Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Shtohet rezistenca globale ndaj maskave

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Shtohet rezistenca globale ndaj maskave

Ekspertë të shëndetit publik kanë dalë në të njëjtin përfundim: vënia e maskave, larja e duarve dhe distancimi fizik ndihmojnë për të penguar përhapjen e koronavisurit. Por, shpjegon korrespondenti i Zërit të Amerikës Arash Arabasadi, ndërkohë që rastet e diagnostikuara me këtë virus kanë shkuar në afro 20 milionë në shkallë botërore, lëvizja që i bën rezistencë maskave, po vë në rrezik përpjekjet parandaluese.

Të premten, në Stërxhis të Dakotës së Jugut u organizua Grumbullimi i Motoçikletave, një traditë vjetore 80-vjeçare. Pjesëmarrësit nuk dukeshin të shqetësuar nga epidemia. As spektatorët nuk dukeshin të prirur të ndiqnin këshillat e ekspertëve, të cilët thonë se distancimi fizik dhe vënia e maskës janë kritike për të penguar përhapjen e sëmundjes që deri tani ka infektuar më shumë se pesë milionë amerikanë.

“Nuk marrim masa, veprojmë si zakonisht. Mendojmë se në masë të madhe kjo është një situatë e fabrikuar, me motive të caktuara,” thotë një pjesëmarrës.

Pjesëmarrës si Jim Busch i quajnë të ekzagjeruara rreziqet që përmenden nga sëmundja, megjithëse ekspertët ofrojnë prova që dëshmojnë të kundërtën.

Presidenti Donald Trump ka vënë maskë në disa raste të rralla në publik.

Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci thotë se masat për t’u mbrojtur janë të thjeshta në këtë pandemi.

“Shmangni turmat e çdo lloji, pavarësisht se ku organizohen sepse turmat janë përçuese të infeksionit. Mos u përpiqni të krahasoni një turmë me një tjetër. Kur je në mes të turmës, sidomos nëse nuk ke vënë maskë, do të ketë infektime të reja,” thotë Dr. Anthony Fauci.

Megjithatë në mbarë botën po fuqizohet lëvizja që sfidon këshillat e ekspertëve. Në Shtutgart të Gjermanisë u zhvillua një tubim kundër maskave.

“Kam ardhur pasi besoj tek Krishti. E gjithë kjo gjë që lidhet me koronavirusin është anti-Krisht, është kundër shpëtimtarit tonë. Shumë veta nuk e dinë se kjo në të vërtetë është një lëvizje kundër Zotit,” thotë një protestues.

Të tjerët kërkojnë përgjegjësi personale për mbrojtjen e shëndetit publik.

“Po tregojnë shumë egoizëm. Rregulla të tilla janë të nevojshme në këtë periudhë, përndryshe virusi do të përhapet me shumë lehtësi. Ndoshta për të rinjtë nuk do të jetë sëmundje e rëndë, por mund të infektojnë të tjerët pa dashje”, thotë Nada, e cila merr pjesë në një demonstratë pro-maskave.

Sipas autoriteteve lokale, tubimi në Shtutgart grumbulloi rreth 2,000 pjesëmarrës. Në Dakotën e Jugut sipas zyrtarëve, rreth 100,000 vizitorë pritet të marrin pjesë gjatë Grumbullimit 10-ditor të Motoçikletave. Zakonisht ky aktivitet tërheq afro 500,000 pjesëmarrës. /Voa

Tags: globalemaskarezistencë

TË LIDHURA

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut
Bota

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus
Bota

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

18:43 | 21/02/2026
Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA
Bota

Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA

17:31 | 21/02/2026
Next Post
Bilanci/ Bie numri i rasteve të reja dhe viktimave në Shqipëri

Bilanci/ Bie numri i rasteve të reja dhe viktimave në Shqipëri

Eksploziv banesës në Tiranë/ Autori tregon me kë kishte konflikt

Sherr mes dy personave në Pogradec, plagosen me mjete të mprehta

Vijojnë dasmat pavarësisht paralajmërimeve, gjoba të majme për tre persona

Vijojnë dasmat pavarësisht paralajmërimeve, gjoba të majme për tre persona







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com