Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shuhet në moshën 92-vjeçare kompozitori Avni Mula

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Shuhet në moshën 92-vjeçare kompozitori Avni Mula

Kompozitori Avni Mula ka ndërruar jetë sot në moshën 92-vjeçare.

Lajmin e ka dhënë vet e bija, tenorja e famshme Inva Mula.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Inva Mula shkruan fjalë prekëse dedikuar gjigandit të këngës shqiptare, ku spikat ‘Valsi i Lumturisë’.

“Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë!

Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020”, shkruan Inva Mula.

Kush ishte Avni Mula

Avni Mula është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Artisti i Popullit Avni Mula, këngëtar dhe kompozitor i suksesshëm, autor i mjaft këngëve fituese në aktivitete muzikore kombëtare. Avni Mula lindi në Gjakovë në vitin 1928. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik.

Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës.

Zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë vendit. Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”.

Në Dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 1-ë në RTSH me këngën “Kendoj”.

Në Dhjetor 1962, Ibrahim Tukiçi & Avni Mula marrin pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën “Jeta E Re Ne Na Pret”.

Në Dhjetor 1962, Gjoni Athanas & Avni Mula marrin pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën “Shprese”.

Në Dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën “Ne Stadium”.

Në Dhjetor 1963, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 2-të në RTSH me këngën “Degjo O Hane”.

Në Dhjetor 1965, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 4-të në RTSH me këngën “Valsi I Lumturise”.

Në Dhjetor 1974, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 13-të në RTSH me këngën “Kënga Zjarr”.

Në Dhjetor 1976, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 15-të në RTSH me këngën “Nene Moj Do Pres Gershetin”.

Në Dhjetor 1977, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën “Kasollja E Galigatit”.

Në Dhjetor 1978, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 17-të në RTSH me këngën “Shqipëri O Vendi Im”.

Në Dhjetor 1980, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 19-të në RTSH me këngën “Për Ty çelin Mijëra Mëngjese”.

Në Dhjetor 1981, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 20-të në RTSH me këngën “Me Kujton Ti Ato Vite”.

Më datë 9 Shtator 2008, Liliana Kondakçi & Avni Mula publikojnë videoklipin “Udhetim Ne Pranvere”.

Më datë 2 Shkurt 2009, Avni Mula publikon videoklipin “Vajza Me Kaçurrela”.

Tags: avni mulakompozitorvdes

TË LIDHURA

Shqipëria ka një arkitekturë të qëndrueshme sa i përket transparencës!
Aktualitet

Shqipëria ka një arkitekturë të qëndrueshme sa i përket transparencës!

10:56 | 16/12/2025
Ambasadori i OSBE: Të angazhuar për të përmirësuar qasjen e informacionit, zhvillojmë protokollin…
Aktualitet

Ambasadori i OSBE: Të angazhuar për të përmirësuar qasjen e informacionit, zhvillojmë protokollin…

10:49 | 16/12/2025
ARRSH dhe OSHEE një muaj pa drejtim, pushteti “në hije” i Belinda Ballukut
Aktualitet

ARRSH dhe OSHEE një muaj pa drejtim, pushteti “në hije” i Belinda Ballukut

10:46 | 16/12/2025
Next Post
Skandali në Elbasan/ Nuk ka tampone as për mjekët

Skandali në Elbasan/ Nuk ka tampone as për mjekët

PD: Trajtimi i Covid-19 është falas, SPAK të hetojë qeverinë

PD: Trajtimi i Covid-19 është falas, SPAK të hetojë qeverinë

Gjiknuri: Nëse do prisnim ‘Venecian’, nuk do kishim Kod Zgjedhor deri në shkurt

Gjiknuri: Nëse do prisnim ‘Venecian', nuk do kishim Kod Zgjedhor deri në shkurt







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Shqipëria ka një arkitekturë të qëndrueshme sa i përket transparencës!
Aktualitet

Shqipëria ka një arkitekturë të qëndrueshme sa i përket transparencës!

by mirseda
10:56 | 16/12/2025
0

Kryeministri Edi Rama është pjesë e Konferencës së VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, një tryezë...

Ambasadori i OSBE: Të angazhuar për të përmirësuar qasjen e informacionit, zhvillojmë protokollin…

Ambasadori i OSBE: Të angazhuar për të përmirësuar qasjen e informacionit, zhvillojmë protokollin…

10:49 | 16/12/2025
ARRSH dhe OSHEE një muaj pa drejtim, pushteti “në hije” i Belinda Ballukut

ARRSH dhe OSHEE një muaj pa drejtim, pushteti “në hije” i Belinda Ballukut

10:46 | 16/12/2025
Protesta e 22 dhjetorit, opozita ‘braktis’ komisionet. Deputetët dalin në terren

Protesta e 22 dhjetorit, opozita ‘braktis’ komisionet. Deputetët dalin në terren

10:33 | 16/12/2025
Protesta e fermerëve , policia kufitare lajmëron bllokimin e aksit rrugor Kakavijë-Janinë për 3 orë

Protesta e fermerëve , policia kufitare lajmëron bllokimin e aksit rrugor Kakavijë-Janinë për 3 orë

10:30 | 16/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com