Prokurori i Breshias ka drejtuar një operacion kundër një bande italo-shqiptare e cila bënte trafik ndërkombëtar droge. Nga operacioni janë arrestuar 16 persona nga të cilët; 13 kanë qëndruar në burg dhe tre janë lënë në arrest shtëpie, shkruan ilgiorno.it.
Operacioni i madh kundër drogës është hetuar dhe ndjekur në mënyrë të drejtpërdrejt nga Prokuroria e Breshias. Një grup prej njëzet personash, italianë dhe shqiptarësh, të gjithë të hetuar, përdornin një plazh në Kalabri për të kryer trafikun e drogës nga Shqipëria për në Itali.
Karabinierët kapën një ngarkesë prej tre ton marijuanë që vinte me gomone nga brigjet shqiptare. Gjithashtu droga vinte dhe nga Holanda e cila transportohej për në Breshia me makinë.
Ndërkohë që përtej detit kanë ardhur shumë lajme kohët e fundit për arrestime të shqiptarëve në trafikun e drogës. Arrestimi më i bujshëm ishte ai i Moisi Habilajt dhe bandës së tij. Prokuroria italiane publikoi në media përgjimet ndaj Habilajt dhe në skenë del dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri(lajmin e plotë lexoje këtu). Ministri i Brendshëm italian edhi në Shqipëri dhe foli për trafikun e drogës ku dha mesazhin që të arrestohen të paprekshmit që drejtojnë drogën drejt Italisë(lajmin e plotë lexoje këtu). Gjithashtu dy ditë më parë një skaf me drogë u kap në Itali cili vinte nga Shqipëria, në operacion pati dhe shkëmbim zjarri(lajmin e plotë lexoje këtu). Shqiptarët deri tani tregojnë së nuk janë të gatshëm të heqin dorë. TIRANA TODAY