Artistja dhe producentja shqiptare, Ana Golja është vlerësuar së fundmi me një çmim të rëndësishëm në një festival në Kanada.
Përmes një postimi në Instagram, Golja bën me dije se ka fituar çmimin “Aktorja më e mirë” në “Lavazza Film Festival” për filmin “The Cuban”.
“Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme por përfundova me një çmim me emrin tim. Pafundësisht mirënjohëse për vlerësimin si aktorja më e mirë në ”Lavazza Film Festival”. Faleminderit të gjithëve”, shkruan ajo.
https://www.instagram.com/p/CDW7rb2l_gM/?utm_source=ig_web_copy_link
Golja filloi karrierën e saj në aktrim në vitin 2005, me rolin e Lucy në serialin policor kanadez 1-800-Mungon. Ajo më vonë pati role të vogla në serialin ‘Flashpoint’ dhe ‘Si të jesh Indie’, para se të merrte një rol në ‘Connor Undercover’ në vitin 2010.