Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Shqiptarët, të frikësuar për vendin e punës

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Shqiptarët, të frikësuar për vendin e punës

28% e shqiptarëve, janë përgjigjur se ka gjasa se mund të humbasin vendin e tyre të punës në gjashtë muajt e ardhshëm. Pyetjes së Anketës së Cilësisë së Jetës, të kryer nga Komisioni Evropian se “Sa gjasa ka që të humbisni vendin e punës në gjashtë muajt e ardhshëm?”, ka marrë përqindjet më të larta në Shqipëri dhe më pas në Turqi, me 23%.

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Gjermania(shtet ku sindikatat janë shumë të forta) dhe Malta janë shtetet, ku përqindja e të anketuarve të cilat kanë thënë se kanë gjasa që të humbasin vendin e punës është më e ulëta, vetëm 5%. Ndërsa ndër vendet anëtare të BE-së që kanë përqindjen më të lartë të njerëzve që kanë frikë se në gjashtë muajt e ardhshëm mund të humbasin vendin e punës është Greqia me 17%.  Më pas renditet Lituania dhe Qipro me 16%, si dhe Estonia me Letoninë me 15% secila.

Vendet kandidate për t’u anëtarësuar kanë përqindje më të lartë të të anketuarve që janë shprehur të pasigurte për punën e tyre. Maqedonia dhe Serbia, renditet ndër pas Shqipërisë dhe Turqisë për përqindjen më të lartë të të anketuarve që janë përgjigjur që ka gjasa që ta humbasin vendin e punës në gjashtë muajt e ardhshëm. Në të dy këto vende rreth 17% e të anketuarve janë shprehur të pasigurt, njëjtë si në Greqi. Përqindjen më të ulët në rajon e ka Mali i Zi, ku vetëm 14% e të anketuarve janë shprehur se ka gjasa se mund ta humbasin vendin e punës.

Më të pasigurtët, të rinjtë dhe ata që janë në prag të daljes në pension.

Për të rinjtë shqiptarë të moshës 25-34 vjeç, pasiguria se mund të humbasin vendet e punës është e lartë. Rreth 28% e shqiptarëve të kësaj grupmoshe të anketuar nga Komisioni Evropian janë shprehur se kanë gjasa që ta humbasin vendin e punës,  përqindja më e lartë në krahasim me të gjithë vendet e tjera anëtare të BE-së dhe atyre kandidate.

Por, edhe pse vitet e gjata dhe eksperienca në punë duhet t’iu falë një lloj sigurie individëve në prag të moshës së pensionit, në Shqipëri edhe ata janë shprehur të pasigurt. Shqiptarët e moshës 50-64 vjeç janë më të pasigurtët në të gjithë Evropën. Sipas të dhënave të Anketës së Cilësisë se Jetës, rreth 26% e të anketuarve të kësaj grup moshe janë shprehur se ka gjasa që ta humbasin punën në gjashtë muajt në vijim.

Raporti “Cilësia e jetës- publikimi i të dhënave për të nxitur politika më të mira”, është hartuar nga Komisioni Europian dhe në të për herë të parë janë përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Raporti i studimit tregon rezultatet në tre fusha kryesore: cilësia e jetës, cilësia e shoqërisë dhe cilësia e shërbimeve publike.

Anketa Evropiane e Cilësisë së Jetës është një studim unik pan-evropian që shqyrton kushtet e jetës së qytetarëve evropian në lidhje me mirëqenien individuale dhe cilësinë e shoqërisë dhe shërbimeve publike. Ai përfshin tema të tilla si shëndetësia, strehimi, ekuilibri i familjes dhe i punës dhe i jetës, si dhe besimi, pjesëmarrja në shoqëri, përjashtimi social dhe tensionet shoqërore. (Burimi:Monitor)

 

Tags: puneshqiptarette pasigurte

TË LIDHURA

I dënuari Altin Ndoci u arratis nga spitali gjatë mjekimit/ Reagon Drejtoria e Burgjeve
Aktualitet

I dënuari Altin Ndoci u arratis nga spitali gjatë mjekimit/ Reagon Drejtoria e Burgjeve

14:09 | 13/01/2026
Ushtria shpëton 220 dele që rrezikoheshin nga përmbytja e shkaktuar nga vërshimi i Semanit
Aktualitet

Ushtria shpëton 220 dele që rrezikoheshin nga përmbytja e shkaktuar nga vërshimi i Semanit

13:06 | 13/01/2026
Fshatrat e Dimalit nën ujë, rrjedhja e lumit Osum përmbyt serat dhe të mbjellat e fermerëve
Aktualitet

Fshatrat e Dimalit nën ujë, rrjedhja e lumit Osum përmbyt serat dhe të mbjellat e fermerëve

12:55 | 13/01/2026
Next Post
Luan Rama ka dy fjalë për “tradhtarët” e LSI-së: Ata kanë mbetur si minj pas pushtetit

Luan Rama ka dy fjalë për "tradhtarët" e LSI-së: Ata kanë mbetur si minj pas pushtetit

I shan buzët/ Aktorja kapet ‘dhëmbë për dhëmbë’ me ndjekësen: Ku të çalon muhabeti?

I shan buzët/ Aktorja kapet ‘dhëmbë për dhëmbë’ me ndjekësen: Ku të çalon muhabeti?

Dy çerdhe përpihen nga flakët brenda 5 ditëve. Çfarë po ndodh?

Dy çerdhe përpihen nga flakët brenda 5 ditëve. Çfarë po ndodh?







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

I dënuari Altin Ndoci u arratis nga spitali gjatë mjekimit/ Reagon Drejtoria e Burgjeve
Aktualitet

I dënuari Altin Ndoci u arratis nga spitali gjatë mjekimit/ Reagon Drejtoria e Burgjeve

by mirseda
14:09 | 13/01/2026
0

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci nga spitali gjatë kohës që...

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, DATA kur do të konkurrojë Shqipëria

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, DATA kur do të konkurrojë Shqipëria

13:10 | 13/01/2026
Ushtria shpëton 220 dele që rrezikoheshin nga përmbytja e shkaktuar nga vërshimi i Semanit

Ushtria shpëton 220 dele që rrezikoheshin nga përmbytja e shkaktuar nga vërshimi i Semanit

13:06 | 13/01/2026
Protestat antiqeveritare në Iran/ Zyrtari: Numri i viktimave shkon në rreth 2.000 të vrarë

Protestat antiqeveritare në Iran/ Zyrtari: Numri i viktimave shkon në rreth 2.000 të vrarë

13:02 | 13/01/2026
Fshatrat e Dimalit nën ujë, rrjedhja e lumit Osum përmbyt serat dhe të mbjellat e fermerëve

Fshatrat e Dimalit nën ujë, rrjedhja e lumit Osum përmbyt serat dhe të mbjellat e fermerëve

12:55 | 13/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com