Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

“Shqiptarët do jenë gjithmonë e më pak, më të ndrydhur në territor e në shtet”

7 vjet ago
in Të Gjitha
“Shqiptarët do jenë gjithmonë e më pak, më të ndrydhur në territor e në shtet”

Nga Elvis Hoxha/ I nderuar bashkëqytetar, Ne kemi kaluar gjithnjë jo nëpër histori armiqësore, por nëpër epoka të tradhtisë së vetes. Shqipëria e sotme, në të gjitha format e saj është ajo çka mbetet. Siç duket, cdo brez shqiptarësh do të jetë dëshmitar i një Shqipërie gjithnjë e më të vogël, çdo brez do të jetë mbartës i një shprese gjithnjë e më të pakët.

Nuk është se do i them gjërat më mirë se të tjerët. Ne e përsërisim stërmundimin tonë, por asgjë nuk ka lëvizur në aspektin e themelimit politik të popullit. Në këto ditë, pa asnjë arsye shoqërore, pa asnjë qëllim drejtësie, bëhet plan qeveritar shembja e gjurmës më të vjetër të një teatri që është ndërtuar në historinë e vijueshme të shtetimeve shqiptare, i pari teatër kombëtar, vendi i një sasie ngjarjesh dhe mase krijimtarie në shtetformimin tonë. Do të thotë se në formë qeveritare, bëhet plani të zhduket gjurma më e vjetër e shtetformimit në lidhje me artin. Dhe kjo me bashkëpunimin edhe të ca njerëzve që e quajnë veten artistë.

Moskrijimi i popullit i dashur mik qëndron pikërisht në të jetuarin edhe të arteve edhe të shkencës si mbijetesë. Ne kemi plot persona që i thonë vetes akademikë, por ne nuk kemi Akademi. Ne kemi plot që i thonë vetes artistë dhe kanë jetuar me buxhete të dhëna për artin, por po e mbështesin qeverinë kur thotë se nuk ka buxhet për institucionet e artit. Ne kemi shumë pedagogë dhe studentë, por komunitete të natyrës universitare nuk kemi. Pra ne e jetojmë çdo përpjekje krijimtare njerëzore si një aftësi të importuar e që na shërben vetëm për të mbijetuar. Ne i marrim me qira aftësitë e artit, shkencës, zejes, si dhe titujt që shkojnë me to, jo për të jetuar përkatësitë e pavdekshme të tyre me njerëzimin, por vetëm për të mashtruar vetë aftësitë e njeriut.

Sepse nuk kemi shpresë se mund të bëjmë realisht, këtu, shkencë dhe art. Prej ku dhe sjellja jonë me pronën publike. Aftësitë e krijimtarisë janë publike. Kur i tradhtojmë ato, kemi themeluar sjelljen tonë hajdute në lidhje me pronën publike. Sepse po tradhtuam pjesën publike të vetes, aftësitë e artit dhe të shkencës, si mendoni se mund të respektojmë vendet e publikimit të këtyre aftësive? Së dyti, prej këtej rrjedh edhe dëshira për të ikur që këtu. Sepse atdheu është vendi më i menjëhershëm dhe më i domosdoshëm i shfaqjes publike të vetes, pra dhe i përkatësisë së pavdekshme me njerëzimin. Këto që po them në ditët e sotme të cinizmit tregtar quhen romantizma. Sepse cinizmi ka nevojë ta hedhë artin e shkencën nëpër vende të pasigurta dhe të përfitojë prej tij në mënyrën më jocilësore.

