Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Shtatë zakonet e vendeve, që e kanë përballuar më mirë pandeminë

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Shtatë zakonet e vendeve, që e kanë përballuar më mirë pandeminë

Nga Uri Friedman

“The Atlantic”

Ka qenë një postim në Twitter, që më ka lënë pa mend për muaj të tërë:një tabelë e vdekjeve për frymë nga Covid-19 në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Korenë e Jugut. Kurba e tëdhënave për Amerikën dhe Britaninë ishte shumë e lartë, ndërsa ajo e Koresë së Jugut shumë e ulët.

Edhe pse kohët e fundit vdekjet për shkak të variantit Omicron në Korenë e Jugut janë shtuar,panorama nuk ka ndryshuar shumë. “Koreja e Jugut i mbajti vdekjet 40 herë më të ulëta, derisa 75 për qind e popullsisë u vaksinua plotësisht”- thotë mjeku Vinsent Rajkumar.

Përmes reagimit të saj ndaj koronavirusit, Koreja e Jugut është shfaqur deri më sot si një shembull i qeverisjes së qëndrueshme. Dhe nuk është e vetmja. Të dalluara në këtë aspekt janë Zelanda e Re dhe vendet nordike.

Gjithsesi Koreja e Jugut është unike, jo vetëm sa i përket mënyrës sesi e ka ndalur në mënyrë të përsëritur përhapjen e virusit, dhe i ka mbajtur vdekjet në nivele relativisht të ulëta, por sepse nuk ka vendosur kurrë një bllokim të plotë. Për pasojë, ajo ka përjetuar shumë më pak pasoja ekonomike nga kriza, sesa shumica e ekonomive të tjera të mëdha. Po si ia doli vallë?Ja cilat janë 7 zakonet e vendeve shumë të qëndrueshme edhe përballë krizave të mëdha, sikurse është pandemia:

  1. Mësoni nga krizat e kaluara, për t’u përgatitur për krizën e ardhshme

Në vitin 2015, një epidemi e Sindromës së Frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS), eshkaktuar gjithashtu nga një koronavirus, nisi të përhapej nëpër spitalet e Koresë së Jugut, e gjeti të papërgatitur qeverinë. Pasi nuk arritën të siguronin në fillim teste të mjaftueshme por edhe informacion transparent për krizën, zyrtarët koreano-jugorë arritën ta vënë nën kontroll virusin. Ajo ngjarje dha Koresë së Jugut besimin e duhur publik që nga fillimi i pndemisë sëSARS-CoV-2, kur të tjerët ishin ose në panik ose të vetëkënaqur, se mund ta parandalonin daljen e situatës jashtë kontrollit.

  1. Kanalizojini në politika dhe strategji këshillat shkencore të ekspertëve

Një studim i dhjetorit nga fonacioni “Bertelsmann Stiftung”, që ekzaminoi 29 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe OSBE, zbuloi se që në ditët e para të përhapjes sëkoronavirusit, Koreja e Jugut i bazoi ndërhyrjet e saj në ekspertizën shkencore dhe socio-ekonomike nga një sërë institucionesh qeveritare. Sipas fondacionit gjerman, vendet që mund të integrojnë shpejt dhe me sukses këshillat e ekspertëve në politikat e reja, ose të rregullojnë politikat ekzistuese, priren që t’i përgjigjen më mirë krizave.

  1. Ndiqni të dhënat në kohë reale

Qëndrueshmëria varet nga reagimi i hershëm, dhe nga vendosmëria e qeverive ndaj realiteteve që ndryshojnë vazhdimisht. Nga ana tjetër, kjo kërkon një angazhim bazuar nëmoton “Ndiq të dhënat”, si një fanar për politikën dhe vendimmarrjen. Koreja e Jugut ka njëinfrastrukturë të avancuar të të dhënave, e cila i dha mundësi autoriteteve të mbledhin dhe analizojnë me shpejtësi lloje të ndryshme të dhënash në lidhje me pandeminë, si një mjet për zbulimin e shenjave të hershme paralajmëruese, dhe vlerësimin e efekteve të politikave qeveritare.

