Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Shteti mafioz i Hungarisë po përpiqet t’i shpëtojë ndëshkimit nga BE

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant

Nga Balint Magyar & Balint Madovics, “Project Syndicate”

Budapest – Hungaria është shndërruar në një shtet mafioz post-komunist. Ajo nuk udhëhiqet nga një parti, por nga klani politiko-ekonomik i kryeministrit Viktor Orban, i cili e trajton shoqërinë hungareze si pronën e tij private, ndërsa ruan zyrtarisht një fasadë të demokracisë.

Veprimet e shtetit hungarez, synojnë mbajtjen nën kontroll të kundërshtarëve të klanit, dhe rishpërndarjen e pasurisë tek mbështetësit besnikë. Orban po përdor mjetet jo gjakatare të represionit burokratik, por gjithsesi po vepron sërish në mënyrë të paligjshme: korrupsioni dhe zbatimi selektivi i ligjit, janë në qendër të sistemit të tij.

Karakteri mafioz i regjimit të Orban, shpjegon edhe sjelljen e tij. Një organizatë kriminale, private apo publike qoftë, ka tre nevoja kryesore:burimet e parave, aftësinë për t’i pastruar ato para, dhe mosndëshkimin për anëtarët e saj. Synimi i fundit, kërkon neutralizimin e zbatimit të ligjit, gjë që Orban e ka shumë më të vështirë ta bëjë në nivelin e Bashkimit Evropian, sesa në shtëpi.

Gjatë dekadës së fundit, shteti mafioz i Hungarisë ka zbatuar dy parimet e para – plaçkitjen dhe pastrimin e parave. Oligarkët e klanit Orban, i marrin rreth 90 për qind të të ardhurave të tyre nga projektet publike të financuara nga BE. Sipas Qendrës Kërkimore mbi Korrupsionin në Budapest, kontratat për këto projekte janë 1.7-10 herë të mbiçmuara – gjë që flet për tendera jo konkurrues, dhe për një rrezik të madh për akte korruptive.

Regjimet autokratike gjetkë, i japin fonde shtesë. Këtu përfshihet një kredi prej 10 miliardë eurosh nga Rusia, për zëvendësimin e centralit bërthamor në Paks, 3 miliardë dollarë nga Kina, për të ndërtuar një linjë hekurudhore të shpejtësisë së lartë, dhe bashkëpunimin me Turqinë në fushën e industrisë ushtarake.

Secila prej këtyre marrëveshjeve, që do paguhet me paratë nga taksapaguesve hungarezë, i shtohet bilancit të fitimeve të Orban dhe oligarkëve të tij. Ato e shndërrojnë Orban në një vasal lehtësisht të shantazhueshëm të autokratëve lindorë, dhe kësisoj në një Kalë Troje të aftë të minojë integrimin e mëtejshëm të BE-së, dhe pengimin e ambicieve globale të Evropës.

Për shkak se miqtë e Orban, janë të përfshirë në biznese të ligjshme si ndërtimi dhe media, ata mund të pastrojnë paratë e fituara në mënyrë të paligjshme, thjesht duke i paguar vetes dividentë të majmë. Babai i Orban, dhëndri i tij dhe biznesmeni, Lorinc Mezharos – një biznesmen i gazit, që është bërë njeriu më i pasur në Hungari brenda disa vitesh falë tenderave publikë, fitoi prej tyre 170 milionë dollarë vetëm në vitin 2018.

Ndërkohë, nevoja për mosndëshkim shpjegon qëndrimin anti-BE të Orban. Shteti mafioz, e ka siguruar tashmë mosndëshkimin e saj në vend, duke shtënë në dorë policinë, prokurorinë dhe Gjykatën Kushtetuese, dhe ku asnjëri prej tyre nuk do të autorizojë ndonjë hetimit mbi pasurinë e klanit Orban.

Por regjimi hungarez, ka ndërkohë nevojë edhe për mosndëshkim në rrafshin ndërkombëtar. Kjo është arsyeja pse Orban ka nisur një “luftë kombëtare për liri”, duke kundërshtuar anëtarësimin e Hungarisë në Prokurorinë Publike Evropiane, teksa ankohet për “shkelje të sovranitetit”, kur të huajt ngrenë problemin e korrupsionit.

