Për shkak të situatës kaotike me pandeminë, është shtyrë seanca për Adriatik Llallën. Seanca paraprake që ishte planifikuar dje, është shtyrë me një muaj. Ish-kryeprokurori akuzohet për mosdeklarim të një shume të madhe parash në kufi.
Ai është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.
Gjatë hetimeve 2 vjeçare nga ana e SPAK, për shkak të funksionit që ka mbajtur si Prokuror i Përgjithshëm, rezulton se Llalla, kur ka qenë në krye të detyrës ka bërë një udhëtim në Gjermani. Në të cilin nuk ka deklaruar një shumë të madhe parash, të cilën e ka përdorur për të shkolluar të bijën.