Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Shteti Islamik dhe fundi i terrorizmit të “ujqërve të vetmuar”

8 vjet ago
in Të Gjitha
Shteti Islamik dhe fundi i terrorizmit të “ujqërve të vetmuar”

Në mesin e rrjedhës së vazhdueshme të sulmeve terroriste në mbarë globin të lidhura me ISIS-in, është folur shumë për fenomenin e ashtuquajturit ‘terrorizëm i ujqërve te vetmuar’. Nga vrasja e 49 personave në një klub nate në Orlando të Floridas, tek vrasja e një polici dhe kolegut të tij në periferinë e Parisit, tek sulmi mbi blerësit në një treg Krishtlindjesh në Berlin, terroristët individualë kanë kryer masakra, nën urdhrat e komplotistëve që gjendeshin në vende të largëta e të sigurta.

Gjatë punës sonë në Shtëpinë e Bardhë, qeveria amerikane mbeti qëllimisht e përqendruar në zbulimin dhe ndërprerjen e aftësisë së Shtetit Islamik për të planifikuar, gjetur burimet, mundësuar dhe koordinuar sulmet e jashtme nga strehët e tyre fizike të sigurta në Siri, por aftësia unike e grupit për të frymëzuar sulmet nëpërmjet internetit u bë shqetësimi kryesor.

Kjo për shkak se Shteti Islamik ka qenë në gjendje të depërtojë në kufijtë tanë:jo përmes flukseve të refugjatëve që synojnë të kryejnë sulme kundër amerikanëve, por nëpër bajtet e epokës aktuale digjitale.

Ky është problemi thelbësor i sigurisë për shoqëritë e hapura perëndimore:të ashtuquajturit aktorë të vetmuar, mund të frymëzohen nga videot e rekrutimit dhe fushatat hashtag, të shpërndara nëpërmjet mediave sociale nga Shteti Islamik dhe grupet e tjera terroriste, por ata frymëzohen të hidhen vetë në veprim, pa ndonjë komunikim të drejtpërdrejtë me udhëheqjen e grupimeve terroriste.

Për shembull, ata mund t’i përgjigjen thirrjes së përgjithshme të zëdhënësit tashmë të vrarë të Shteti Islamik, Abu Muhamed Al-Adnani për “ta bërë Ramazanin, një muaj fatkeqësish për jobesimtarët kudo në botë”, por në fund të fundit ata zgjedhin vetë objektivat e tyre, armët, dhe  përcaktojnë kohën se kur do të kryejnë aktin, dhe gjithnjë e më shumë po e regjistrojnë deklaratën e tyre për shtypin.

A është kjo diçka e re? Po, por jo siç mendojnë shumica e njerëzve. Shteti Islamik nuk ka lëshuar terrorizmin e ujqërve të vetmuar; në vend të kësaj, manipulimi i tij unik i teknologjive moderne të komunikimit, paralajmëron fundin e këtij lloj terrorizmi. Kuptimi i këtij pretendimi, kërkon edhe të kuptuarit se si ISIS-i ka revolucionarizuar rekrutimin terrorist, radikalizmin dhe mobilizimin në epokën tonë dixhitale.

Kjo kërkon gjithashtu të kuptohet pse individë të caktuar janë të ndjeshëm ndaj mesazheve të tilla – ndoshta pikërisht për shkak se Shteti Islamik e mban premtimin e për të mos i lënë më vetëm. Duke rrëmbyer armët për kauzën e tij, duke qëndruar pas timonit të një kamioni, apo ndërtuar një bombë artizanale, këta njerëz bëhen pjesë e një komuniteti, pjesë e diçkaje më të madhe se vetja e tyre, dhe në fakt pjesë e historisë – çdo gjë, përveç të qenit vetëm.

Në studimin e tij të rëndësishëm të mesazheve të Shtetit Islamik “Kalifati virtual:Kuptimi i strategjisë së propagandës së Shtetit Islamik”, Çarli Uinter identifikon 6 narrativa kryesore të vendosura nga grupi terrorist:brutaliteti, mëshira, viktimizimi, lufta, përkatësia dhe utopia. Uinter thekson se e pesta, përkatësia “është një nga faktorët më të fuqishëm joshës të rekrutëve të rinj, veçanërisht ata në shtetet perëndimore”.

