Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Shtyhet seanca e padisë së gjyqtarëve për shfuqizimin e neneve të Vettingut

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Shtyhet seanca e padisë së gjyqtarëve për shfuqizimin e neneve të Vettingut

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën lidhur me padinë e përbashkët të Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë për shfuqizimin e 25 neneve nga paketa e tre ligjeve kryesore të reformës në drejtësi.

Ditën e sotme u zhvillua seancë me dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe medias, ndërsa Gjykata Kushtetuese shtyu vendimin, i cili do të merret më datë 28 shtator.

Lidhur me këtë padi të shoqatave të gjyqtarëve, ditën e djeshme Kuvendi i Shqipërisë argumentoi se kërkuesve u mungon legjitimiteti dhe se procesi i kontrollit të pastërtisë së figurës është bazuar tek standardet ndërkombëtare.

Por, çfarë përmban padia e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë dorëzuar më 1 qershor në Gjykatën Kushtetuese?

Sipas padisë së dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, dy shoqatat që përfaqësojnë interesat e lobit të gjyqtarëve kërkojnë të bëjnë nul një seri kriteresh që lidhin sistemin e ri të karrierës dhe atë të procedimeve disiplinore në gjyqësor.

Padia dominohet nga përpjekja për të shfuqizuar një numër nenesh të ligjit të vettingut, të cilat rregullojnë kontrollin e pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve për sa i përket lidhjeve dhe përfshirjes së tyre me krimin e organizuar.

Konkretisht, shoqatat kërkojnë shpalljen si antikushtetuese të pikave në ligj që legjitimojnë mbledhjen e informacioneve nga dëshmitarë të mbrojtur të prokurorisë, nga përgjimet telefonike të kryera nga agjencitë ligjzbatuese apo nga dëshmi konfidenciale që mund të mbërrijnë në institucionet e vettingut nga oficerë apo agjentë të policisë gjyqësore.

Shoqatat kërkojnë gjithashtu që gjyqtarët dhe prokurorët e përfshirë në procesin e vettingut të kenë të drejtën të japin dorëheqjen në çdo kohë, duke sjellë si rrjedhojë ndërprerjen e kontrollit. Sipas ligjit për “rivlerësimin kalimtar”, kjo e drejtë ka skaduar tre muaj pas hyrjes në fuqi të tij.

PARASHTRIMET E SHOQATAVE PËR LIGJIN E VETTINGUT:

Parashtrimet e Shoqatave Per Ligjin e Vettingut by Tirana Today on Scribd

Tags: Gjykata Kushtetueseshtyhet seancaVETTINGU

TË LIDHURA

“Kemi izoluar zjarrin, pa rrezik për përhapje”, shefi: Po punojmë me 3 autoshkallë,drejt përfundimit
Aktualitet

“Kemi izoluar zjarrin, pa rrezik për përhapje”, shefi: Po punojmë me 3 autoshkallë,drejt përfundimit

20:17 | 14/04/2026
“Zjarri që ‘përpiu’  dyshohet nga marketi në katin e parë – mungonin shkallët e emergjencës
Aktualitet

“Zjarri që ‘përpiu’ dyshohet nga marketi në katin e parë – mungonin shkallët e emergjencës

19:54 | 14/04/2026
Pallati ende në flakë, shefi i zjarrfikëses: Shkaku i panjohur, bilanci pas shuarjes së zjarrit
Aktualitet

Pallati ende në flakë, shefi i zjarrfikëses: Shkaku i panjohur, bilanci pas shuarjes së zjarrit

19:25 | 14/04/2026
Next Post
Manchester City arrin marrëveshjen për transferimin e Danilos

Manchester City arrin marrëveshjen për transferimin e Danilos

Reagon Ambasada e SHBA: Procesi pati incidente por nuk ndikuan në rezultat

Institucionet e reja të drejtësisë, ambasada amerikane ka një thirrje

Basha: Po pres arrestime para zgjedhjeve!

Basha: Rama me gjakftohtësi kriminale ju dha shqiptarëve alternativën e drogës







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Më shumë se dy orë bisedime me Libanin/ Ambasadori izraelit: Jemi në të njëjtën anë
Bota

Më shumë se dy orë bisedime me Libanin/ Ambasadori izraelit: Jemi në të njëjtën anë

by mirseda
20:32 | 14/04/2026
0

Ambasadori i Izraelit në SHBA, Yechiel Leiter pas përfundimit të bisedimeve me Libanin ka dhënë një konferencë...

“Kemi izoluar zjarrin, pa rrezik për përhapje”, shefi: Po punojmë me 3 autoshkallë,drejt përfundimit

“Kemi izoluar zjarrin, pa rrezik për përhapje”, shefi: Po punojmë me 3 autoshkallë,drejt përfundimit

20:17 | 14/04/2026
Bushati: Zgjedhjet në Hungari rrëzuan propagandën e Orban

Bushati: Zgjedhjet në Hungari rrëzuan propagandën e Orban

20:06 | 14/04/2026
“Zjarri që ‘përpiu’  dyshohet nga marketi në katin e parë – mungonin shkallët e emergjencës

“Zjarri që ‘përpiu’ dyshohet nga marketi në katin e parë – mungonin shkallët e emergjencës

19:54 | 14/04/2026
Pallati ende në flakë, shefi i zjarrfikëses: Shkaku i panjohur, bilanci pas shuarjes së zjarrit

Pallati ende në flakë, shefi i zjarrfikëses: Shkaku i panjohur, bilanci pas shuarjes së zjarrit

19:25 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com