Zyrtarja e lartë me origjinë shqiptare, Arba Kokalari është zgjedhur Zëvendës Presidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kokalari me anë të një postimi në “Facebook”, ndërsa thekson se do të jetë një prej raportuesve përgjegjëse në krye të udhëheqjes së BE-së për vendin turk, Stambollin.
Po ashtu, është eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian. Ajo mori mbështetjen e suedezëve në zgjedhjet për PE që u zhvilluan në muajin maj, teksa arriti që të fitonte me partinë e Moderatëve suedezë, pjesë e Partisë Popullore.
Arba Kokalari, e cila filloi të merrej për herë të parë me politikë që në moshën 16-vjeçare, është mbesa e Musine Kokalarit, kjo e fundit diplomuar në “La Sapienza” të Romës në vitin 1941, por që u dënua dhe internua më vonë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës në Shqipëri dhe vdiq në 1983.
Vitet e fundit, eurodeputetja shqiptare udhëhoqi rininë dhe departamentin e Kulturës në qytetin e Stokholmit, po ashtu ishte zëvendëse e kryetarit të shoqatës së EPP-së YEPP në maj 2015.