Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Shtete të brishta”/ Agjencia gjermane e spiunazhit merr në dorë situatën në Ballkan

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
“Shtete të brishta”/ Agjencia gjermane e spiunazhit merr në dorë situatën në Ballkan

Agjencia e jashtme e inteligjencës gjermane BND gjithnjë e më shumë po fokusohet në Ballkan dhe veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë me shumicë muslimane, raporton Berliner Zeitung. Bosnja ndeshet me një ndikim në rritje nga shtetet e Gjirit, shkruan dw.com

Agjensia gjermane e inteligjencës (BND) është gjithnjë e më e shqetësuar rreth tendencave islamike në Bosnje-Hercegovinë, njoftoi të martën gazeta e përditshme e Berlini Zeitung, duke cituar burime nga komuniteti i inteligjencës. Agjencia dyshohet se po e kthen vëmendjen e saj në të gjithë rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit.

Për gjeneratat, popullsia myslimane në Bosnjën multietnike ka respektuar një interpretim shumë liberal të Islamit. Kjo perspektivë u përforcua edhe nga autoritetet në ish-Jugosllavinë laike, që përfshinte Bosnjën bashkë me gjashtë shtete të tjera ballkanike të ditëve të sotme. Megjithatë, ndarjet fetare u ndezën gjatë shpërbërjes së shtetit socialist në vitet 1990 dhe ndikimi i fesë ka qenë në rritje që nga ajo kohë.

Gjatë luftës, vullnetarë nga vende të ndryshme të Lindjes së Mesme udhëtuan për në Ballkan për të bashkuar forcat me boshnjakët muslimanë. Shumë prej tyre u lëshuan pasaporta boshnjake pas luftës dhe vazhduan të rekrutonin të rinjtë për luftën e tyre fetare.

Sipas raportit të së martës, Arabia Saudite dhe shtetet e tjera të Gjirit po investojnë shumë para për të nxitur një mësim shumë më të rreptë, vehabist të Islamit Sunit në shoqërinë boshnjake. Bamirësit saudite gjithashtu derdhën fonde në ndërtimin e vendeve të adhurimit, duke përfshirë Xhaminë e Mbretit Fahd në Sarajevë, xhaminë më të madhe në Ballkan, e cila dominohet nga vehabitë.

‘Shtete të brishta’

Qindra njerëz nga Bosnja gjithashtu udhëtuan për në Lindjen e Mesme për t’u bashkuar me milicitë xhihadiste në vitet e fundit, me raste të ngjashme të raportuara edhe në shtetet e Ballkanit, të dominuara nga myslimanët, Kosova dhe Shqipëria. Sipas mediave ballkanike, lufta në Siri tërhoqi një numër veteranësh nga luftërat jugosllave, të cilët shkuan për të luftuar si mercenarë.

Një tjetër çështje, thuhet në Berliner Zeitung, është se vendi ishte pjesë e të ashtuquajturës rrymë Ballkanike gjatë fluksit të refugjatëve të vitit 2015, që panë mbi një milion emigrantë që udhëtonin nga Mesdheu nëpër Greqi dhe më tej në veri për të arritur vendet e pasura të Europës Perëndimore.

BND është gjithashtu bashkëpunim me shërbime të tjera të inteligjencës në aktivitetet e tyre lidhur me Ballkanin, sipas raportit.

Dy javë më parë, shefi i BND-së Bruno Kahl e përshkroi Bosnjen dhe disa vende ish-Jugosllave si potencialisht “shtete të brishta”. TIRANA TODAY

Tags: agjenciaBallkanbrishtagjermaneshtetesituatënspiunazhit

TË LIDHURA

SHBA-të tërhiqen zyrtarisht nga OBSH-ja
Bota

SHBA-të tërhiqen zyrtarisht nga OBSH-ja

10:24 | 23/01/2026
Mes tensioneve globale dhe presionit ndaj Rezervës Federale, çmimi i arit kap shifra historike
Bota

Mes tensioneve globale dhe presionit ndaj Rezervës Federale, çmimi i arit kap shifra historike

09:19 | 23/01/2026
Ivanka Trump ndan vizitën e saj në jug të vendit, i shoqëron pamjet me këngën e njohur në shqip
Aktualitet

Ivanka Trump ndan vizitën e saj në jug të vendit, i shoqëron pamjet me këngën e njohur në shqip

09:12 | 23/01/2026
Next Post
Pavarësia/ Meta dhe Rama bashkë në Vlorë. I pranishëm Thaçi, mungoi Haradinaj (Video)

Pavarësia/ Meta dhe Rama bashkë në Vlorë. I pranishëm Thaçi, mungoi Haradinaj (Video)

Detajet/ Tritol në makinë të riut, policia: Objektivi me precedentë kriminalë, rëndë në spital

VLORË/ Iu vu dje tritol, policia arreston sot 25-vjeçarin e plagosur rëndë

Foto/ Incident në Vlorë, Rama pritet me protesta

Foto/ Incident në Vlorë, Rama pritet me protesta







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 60 mijë euro dhe 10 mijë dollarë të padeklaruara,
Aktualitet

Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 60 mijë euro dhe 10 mijë dollarë të padeklaruara,

by mirseda
11:04 | 23/01/2026
0

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore, kanë konstatuar dhe goditur një rast...

SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçajn: Gazetarët të dalin jashtë

SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçajn: Gazetarët të dalin jashtë

11:01 | 23/01/2026
Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, kapet ‘skifteri’ në Tiranë

Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, kapet ‘skifteri’ në Tiranë

10:40 | 23/01/2026
Mashtronte qytetarët dhe u zhvaste paratë, dërgohet për gjykim “avokatja” në Fier

Mashtronte qytetarët dhe u zhvaste paratë, dërgohet për gjykim “avokatja” në Fier

10:37 | 23/01/2026
SHBA-të tërhiqen zyrtarisht nga OBSH-ja

SHBA-të tërhiqen zyrtarisht nga OBSH-ja

10:24 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com