Kështu që njerëzit të lodhur prej sjelljes së tyre as kolektive e as cilësore, prej të jetuarit privat, do të largohen një ditë të gjithë. Ne do jemi gjithnë e më pak, më të ndrydhur në territor e në shtet. Të gjithë do të mbrojnë ndonjë ideologji të përkohshme dhe jo imanente dhe kur të kenë bërë dëmin, do të ikin. Më habit, për shembull, që nuk krijohet një qëndrim unik në lidhje me teatrin, pasi shumë votues të PD-së duan më shumë PD-në se sa Teatrin, deputetët dhe votuesit e PS-së do të përpiqen t’i pëlqejnë më shumë udhëheqësit të tyre se sa veprimtarisë, kategorisë, fakultetit dhe institucionit të artit. Në këtë mënyrë këta votues kanë marrë pjesë e do të marrin pjesë në shkatërrim. Ne nuk e shpikëm këtë formën tonë të pluralizmit për të zhvilluar demokracinë, por për të vrarë shpresën. Ne i importojmë gjërat për të vërtetuar se asgjë nuk na bën dot popull politik. A thua se detyra jonë e vetme si bashkësi njerëzore është të vërtetojmë se asnjë formulë që zbatohet diku tjetër nuk është e mundur te ne.

Teatri Kombëtar ishte arsyeja më e mirë për të krijuar një perceptim të domosdoshëm politik. Kishim mundësinë të bëheshim të gjithë shtetformues. Por ne pamë mediat që heshtën ose prodhuan fake news tërë kohës, ne pamë kryeministrin dhe kryetarin e bashkisë që me arrogancën e tyre shkatërronin natyrën politike të qytetit, ne pamë opozitën që heshti gjatë. Dhe sot e lëmë Teatrin Kombëtar në dorë të një parlamenti rastësor, të një politike që nuk ka qenë kurrë publike, të një populli që individualisht do të largohet që këtu. Jemi ndoshta në nivelin publik më të ulët të parë ndonjëherë, jemi popull sekret. Por publikja dhe kombëtarja nuk është objekt i rastësores, por i besimit e besnikërisë. Me një parlament rastësor, më parti biznesore, kombëtarja nuk ka se si të lulëzojë./mekulipress/

Tags: do jenëe më pakgjithmonendrydhurshqiptaretshtetterritor

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Ronaldo kërkon shtëpi në Torino?! Ja arsyet që e “dëbuan” nga Madridi

Ronaldo kërkon shtëpi në Torino?! Ja arsyet që e “dëbuan” nga Madridi

Pas Ronaldos, një legjendë tjetër largohet nga Madridi

Pas Ronaldos, një legjendë tjetër largohet nga Madridi

Tërmetet që shkatërruan Shqipërinë, njihuni me katastrofën njerëzore të viteve 1905 dhe 1967

Tërmetet që shkatërruan Shqipërinë, njihuni me katastrofën njerëzore të viteve 1905 dhe 1967

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Erdogan: Nuk do të lejojmë që “terroristët” ta copëtojnë Sirinë si në të kaluarën
Bota

Erdogan: Nuk do të lejojmë që “terroristët” ta copëtojnë Sirinë si në të kaluarën

by mirseda
16:20 | 01/10/2025
0

Turqia nuk do të lejojë copëtimin e Sirisë apo shkeljen e integritetit të saj territorial, nëse dështojnë...

Presidenti Begaj dekreton datën 9 nëntor për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë dhe 5 bashki të tjera

Presidenti Begaj dekreton datën 9 nëntor për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë dhe 5 bashki të tjera

16:08 | 01/10/2025
Përfshihet nga flakët një autobus në Kukës, shkaktohen dëme materiale

Përfshihet nga flakët një autobus në Kukës, shkaktohen dëme materiale

15:08 | 01/10/2025
Rezultuan me pesticide të ndaluara, Kroacia bllokon një sasi të madhe specash djegës nga Shqipëria

Rezultuan me pesticide të ndaluara, Kroacia bllokon një sasi të madhe specash djegës nga Shqipëria

14:36 | 01/10/2025
Hamasi kërkon ndryshime në planin e Trump, ndasi brenda grupit palestinez

Hamasi kërkon ndryshime në planin e Trump, ndasi brenda grupit palestinez

14:16 | 01/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com