Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shqiptarët e pinë viagrën e rezistencës

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Shqiptarët e pinë viagrën e rezistencës

Nga Andi Bushati:

Të yshtur nga shakaja dy kuptimshe e Edi Ramës se “shqiparëve nuk ju ngrihet”, një pjesë e kritikëve të qeverisë kanë qenë, për muaj me radhë, të shqetësuar se mos fibra e rezistencës civile në vend është zbehur.

Sa e sa herë, ne, që mbështetëm rrugën radikale të opozitës, djegjen e mandateve dhe më pas bojkotimin e zgjedhjeve, kemi dëgjuar dilemën se mos kjo ishte një zgjedhje e gabuar, se mos do të çonte në instalimin përfundimtar të një regjimi, se i gjithë ky aksion nuk kishte kuptim me një popull apatik, se beteja për të rrefuzuar letargjinë mund të përfundonte me një katastrofë.

Të gjithë ata që patën këtë mëdyshje e morën përgjigjen në 30 qershor. Këtë të dielë shqiptarët u dyndën drejt plazheve. Ata i rrefuzuan kutitë farsë të Edi Ramës. Edhe të tjerët, që u varfëruan gjatë pushtetit të tij dhe nuk patën mundësinë monetare për këtë radikalizëm shik, nuk denjuan të dalin nga hija e shtëpive për t’u zhuritur në vapërn përvëluese të një bande që i vret dhe i vjedh.

Edhe sikur të mbyllim sytë përpara numrit të votuesve, që nuk korespondon me fletët që gjenden në kuti; sikur të mos i llogarisim ato që u shtuan pas orës 19 00; sikur të refuzojmë të besojmë në manipulim; sikur t’i marrim të mirqenë “zgjedhësit” e asaj partisë që u themelua dy ditë para fillimit të “garës”; pra edhe sikur ti pranojmë të gjitha këto, rezultati është sërish fantastik.

Këtë e dëshmon shifra maksimale që po deklamon vetë rilindja. Gati me ankth të gjithë mbështetësit e Ramës po brohorasin se ata kanë ruajtur pak a shumë 768 mijë votuesit e zgjedhjeve të mëpërparshme.

Po a duhet konsideruar kjo një fitore?

E tillë jo e jo, por ajo nuk mund të përbëjë as një gushëllim. Kjo për faktin e thjeshtë se kryeministri vuri një bast të madh. Ai organizoi një parodi moniste-, ato votime që OSBE-ODHIRI i konsideroi si privim të qytetarëve nga e drejta e zgjedhjes-, duke u nisur nga premisa se populli opozitar nuk do i bindej liderve të tij.

Për javë e javë me radhë, Edi Rama propogandoi se edhe ata që nuk e donin atë edhe ata që kërkonin t’a largonin një orë e më parë, nuk ishin me Lulin dhe Monikën, Ilirin dhe Saliun.

Në këtë rulet ai vendosi fatin e votimeve shqiptare, duke u justifikuar se nuk mund ti mbante peng për tekat e një grushti njerëzish.

30 qershori tregoi të kundërtën. Ai dëshmoi jo vetëm se opozita ishte kompakte në ruajtjen e votës së saj, por rrefuzimi që iu bë këtij rregjimi, ishte plebishitar, shumë më i madh sesa hambari i zakonshëm i PD-së dhe LSI-së.

Prandaj edhe sikur ta marrim të mirqenë shifrën e manipuluar të Edi Ramës, në rastin më të mire, ajo tregon se këto qenë votimet e një partie. Pra, votime moniste që nuk i njohu asnjë shqiptar me ngjyrë, besim dhe bindje tjetër.

Po të shkojmë pastaj më thellë dhe të shohim numrin diskret të votave të pavlefshme, do të zbulojmë një përmasë tjetër të rebelimit të heshtur. Do të zbulojmë të gjithë ata punonjës të administratës publike, që u kërcënuan, u shantazhuan me bukën e fëmijve, u detyruan të fotografojnë vizat mbi gishta dhe ti postojnë në rrjetet sociale, por, në fund, u hakmorrën duke duke prishur fletët e votimit, duke i bërë ato të pavlefshme, ose në rastet më kreative, zhgaravitën aty hakmarrjen e pafuqisë së tyre.

Të gjithë së bashku, sejcili në mënyrën e vet, ata u treguan të qartë dhe të vendosur. Ata nuk u gënjyen për asnjë çast nga mashtrimet bajate, se ky qe një konspiracion që po financohej nga armiqtë e Shqipërisë. Ata i përbuzën argumentat mjerane se po minohej reforma në drejtësi, se po pengoheshin negociatat, se pas perdes fshihej Putini, se këto « zgjedhje » i kërkonte Amerika.

Ata i rrefuzuan me neveri kërkesat e gallofëve stabilokratë që nga lokali Broshardt e deri tek atlantiku Palmer, duke mos pranuar të vendosen në rolin e bagëtive që kërkojnë bariun.

Shkurt, në 30 qershor, shqiptarët treguan masivisht se dinë të bëhen pjesë e revoltës qytetare. Edhe ata që nuk kanë besim për të vajtur në protestat e Bashës dhe Kryemadhit, edhe ata që nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë të hedhin molotovë për llogari të tyre, dëshmuan se kanë një pikë të përbashkët: përbuzjen dhe rrefuzmimin ndaj TiRamisë.

Ndryshe nga dyshimet e mëparshme, ata demostruan se “i’u ngrihet”, se e kanë pirë viagrën e rebelimit, për të shkalafitur çdo baxhellë që u del përpara.

Tags: ANDI BUSHATIEditorialshqiptaretviagren e rezistences

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
“Shpirti im e di se ç’kam hequr”/ Meta lexon mesazhin e Ramës: Ja çfarë më shkroi

“Shpirti im e di se ç’kam hequr”/ Meta lexon mesazhin e Ramës: Ja çfarë më shkroi

Meta flet për “PPPd”, grupin e strukturuar që do të kapë shtetin

Meta flet për “PPPd”, grupin e strukturuar që do të kapë shtetin

Lleshaj vlerëson punën e policisë: Nuk lejuan kaosin dhe përçarjen

Lleshaj vlerëson punën e policisë: Nuk lejuan kaosin dhe përçarjen







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com