Udhëheqësit e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë miratuan “vendimet historike” të Finlandës dhe Suedisë për të aplikuar për anëtarësim në NATO, në një deklaratë të përbashkët të mërkurën.
“Finlanda dhe Suedia ndajnë të njëjtat vlera që lidhin aleatët e NATO-s së bashku, dhe ndajnë angazhimin tonë ndaj parimeve që përbëjnë themelin e sigurisë euroatlantike”, thanë udhëheqësit.
“Aderimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, do të rrisë sigurinë tonë kolektive dhe do të forcojë Aleancën”.
Deklarata u bë nga kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, kryeministri i Letonisë Arturs Krišjanis Karinš dhe kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Šimonyte.
“Shtetet baltike, së bashku me Finlandën dhe Suedinë ndajnë përgjegjësinë për rajonin e Baltikut nordik paqësor, të sigurt dhe të begatë”, thanë ata.
“Në vazhdën e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, roli i NATO-s si një Aleancë mbrojtëse që përpiqet për paqe, siguri dhe stabilitet në të gjithë Euro-Atlantikun është bërë edhe më i rëndësishëm. Ne mezi presim të punojmë së bashku me Finlandën dhe Suedinë brenda Aleancës, për të arritur këto synime”.
Burimi i lajmit: CNN. Përshtatur nga Tirana Today