Shqipëria të mërkurën festonte 106 vjetorin e pavarësisë, e cila përkonte edhe me supersfidat e Champions League. Në ndeshjen mes Tottenham dhe Interi e cila u zhvillua në “Wembley” të Anglisë, është shpalosur flamuri shqiptar.
Dihet se Londra ka një numër të lartë emigrantësh dhe dhurata e tyre nuk ka munguar që atje. Në shenjë të kësaj dite është vendosur një flamur kuqezi pas porte, të cilën e mbrojti Hugo Lloris në pjesën e parë dhe Handanovic në të dytën. Kjo nuk është hera e parë që shpaloset flamuri kuqezi në stadiumet më të mëdha në botë. Më qartë duket edhe tek goli i Eriksen: