Të dhëna kontradiktore po jepen në këto orë ankthi që po përjeton Greqia. Mes viktimave rapotohet edhe për shqiptarë. Viktima dhe banesa të shkrumbuara është pasqyra e përgjithshme të asaj që të ofron Greqia.
https://tiranatoday.com/kam-pare-masaker-me-sy-13-shqiptare-te-lenduar-dyshohet-per-nje-te-vdekur-nga-tepelena/
Dyshohet se në mesin e viktimave janë edhe pesë shqiptarë, mes të cilëve tre burra dhe dy fëmijë, raporton “BalkanWeb”.
Tre burrat shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, janë djegur në një restorant, teksa ishin të punësuar aty. Gjithashtu mësohet se janë djegur edhe disa shtëpi të shqiptarëve ne Greqi.
Ende nuk ka konfirmim zyrtar për shqiptarët që kanë humbur jetën.