Teksa jemi shumë pranë marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, tashmë kemi një shtyrje të saj.
Kjo sepse kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se seanca për demarkacionin është shtyrë për nesër në orën 10:00.
Sipas Veselit, kjo gjë bëhet pasi konsultimet po vazhdojnë ende dhe se kanë për qëllim që të arrihet një konsensus në mes të partive politike.
“Mesazhi që duam ta dërgojmë te qytetarët është se do të arrijmë që së bashku të kemi një rrugëtim të përbashkët pro BE-së dhe të hapim perspektivë për liberalizimin të vizave në të ardhmen e afërt. Do t’i kryejmë obligimet ashtu siç presin qytetarët tanë,” deklaroi Kadri Veseli.
Kujtojmë se LDK-ja ka kërkuar largimin e raportit të Shpejtim Bulliqit nga votimi, që duket të jetë mospajtimi në mes të partive politike shqiptare, ndërsa Lista Serbe gjatë ditës ka bërë të ditur se nuk do e votojë marrëveshjen për demarkacionin.