Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Shtohen rastet e fruthit në vend, shenjat dhe masat që duhen marrë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Shtohen rastet e fruthit në vend, shenjat dhe masat që duhen marrë

Numri i persona të prekur me fruth ka arritur në 16, ndërkohë që vetëm në kryeqytet janë mbi 1200 fëmijë të pavaksinuar.

Personat e prekur janë kryesisht fëmijë, ndërsa sipas Institutit të Shëndetit Publik mund të jetë prekur edhe një i rritur, i cili po mbahet nën mbikëqyrje.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Adela Vasili, epidemiologe në Departamentin e Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, shprehet se për fruthin edhe një rast i vetëm përbën epidemi. Por ajo më tej shton se popullata kryesisht është e mbrojtur dhe vetëm 4% e popullatës nuk është vaksinuar. Epidemiologia i bën thirrje të gjithë prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre në të mirë të shëndetit të tyre.

Sa është numri i fëmijëve të prekur nga fruthi deri më tani në vendin tonë?

Deri tani janë shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” 20 fëmijë, nga të cilët 16 janë të konfirmuar me fruth. Të prekurit janë kryesisht fëmijë të moshës nën 1 vjeç që nuk e kanë bërë vaksinën. Por, gjithashtu, rezultojnë me fruth edhe fëmijë mbi 1 vjeç që prindërit ende nuk i kanë vaksinuar. Ndërkohë analizat e 2 fëmijëve janë ende në pritje, ndërsa dy të tjerë kanë rezultuar negativ.

Aktualisht ku po trajtohen të prekurit nga sëmundja dhe si paraqitet gjendja e vogëlushëve?

Fëmijët janë vendosur në një karantinë apo pavion të veçantë në Pediatrinë Infektive në QSUT, ku janë 6 dhoma në katin e dytë për trajtimin e tyre. Mesa kemi kontaktuar me mjekët specialistë, gjendja e fëmijëve nuk paraqitet e rëndë.

A mund të themi se kjo situatë përbën epidemi?

Për fruthin edhe një rast përbën epidemi, por fakti që kemi jo shumë raste të prekura na bën të kuptojmë që popullata ka mbrojtje. Sëmundja po prek vetëm të pa vaksinuarit kryesisht nën 1 vjeç. Pra, ka një lloj mbrojtjeje. Por ne po bëjmë apel që mos të shtyhet vaksinimi, pasi fëmijët e pavaksinuar janë të pambrojtur.

Cilat janë disa nga arsyet që këta fëmijë nuk janë vaksinuar?

Prindërit nuk i kanë vaksinuar për arsye të ndryshme, disa thonë se fëmija ka qenë i sëmurë, disa të tjerë kanë refuzuar vaksinimin me pretekste nga më të ndryshmet.

Sa është numri i të pavaksinuarve në rang vendi?

Në vendin tonë rreth 4% e popullatës janë të pavaksinuar nga fruthi, e po t’i referohemi Tiranës, ka 1200-1300 fëmijë që kanë mbushur 1 vjeç dhe ua kanë shtyrë vaksinimin. Kjo shtyrja është e gabuar e shpresojmë që prindërit të ndërgjegjësohen sa më shpejt. E nëse këta fëmijë janë të grupuar në një zonë të caktuar, atëherë propabiliteti për të përhapur virusin te njëri-tjetri është shumë i madh.

Cilët janë më të rrezikuarit?

Ka fëmijë që nuk vaksinohen për arsye shëndetësore dhe nëse ky fëmijë bie në kontakt me një tjetër që nuk është vaksinuar, sepse prindi ka refuzuar, rrezikon jetën. Pasojat që lë fruthi për këtë kontigjent fëmijësh që nuk mund të vaksinohen pasi janë të sëmurë, janë shumë të rrezikshme. Kështu që të vaksinohen të gjithë për të mbrojtur ata që realisht nuk e bëjnë dot vaksinën e kanë imunodefiçencë.

Tags: duhene fruthitmarrëMasatnë vendrastetshenjatshtohen

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Ambasada e SHBA iu ka refuzuar vizën? Ja rastet kur mund të aplikoni sërish

Ambasada e SHBA iu ka refuzuar vizën? Ja rastet kur mund të aplikoni sërish

“E ke parë Sarën ti, apo jo?”, reagimi i Ledionit kur e pyesin a është xheloz

“E ke parë Sarën ti, apo jo?”, reagimi i Ledionit kur e pyesin a është xheloz

Wenger: Një lëvizje e madhe do të ndodhë brenda 24 orëve

Wenger: Një lëvizje e madhe do të ndodhë brenda 24 orëve







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?
Showbizz

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

by mirseda
22:03 | 02/02/2026
0

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Françeska Murati, e njohur për natyrën e saj diskrete gjatë...

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

21:07 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Netanyahu paralajmëron: Kush na sulmon, do përballet me pasoja, Izraeli gati

Netanyahu paralajmëron: Kush na sulmon, do përballet me pasoja, Izraeli gati

20:25 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com