Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Shtatë katastrofat që kanë shkaktuar shembjet e urave përgjatë historisë

5 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Shtatë katastrofat që kanë shkaktuar shembjet e urave përgjatë historisë

Edhe pse urat janë ndër arritjet më të mëdha të historisë së inxhinierisë, në disa raste të rralla ato janë shembur në mënyrë të papritur për shkak të problemeve strukturore, kushteve të motit apo peshës së tepërt, duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë. Ja cilat janë 7 katastrofat më vdekjeprurëse të shkaktuara nga shembja e urave nëpër botë.

Ponte das Barcas, Portugali, viti 1809. Numri i viktimave: 4.000

Ngjarja më vdekjeprurëse e këtij lloji ndodhi gjatë Luftës Gadishullore, kur ushtria e Napoleon Bonapartit sulmoi kryeqytetin portugez, Porto. Më29 Mars 1809, mijëra civilë u përpoqën t’i shmangeshin sulmeve me bajonetë nga ushtria perandorake franceze,   duke kaluar nëpër Ponte das Barcas, një urë e varur e ndërtuar në vitin 1806. Por ajo u shemb nën peshën e turmës dhe rreth 4.000 civilë portugezë dhe ushtarë francezë u mbytën në ujërat e lumit Duro.

Ura e Madhe e Varur e Xharmauthit, Angli, viti 1845. Numri i viktimave: 79

Gëzimi i asaj dite u shndërrua papritmas në tmerr në qytetin anglez Great Xhamauth pasditen e 2 majit 1845. Për të promovuar ardhjen e cirkut të U8lliam Kok, kllouni Artur Nelson mendoi të lundronte mbi lumin Bjur. Me gjithë reshjet e dendura të shiut, mijëra spektatorë u rreshtuan në brigjet e lumit, dhe qindra të tjerë, mes tyre shumë fëmijë,populluan urën e varur.

Kur Nelson po kalonte poshtë urës, e cila ishte inauguruar në vitin 1829, spektatorët u zhvendosën nga njëra anë e saj në tjetrën. Ndryshimi i papritur i peshës solli këputjen e zinxhirëve të urës. Qindra njerëz përfunduan në ujë dhe 79 prej tyre nuk dolën gjallë prej andej.

Ura Basse-Chaîne, Francë, viti 1850. Numri i viktimave: 226

Kur një stuhi goditi Anzherin në Francë, më 16 Prill 1850, një batalion prej gati 500 ushtarësh francezë po marshonin mbi Urën Basse-Chaîne që ngrihej mbi lumin Maine. Erërat e forta, të kombinuara me forcën e hapave ritmikë të ushtarëve, bënë që ura e varur 130 metra e gjate të lëkundej dhe më pas të shembje. 226 nga ushtarët humbën jetën.

Ura hekurudhore e lumit Uangaeu, Zelandë e Re, viti 1953. Numri i viktimave: 151

Në orën 10:21 të mëngjesit të 24 dhjetorit 1953, një tren i shpejtë udhëtarësh i linjës Uellington-Okland me 285 pasagjerë dhe ekuipazhin në bord po i afrohej urës mbi luminUangeahu në zonën rurale Tangiuai, Zelanda e Re. Disa minuta më parë, një rrëshqitje e vullkanit nga mali aty pranë kishte shkatërruar pjesë të urës dhe gjashtë vagonë u zhytën në lumë. Veprimi i shpejtë nga ekuipazhit shmangu rrëzimin e 3 vagonëve të klasit të parë. Por gjithsesi 151 njerëz mbetën të vdekur atë ditë.

Ura Morandi, Itali, viti 2018. Numri i viktimave: 43

Me formën e saj artistike dhe inovative, Ura Morandi u bë një pikë referimi e qytet-portit të Gjenovës në Itali pas hapjes së saj në vitin 1967. Por në mëngjesin e 14 gushtit 2018, kabllot në pjesën jugore të urës u këputën gjatë një stuhie të fortë verore. Dhjetëra makina që ndodheshin mbi urë ranë 150 metra poshtë në lumin Polcevera dhe në rrugët aty pranë. 43 njerëz vdiqën 16 të tjerë u plagosën. Ura e re u inaugurua në gusht 2020.

Uran Sunshine Skyway, Florida, viti 1980. Numri i viktimave: 35

Mëngjesin e 9 majit 1980, anija “MV Summit Venture”u përplas befas me urën Sunshine Skyway në Florida gjatë një kohë me mjegull, shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta. Një seksion 400 metra i gjatë ra në ujë bashkë me 6 makina, një kamionçinë dhe një autobuz. 35 vetë humbën jetën. Ura e re u hap në vitin 1987.

Ura e lumit Misisipi I-35WMinesota, viti 2007. Numri i viktimave: 13

Gjatë orëve të pikut në mbrëmje, më 1 gusht 2007, hapësira qendrore e një ure harkore prej çeliku me 8 korsi, u shemb papritmas, seksionet fqinje u thërrmuan. Udhëtarët në 111 automjete dhe 18 punëtorë ranë nga një lartësi prej 35 metrash mbi lumin e Misisipit dhe brigjet e tij. Aksidenti vrau 13 njerëz dhe plagosi 145 të tjerë.

Burimi i lajmit: history. Përshtatur nga TIRANA TODAY

TË LIDHURA

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet
Bota

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

21:22 | 20/04/2026
Irani i pavendosur për bisedimet në Pakistan
Bota

Irani i pavendosur për bisedimet në Pakistan

20:47 | 20/04/2026
Next Post

Pse e eliminuan ish-shefin e anti-drogës? Autoritetet: S’dimë si u vra

Magna Carta dhe si mund të vendoset Rama nën ligjin

Greqia ndryshon rregullat në çastin e fundit, e mbyllur për shqiptarët

Greqia ndryshon rregullat në çastin e fundit, e mbyllur për shqiptarët







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit
Aktualitet

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

by mirseda
21:29 | 20/04/2026
0

Arben Llangozi, avokat i kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në...

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

21:27 | 20/04/2026
“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

21:22 | 20/04/2026
Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari

Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari

21:18 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com