Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Shtetet e Bashkuara kërkojnë drejtësi për vëllezërit Bytyqi

4 vjet ago
in Rajoni

Ambasada amerikane në Beograd, tha të enjten se drejtësia për tre vëllezërit Bytyçi, shtetas amerikanë, të vrarë në vitin 1999, është përparësi në marrëdhëniet dypalëshe me Serbinë dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të harrojnë vrasjen e tyre.

Në një komunikatë të ambasadës amerikane thuhet se kanë kaluar njëzet e dy vjet që kur tre amerikanë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, u zhdukën ndërsa ishin në paraburgim në policinë e posaçme serbe.

 

Twenty-two years have passed without justice for three Americans executed by Serbian special police. We will neither forget the deaths of the Bytyqi brothers nor stop in our pursuit of justice. (1/2)

— Ambassador Anthony Godfrey (@usambserbia) July 8, 2021

Të tre vëllezërit Bytyqi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë. Në muajin korrik të vitit 1999 ata ishin arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë.

Trupat tyre u gjetën në një varrezë masive në Petrovo Selo në Serbinë lindore, në një bazë të kontrolluar nga njësitë që komandoheshin nga ish gjenerali i policisë serbe, Goran Radosavleviç, i njohur si Guri. Ata ishin me duar të lidhura dhe ishin qëlluar në kokë.

“Ne nuk mund dhe nuk do ta harrojmë këtë krim. Drejtësia për vëllezërit Bytyqi dhe familjen e tyre dhe llogaridhënia për ata që I kanë kryer dhe mbuluar vrasjet e tyre, mbetet një përparësi në marrëdhëniet tona dypalëshe me Serbinë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara përsëri u bën thirrje autoriteteve serbe, të cilët kanë premtuar të ndihmojnë në këtë rast ndër vite, për një hetim të plotë. Kjo çështje, dhe shumë të tjera, ilustrojnë nevojën urgjente që Serbia të zgjidhë çështjet e pazgjidhura të krimeve të luftës dhe të përqendrohet në forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet mes tjerash në komunikatën e ambasadës amerikane.

Në dhjetor të vitit 2018, Departamenti amerikan i shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish gjeneralit të policisë serbe, Goran Radosavleviç – Guri, ndaj të cilit, siç thuhej në njoftim, ekzistojnë dëshmi të besueshme se është përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Më 30 qershor, autoritetet serbe shënuan “ditën e Xhandarmërisë” dhe përgjatë manifestimeve u nda medalje për Goran Radosavleviç – Gurin, që është pjesë e partisë së presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Që nga vitit 2006 janë zhvilluar dy procese gjyqësore në lidhje me rastin e vëllezërve Bytyqi ndaj dy ish-policëve serbë, të cilët më pas janë lënë të lirë.

Zhvillimi i proceseve u përcoll me shumë reagime të veprimtarëve humanitarë të cilët janë shprehur të pakënaqur me mënyrën e trajtimit të çështjes./VOA

Tags: serbiSHBAvëllezërit Bytyqi

TË LIDHURA

Mes tensioneve, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”
Rajoni

Mes tensioneve, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

16:39 | 05/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius
Moti

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Kriza e ujit thellohet, rezervat në nivele alarmante në këtë shtet
Rajoni

Kriza e ujit thellohet, rezervat në nivele alarmante në këtë shtet

18:39 | 04/07/2025
Next Post
Video/ Policia rrugore ndalon shoferin, drejtonte mjetin me shpejtësi 174 km/h

Video/ Policia rrugore ndalon shoferin, drejtonte mjetin me shpejtësi 174 km/h

''Nuk do shkruash më''/ Sulmohet gazetari turk, kritik ndaj Erdoganit

10 shprehje nga Emil Zola, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

10 shprehje nga Emil Zola, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Tentoi që të “kapte” një grua në shtëpinë e saj, shpallet në kërkim 40-vjeçari
Aktualitet

Tentoi që të “kapte” një grua në shtëpinë e saj, shpallet në kërkim 40-vjeçari

by mirseda
13:08 | 07/07/2025
0

Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Lushnjës pasi ka tentuar që të përdhunojë një...

Jamarbër Malltezin lirohet nga arresti i shtëpisë

Jamarbër Malltezin lirohet nga arresti i shtëpisë

12:58 | 07/07/2025
Kontrolle në Velipojë për lirimin e hapësirave publike, procedohen 2 persona

Kontrolle në Velipojë për lirimin e hapësirave publike, procedohen 2 persona

12:29 | 07/07/2025
Musk njoftoi krijimin e një partie të re politike, Trump kritikon: Qesharake…

Musk njoftoi krijimin e një partie të re politike, Trump kritikon: Qesharake…

12:18 | 07/07/2025
Alcaraz kalon në çerekfinale, mposht me përmbysje rusin Rublev

Alcaraz kalon në çerekfinale, mposht me përmbysje rusin Rublev

11:59 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com