirë, në paq me fqinjtë e saj, ashtë dërmue me z.Putin në fuqi, vendi ka zbritë në autoritarianizëm. Në botën e jashtme, z. Putin ka preferue ballafaqimin me Shtetet e Bashkueme dhe Botën Perëndimore. Ai ka shkelë vazhdimisht normat ndërkombëtare të sjelljes korrekte, veçanërisht me sulmin e paprovokuem të invazionit të Ukrainës. Sot, jemi në Luftë të Ftoht përsëri me Rusinë, nji situatë në të cilën Moska përsëri ban përpjekje me imponue vullnetin e saj me forcën e grushtit që kërcënon jo vetëm Ukrainën, por edhe paqen në të gjithë Europën.

Ka mendje që gjykojnë se Shtetet e Bashkueme dhe aleatët perëndimore duhet të pranojnë nji pjesë të përgjegjësisë për situatën e tanishme. Megjithëse korrekt në politikën e tyre, rritja e NATO-s mbas Luftës së Ftohët u arrit në nji atmosferë që alarmoi Moskën. Akoma ma shumë, ndoshta do të ishte arrijt nëse do të ishte angazhue edhe Rusia në nji partneritet me të vërtetë strategjik. Por asnji nga këto potencialitete, ose heqja e tyne, shërben nji justifikim për z.Putin me deklarue luftën kundër nji vendi fqinj.

Deri në fund, z. Gorbaçov qëndroi i dedikuem kauzës së paqes. Megjithëse, shëndeti i tij i dobët e pengoi nga komentimet për invazionin në Ukrainë në fillim të këtij viti, Fondacioni Gorbaçov u deklarue qartësisht me deklaratën:

“Na konfirmojmë nevojën për nji pushim të luftave dhe për nji fillim imediat të negociatave për paqe. Asgja tjetër ashtë ma e çmueshme për Botën se jetët njerëzore” (Theksi i im.SR).

Nji deklaratë e këtillë ashtë besnike e trashëgimit të Mikhail Gorbaçovit, nji udhëheqës i guximshëm që u ba nji frymëzues dhe avokat për ma shumë liri për popujt e Bashkimit Sovjetik. Dëshira e këtyne popujve për liri nuk do të shuhet kurrë. Dhe as edhe kujtesa e trashëgimisë së tij, përpjekjet me arrijtë atë liri për të gjithë ata”.

Pushoftë në Paqe!

 

Tags: Mikhail GorbaçovSAMI REPISHTI

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Florida nën pushtetin e ujit, uragani “Ian” lë 2.4 milionë njerëz pa energji elektrike (VIDEO)

Florida nën pushtetin e ujit, uragani "Ian" lë 2.4 milionë njerëz pa energji elektrike (VIDEO)

Bastisje në Mal të Zi për spiunim për shërbimet ruse 

Bastisje në Mal të Zi për spiunim për shërbimet ruse 

Humb jetën pronari 60-vjeçar brenda hotelit në Divjakë, kishte 3 ditë që ishte ndarë nga gruaja

Humb jetën pronari 60-vjeçar brenda hotelit në Divjakë, kishte 3 ditë që ishte ndarë nga gruaja







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Ish-e dashura organizoi rrëmbimin dhe dhunën ndaj 27-vjeçarit në Tiranë — zbulohet skenari
Aktualitet

Ish-e dashura organizoi rrëmbimin dhe dhunën ndaj 27-vjeçarit në Tiranë — zbulohet skenari

by mirseda
16:13 | 10/11/2025
0

Detaje të reja në lidhje me marrjen peng dhe dhunimin e 27-vjeçarit në Tiranë ku 3 persona...

“Do të mbështesim pozitën e Kosovës”, ministrja Spiropali: Shqipëria faktor stabiliteti në rajon!

“Do të mbështesim pozitën e Kosovës”, ministrja Spiropali: Shqipëria faktor stabiliteti në rajon!

15:58 | 10/11/2025
Rrëmbim për 5 mijë euro, 3 arrestime dhe 3 në kërkim

Rrëmbim për 5 mijë euro, 3 arrestime dhe 3 në kërkim

15:56 | 10/11/2025
Tiranë – Policia ndalon 25 shoferë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

Tiranë – Policia ndalon 25 shoferë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

15:34 | 10/11/2025
Pogradec/ Sherri në Këshillin Bashkiak, policia mbërrin për të shoqëruar dy personat e përfshirë

Pogradec/ Sherri në Këshillin Bashkiak, policia mbërrin për të shoqëruar dy personat e përfshirë

15:19 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com