Ditë speciale për adhuruesit e areve marciale mikse, pasi një sportist shqiptarë që tashmë është futur në elitën e UFC-së kishte ardhur në Tiranë për të takuar fansat e tij. Bëhet fjalë për shqiptarin Ilir Latifi, i lindur në Suedi dhe bën pjesë në peshën “light-heavyweight”.Latifi (15-5-0) është një nga kandidatët kryesorë për titullin kampion në “light-heavyweight” pasi arriti fitoren më të madhe të karrierës së tij në shkurt kur mposhti në raundin e parë një nga veteranët e këtij sporti Ovince Saint Preux.Aktualisht është një situatë e çuditshme në peshën Laitifit pasi kampioni Daniel Cormier është ngjitur një peshë më lartë për t’u përballur me Stipe Miocic për titullin e peshës së rëndë. Një peshë së cilës në të ardhmen mund t’i bashkohet edhe Latifi për shkak se konkurrenca është më e madhe.
Latifi mbërriti te Sheshi Nënë Tereza rreth orës 12 të pasdites i pritur nga shumë dashamirës të sportit të MMA-së që ka një audiencë në rritje edhe në trevat shqiptare. Ai me përulësinë e tij ka pranuar të bëjë qindra foto duke kënaqur të gjithë fansat e tij.Ai ka marrë një dekoratë mirënjohjeje nga Federata Shqiptare e MMA-s për punën e madhe që ka bërë duke përfaqësuar popullin shqiptar. Ardhja e tij në Tiranë shërben për të promovuar sportin e MMA-së në Shqipëri, ai është takuar me shumë sportistë të rinj që synojnë të bëhen si luftëtari suedez.