”Përmes publikimit të rregullt të videove dhe raporteve fotografike që shfaqin istirāḥat al-mujāhidīn – luftëtarët që çlodhen duke pirë çaj dhe duke kënduar me njëri-tjetrin – propagandistët theksojnë idenë e vëllazërisë që ekziston në “Kalifat”.  Kësisoj, Shteti Islamik u ofron një mundësi atyre që ndihen të vetmuar – atyre që u mungojnë mundësitë, apo që thjesht s’mund të pajtohen me politikën apo zakonet e shoqërisë rreth tyre – që të mos jenë më aktorë të vetmuar”.  

Në fakt, siç kanë raportuar Shejn Kavanou dhe Gilad Shiloak për “Vocativ”, në rrjet ekziston një kanal pro-islamik i dedikuar për “ujqërit e vetmuar”, në të cilin grupi xhihadist ka shpërndarë një ”manual” për terroristët e këtij lloji, duke ndërtuar një komunitet virtual të qindra apo mijëra simpatizantëve dhe rekrutëve.

Natyrisht, Shteti Islamik ka nevojë që rekrutët e saj të kenë diçka më tepër sa vetëm ndjesinë e të qënit unik; ai ka nevojë që këta rekrutë të veprojnë në mënyra të caktuara që avancojnë agjendën e tij strategjike. Ekspertët kanë bërë prej kohësh dallimin ndërmjet sulmeve të “drejtuara” nga një grup, dhe atyre që thjesht janë “frymëzuar” prej tij.

Por në të njëjtën kohë, ISIS-i ka inkurajuar qartazi rekrutët e tij të jenë oportunistë:të sulmojnë atje ku ndodhen, kur munden, dhe me atë që kanë në dispozicion. Omar Matin, që sulmoi klubin e natës “Pulse” në Orlando, u kategorizua si terrorist prototip që “nuk drejtohej” nga ndonjë grup. Nuk rezultonte që ai të kishte udhëtuar në Lindjen e Mesme, apo të qe trajnuar nga mbështetës të ISIS-it, por sipas ish-presidentit Barak Obama ai u “frymëzua nga informacione të ndryshme ekstremiste të shpërndara në internet”.

Tashmë, grupime të tjera terroriste – përfshirë filialet e Al-Kaedës në Jemen dhe Siri – kanë filluar të imitojnë manipulimin e teknologjive moderne të komunikimit nga ana e Shtetit Islamik, për të mbërritur tek ata që mund të ndihen të vetmuar, t’iu ofrojë ndjenjën e komunitetit, dhe të sigurojnë frymëzimin dhe thjesht drejtimin e mjaftueshëm, për të nxitur sulme që përmbushin qëllimet strategjike të këtyre grupeve.

Teknologjitë moderne të komunikimit janë këtu për të qëndruar, dhe do të zhvillohen në forma ende të panjohura. Të kuptuarit se si duhet përballuar kjo sfidë, është kësisoj e rëndësishme jo vetëm për të adresuar kërcënimin që vjen nga Shteti Islamik sot, por edhe për t’i paraprirë dhe zbutur kërcënimin që mund të vijë nesër nga grupet e tjera.

Kjo është një sfidë e përbashkët për qeveritë e ngarkuara me detyrën për të na mbajtur të gjithëve të sigurtë, si dhe për kompanitë, teknologjitë e të cilave janë duke u shfrytëzuar për këto qëllime. Vetëm duke bërë sa më shumë që mundemi, kolektivisht, mund të minojmë ndjenjën e rreme të përkatësisë që Shteti Islamik ka kultivuar me një efekt të tillë kaq vdekjeprurës.

Tags: SHBAshtepia e bardheshteti islamikSiriaterrorizmiujqërit e vetmuar

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
LSI diferencon Rilindjen nga PS-ja: Grupet kriminale të Rilindjes, jo lidhje me socialistët e vërtetë

Kryesia e LSI-së emëron nënkryetarët e grupit parlamentar

Aktorët që shkëlqyen në interpretimin e tyre duke u dukur shumë më të vjetër 

Aktorët që shkëlqyen në interpretimin e tyre duke u dukur shumë më të vjetër 

Merkel vs Schulz, përballja më e dobët e parë ndonjëherë

Merkel vs Schulz, përballja më e dobët e parë ndonjëherë

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

by mirseda
22:44 | 09/07/2025
0

Shumica prej nesh shqetësohemi për grumbullimin e dhjamit në trupin tonë, qoftë për arsye estetike, por edhe...

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

22:13 | 09/07/2025
Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

21:53 | 09/07/2025
‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

21:20 | 09/07/2025
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com