  1. Komunikoni në mënyrë të qartë dhe transparente me publikun

Zelanda e Re ka qenë shembulli më i spikatur në këtë aspekt gjatë pandemisë. Por edhe Koreja e Jugut është dalluar. Që më 30 janar 2020, kur vendi kishte vetëm 5 raste të konfirmuara me Covid-19, qeveria nisi të mbante nga 2 konferenca për shtyp në ditë me zyrtarë të shëndetit publik.

Ajo bëri njoftime për shtyp me të dhëna për situatën dhe hapat për ta luftuar atë. Ndërkohëkrijoi një linjë telefonike 24-orëshe për Covid-19, dhe shpërndau grafikë informatikë mbi masat që duheshin zbatuar për të shmangur infektimin.

  1. Kultivoni besimin e publikut tek qeveria dhe bashkëqytetarët

Politologu i njohur Frensis Fukujama, tha 2 vite më parë se faktori më domethënës në performancën kombëtare kundër pandemisë ishte “nëse qytetarët u besojnë udhëheqësve të tyre, dhe nëse këta udhëheqës drejtojnë një shtet kompetent dhe efektiv”.

Ndërkohë autorët e një studimi në 177 vende dhe territoreve, zbuluan se fundmi se nëse qytetarët e çdo vendi i besonin njëri-tjetrit në një nivel ngjashëm të lartë me Korenë e Jugut, 21 muajt e parë të pandemisë do kishin sjellë 40 për qind më pak infektime.

  1. Dizenjimi i sistemeve të centralizuara që janë të ndjeshme ndaj shqetësimeve lokale

Duke shfrytëzuar një sistem të centralizuar, por fleksibël, qeveria në Korenë e Jugut ishte në gjendje të krijonte qendra rajonale për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, dhe të shpërndante burimet, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe zyrtarët e shëndetit publik drejt zonave që kishin më shumë raste me Covid-19.

Ndoshta ky ndërveprim midis sistemeve kombëtare dhe lokale, është më i lehtë për t’u realizuar në vende të tilla sesa në ato më të mëdha, më komplekse dhe më të larmishme siç janë Shtetet e Bashkuara.

  1. Pranojeni se asnjë vend nuk mund ta përballojë krizën tërësisht i vetëm

Vendet e qëndrueshme nuk ecin përpara vetëm. Përkundrazi, e kuptojnë se mirëqenia e tyre është e varur nga mirëqenia e pjesës tjetër të botës. Kësisoj, qeveria jug-koreane krijoi tëashtuquajturat “flluska udhëtimi” me vendet e afërta, ndërsa ndau me shumë vende njohuritë e saj mbi Covid-19, për të shkëmbyer leksione nga përgjigjet e vendeve të tjera. / Marrë me shkurtime nga The Atlantic – Bota.al

 

Tags: ekspertetpandemia

TË LIDHURA

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”
Bota

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar
Aktualitet

I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar

09:06 | 31/01/2026
Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura
Bota

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

22:26 | 30/01/2026
Next Post
Kosova 14 vite shtet i pavarur, Rama uron të gjithë shqiptarët (VIDEO)

Kosova 14 vite shtet i pavarur, Rama uron të gjithë shqiptarët (VIDEO)

Gjykata Kushtetuese nuk shkarkon presidentin Meta, vjen reagimi i parë nga LSI

Gjykata Kushtetuese nuk shkarkon presidentin Meta, vjen reagimi i parë nga LSI

Energjia/Basha-deputetëve: Nxisni çdo formë rezistence, organizoni qytetarët

“Ëndërr e bukur lirie”, Basha uron Kosovën për 14 vjetorin e pavarësisë







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”
Politikë

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

by mirseda
20:37 | 31/01/2026
0

Ka përfunduar protesta kombëtare e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Kjo është protesta e katërt e kësaj lëvizjeje. Qytetarë...

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
U deklarua për Juelën, Seno i “BBV” konfirmon rikthimin me ish-bashkëshorten

U deklarua për Juelën, Seno i “BBV” konfirmon rikthimin me ish-bashkëshorten

18:27 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com