Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Shqiptarët votuan dhe fituesi është…BE-ja

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Zgjedhjet e 25 qershorit në syrin e medieve botërore

Andi Dobrushi, “Politico.eu”/Brukseli mund të dëshirojë të pushojë disi nga bisedimet Brexit të kësaj jave, për të mirëpritur miratimin që shqiptarët i bënë të dielën në shumicë, reformave që do të çojnë vendin drejt anëtarësimit në BE. Numërimi i votave është ende në proces, por rezultatet paraprake tregojnë se kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste e drejtuar prej tij, po shkojnë drejt sigurimit të më shumë se 70 votave të nevojshme në parlament, për të krijuar vetëm kabinetin qeveritar.

Partia e dytë më popullore është Partia Demokratike e Lulzim Bashës. Të dyja forcat, janë të patundura në qasjen e tyre në favor të bashkimit me Bashkimin Evropian. Duke pasur parasysh se më shumë se 95 për qind e shqiptarëve bien dakord se integrimi në BE është shumë i rëndësishëm për vendin, nuk është çudi që platformat e partive kryesore të përfshijnë përmbushjen e kërkesave bazë të Brukselit për anëtarësim në union.

Brukseli duhet të ngushëllohet nga fakti, se thuajse 4 nga 5 votues i mbështetën këto dy parti. Vetëm pjesëmarrja e ulët – 45 për qind e votuesve të regjistruar, në një ditë të nxehtë në fund të Muajit të Ramazanit – e njollosi disi këtë ngjarje.

Bashkëqytetarët e mi, kanë pasur prej kohësh një marrëdhënie të vështirë me proceset zgjedhore. Që nga rënia e komunizmit në vitin 1991, zgjedhjet janë parë si zgjidhje për krizat politike, por vetë ato kanë shkaktuar shpesh kriza, të rënduara nga bojkotet, pengimi në parlament, konfliktet dhe negociatat e pafundme.

Votimi i së dielës, shënoi një distancim të rëndësishëm nga këto praktika. Rama dhe Basha zhvilluan një fushatë çuditërisht të ndrojtur, duke rënë paraprakisht dakord që qeveria e ardhshme do të duhet të përcaktojë përparësitë e reformave të nevojshme për të ecur përpara me anëtarësimin evropian.

Marrëveshja politike e 18 majit, shënoi fund e bojkotit parlamentar 3-mujor të opozitës, dhe mund të ketë çuar në një epokë të re të pjekurisë politike. Marrëveshja përfshinte një sërë masash për ndërtimin e besimit mes palëve, shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe emërimin e teknokratëve në pozicionet ministrore kyçe që do të kishin ndikim në procesin e zgjedhjeve.

Parlamenti votoi pro ngritjes së komisioneve të vettingut, për të mbikëqyrur reformën në drejtësi, një kusht ky kyç për anëtarësim në BE, në një kohë që miratuan ndryshimet në disa ligje, të cilat kishin për qëllim të mbronin zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Më e rëndësishmja, marrëveshja parasheh një reformë kushtetuese dhe zgjedhore në legjislaturën e re, ndryshimin e sistemit të prokurimit publik në Shqipëri, dhe mënyrën se si auditohen shpenzimet publike.

Organizata ime, mbështet reformën në drejtësi si të nevojshme për të hyrë në BE, pasi ajo është jashtëzakonisht e rëndësishme për jetën e përditshme në Shqipëri. Gjyqtarët e pavarur duhet t’u garantojnë personave me aftësi të kufizuar, mundësinë për të sfiduar diskriminimin nga ana e qeverisë, apo për t’iu ofruar familjeve rome seanca të ndershme kundër dëbimit nga shtëpitë e tyre.

Ata gjithashtu do të jenë çelësi, për të siguruar që zyrtarët e lartë përgjegjës për shpërthimin vdekjeprurës në një depo municioni në fshatin Gërdec në vitin 2008, të mos lihen pa u ndëshkuar. Rezultatet e të hënës, tregojnë se socialistët tanimë do të ketë një mandat për të marrë masat e nevojshme që Shqipëria t’i bashkohet BE-së.

Qeveria e re do të jetë në gjendje të distancohet nga partnerët e koalicionit të vjetër dhe udhëheqë e vendin e vetme. Mënyra sesi Rama do të trajtojë rivalët e tij politikë gjatë dy muajve të ardhshëm, do të përcaktojë trashëgiminë e tij.

Ndërmarrja e një reforme efektive në drejtësi dhe transformimi i administratës publike në një shërbim civil të shkathët dhe të përgjegjshëm, do të kërkojë një konsensus të vazhdueshëm, në rast se zoti Rama kërkon t’u shesë shqiptarëve rezultate të prekshme të qeverisjes së tij në mandatin e dytë.

Pa marrë parasysh se sa kohë duhet, ose apo se kush është tek e fundit në krye të qeverisë – të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel. Shqipëria duhet të përshpejtojë përpjekjet e saj drejt anëtarësimit në BE.

Ndërsa numërohen fletët e fundit të votimit, ka ardhur koha që organizatat e shoqërisë civile si ajo që unë drejtoj, të ndërhyjnë për të siguruar që politikanët të miratojnë ndryshimet reale, të cilat shkaktojnë një përmirësim domethënës në jetën e qytetarëve shqiptarë.

Konsensusi nuk duhet të çojë në vetëkënaqësi. Qeveria e re duhet të bëjë gjithçka që mundet për të çrrënjosur korrupsionin, dhe për të siguruar suksesin e reformave. Ka shumë pengesa që ende duhet të tejkalohen: një ekonomi hije e lidhur me tregtinë e drogës, mungesa e transparencës dhe akuzat e vazhdueshme për korrupsion.

Nesër, ne do të kthehemi tek kacafytjet e politikës shqiptare. Negocimi i qeverisë së re në rrugën e reformave, do të jetë vendimtar. Shqipëria ia ka dorëzuar timonin Ramës, por udhëtimi i tij nuk do të jetë i lehtë. Megjithatë, një gjë është e qartë. Pa marrë parasysh se sa kohë do të duhet, apo kush është në krye të qeverisë- të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel.

Shënim: Andi Dobrushi është drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros në Shqipëri.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: befituesishqiptaretvotuan

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Rama tregohet modest: Asnjë festë dhe asnjë organizim, kush të dojë…

Rama tregohet modest: Asnjë festë dhe asnjë organizim, kush të dojë...

PD-ja humb 680 vota në Kavajë, ja çfarë i ngatërroi demokratët

PD-ja humb 680 vota në Kavajë, ja çfarë i ngatërroi demokratët

KE gjobit me 2.42 miliard euro gjigandin Google

KE gjobit me 2.42 miliard euro gjigandin Google







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com