Qasja e tij nacionaliste, nuk është asgjë tjetër veçse një “gjethe fiku” ndaj një kërkese të hapur të një organizate kriminale për mosndëshkim:të lihet rehat të vjedhë paratë e taksapaguesve perëndimorë, pa asnjë mbikëqyrje nga ana e BE-së. Orban është përpjekur ta sigurojë mosndëshkimin, duke shfrytëzuar një nga gabimet strukturore të BE-së:të drejtën e shteteve anëtare për të ushtruar veton kombëtare mbi vendimmarrjen e unionit.

Orban shpreson që formimi i “aleancave të shantazhit” me qeveritë e tjera që kanë një mendësi të ngjashme, të pengojë integrimin e mëtejshëm evropian, dhe të shmangin çdo sulm të mundshëm të Brukselit ndaj shtetit të tij mafioz. Ai u përpoq në fillim të ndërtonte një aleancë të tillë me 3 vendet e tjera të Visegradit. Megjithatë, nuk pati sukses.

Sllovakia, zgjodhi kohët e fundit një presidente liberale dhe pro-BE, ndërsa Republika Çeke ka përjetuar protesta të mëdha kundër niveleve shumë më të ulëta të korrupsionit sesa në Hungari. Së fundi, edhe pse udhëheqësi de fakto i Polonisë Jarosłlav Kazinski, ndan të njëjtat tendenca autokratike dhe anti-BE të Orban, ai është i motivuar nga ideologjia, dhe jo nga pasurimi.

Ndryshe nga Orban, ai nuk po ndërton një klan politiko-ekonomik për të vjedhur vendin e tij. Duke dështuar në formimin e një “aleance të shantazhit” në Evropën Qendrore, Orbani ka kthyer kokën nga forca të tjera populiste në të gjithë BE-në. Ai u përpoq të forconte pozitat e tij midis këtyre forcave, duke shfrytëzuar krizën e migracionit të BE-së, dhe në përgjithësi duke harmonizuar interesat e tij me ato të padronëve të tij autokratë në Lindje.

Por as kjo aleancë populiste gjithashtu nuk arriti të ketë sukses, siç e treguan rezultatet e zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të muajit të kaluar. Në mbarë Evropën, terren fituan partitë liberale dhe ato të Gjelbra. Shteti i vetëm mafioz i BE-së, është gjithnjë e më i paskrupullt në përdorimin e represionit në shtëpi, duke e ndihmuar koalicionin qeverisës të Orban të sigurojë 52 për qind të votës kombëtare në zgjedhjet e Parlamentit Europian.

Por në nivelin ndërkombëtar, regjimi hungarez ka tanimë më pak hapësirë ​​për manovrim. Qytetarët e BE-së e kanë kuptuar, se vetëm nëpërmjet integrimit të mëtejshëm, unioni mund të forcohet nga një fuqi e thjeshtë ekonomike, në një aktor politik global, të krahasueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën.

Për më tepër, BE-ja po ndërmerr hapa për të luftuar korrupsionin brenda shteteve anëtare, duke u përpjekur të lidhë financimet e saj me përmbushjen e kritereve të sundimit të ligjit. Qëndrimi anti-BE i Orban, nuk pasqyron një vizion të ndryshëm mbi Evropën. Përkundrazi, ai buron nga nevoja e tij për të izoluar veten dhe klanin e tij nga zbatimi i ligjit. Ai po vepron si një kriminel, dhe duhet të trajtohet si i tillë.

Shënim: Balint Magyar, ish-ministër i Arsimit në Hungari. Balint Madlovics, anëtar i Institutit për Studime Financiare në Budapest./ Tirana Today

Tags: i Hungarisëndëshkimitnga BEpo përpiqetShteti mafiozt’i shpëtojë

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Zjarr shkollës në Shkodër/ Shahini: Nuk merret pushteti me dhunë

Tensione në Kamëz/ Policia përdor spraj lotsjellës për të larguar militantët nga KZAZ

'Ka shpallur veten pronare'/ Braçe nxjerr urdhrin: Voltana Ademi është një keqbërëse







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Dosja “Sterilizimi”/ Beqaj kërkon rrëzimin e akuzave: Provat digjitale të mos pranohen

by mirseda
15:14 | 09/06/2026
0

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar pushimin e çështjes së “Sterilizimit” ndaj tij, teksa përpara trupit...

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

15:11 | 09/06/2026

Berisha: PD mbështet protestën qytetare

14:06 | 09/06/2026

34-vjeçari në Tiranë i zhdukur prej 4 qershorit, policia identifikohet autorin e dyshuar

14:03 | 09/06/2026

Zjarr pranë kampit të Zvicrës në San Diego

14:02 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com