Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shqiptarët braktisin vendin, qeveria e gjen zgjidhjen: Do marrim të huaj!

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Shqiptarët braktisin vendin, qeveria e gjen zgjidhjen: Do marrim të huaj!
Kur debati për largimin e profesionistëve jashtë Shqipërisë dhe efektet e emigracionit po bëhen gjithmonë e më të shpeshta qeveria ka nxjerrë për konsultim strategjinë kombëtare për qeverisjen e migracionit dhe planin e veprimit duke parashikuar një seri masash.

Mes disa sferave që përcaktojnë politikat që duhet të ndërmerren është parashikuar edhe sfera 3 e cila i dedikohet politikave të efektshme të migracionit për motive punësimi dhe ndikimi i rritur pozitiv i migracionit tek zhvillimi kombëtar/lokal. Në pjesën e politikave të efektshme të migracionit për efekte pozitive është parashikuar edhe një pikë që nënvizon kuadrin e politikave të efektshme të migracionit për efekte të punësimit.

Duke analizuar disa prej tyre strategjia çon vëmendjen edhe tek ndryshimi i qëndrimit që vendi ynë ka ndaj të punësuarve të huaj. Madje strategjia nënvizon se qasja në të ardhmen e afërt duhet të jetë e ngjashme me vendet fqinje sot pjesë e BE që për sektorë të caktuar dhe në bazë të kërkesës së tregut bëjnë punësime me kontrata afatgjata për të huajt.

“Shqipëria ka një sistem kuotash për menaxhimin e imigracionit të punës, i cili synon të përcaktojë aktivitetet dhe profesionet për të cilat lejohet punësimi, si dhe numri i lejeve të punës. Procesi i përcaktimit të kuotave vjetore për punësimin e imigrantëve varet shumë nga prioritetet e politikave të migracionit dhe nga situata e ndryshueshme në tregun e punës (sidomos në lidhje me punësimin sezonal). Ky proces ka pasur një efekt të kufizuar dhe duhet të rishikohet për të reaguar më mirë ndaj nevojave të tregut të punës, sidomos në sektorët me mungesë të aftësive. Për më tepër, në të ardhmen e afërt, Shqipëria, njësoj si shumë vende fqinje të BE-së, do të duhet të marrë në konsideratë ofrimin e skemave specifike për tërheqjen e profesionistëve të huaj dhe punëtorëve të kualifikuar në sektorët me kërkesë të lartë, përfshi këtu edhe kombinimin e lejes afat-gjatë të qëndrimit dhe të punësimit” thuhet në strategji.

Dokumenti vlerëson se duhet të ketë një analizë më të mirë të migracionit për të parë ndikimin në tregun e punës të tij, flukset migratore si dhe vëllimin dhe strukturën e fuqisë punëtore që më pas do të përcaktojë nevojën për fuqi punëtore të huaj.

“Një politikë e ardhshme e mirë për migracionin për motive punësimi do të kërkojë që nevojat e migracionit për punë të monitorohen dhe të parashikohen rregullisht. Vlerësimet e rregullta të ndikimit aktual dhe të ardhshëm të flukseve migratore mbi vëllimin dhe strukturën e fuqisë punëtore kombëtare, së bashku me vlerësimet e ndikimit të migracionit në tregjet kombëtare dhe rajonale të punës, do të duhen për të përcaktuar politikën e migracionit për motive punësimi dhe nevojën për fuqi punëtore të huaj. Njësoj si në vendet e BE-së, ky proces do të kërkojë kapacitete të mira nga institucionet përkatëse të Qeverisë Shqiptare për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave për migracionin për motive punësimi dhe përdorimin e projeksioneve të migracionit, për të zhvilluar politika afatgjata të migracionit për motive punësimi” nënvizon strategjia.

Një tjetër masë e propozuar sjell në vëmendje identifikimin, përmes anketimeve për aftësitë dhe kualifikimet, të disa prej barrierave dhe mundësive për integrimin e migrantëve të mundshëm dhe të të kthyerve në tregun e punës në Shqipëri. Po kështu dhënien e stimujve si përjashtimi nga taksat e përkohshme si dhe krijimi i një fondi bursash për studime të mëtejshme jashtë vendit dhe pjesëmarrja në programet e shkëmbimit me kusht detyrimin e kthimit. /Monitor/

Tags: BraktisingjenhuajmarrimQeveriashqiptaretvendinZgjidhjen

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Rindërtojmë falas shtëpitë, rifinancim për bagëtitë e humbura
Aktualitet

Dëmet nga zjarret, Rama: Rindërtojmë falas shtëpitë, rifinancim për bagëtitë e humbura

20:29 | 15/08/2025
Plago*ja e 27-vjeçarit në Korçë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policia rrethon zonën
Aktualitet

Plago*ja e 27-vjeçarit në Korçë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policia rrethon zonën

20:03 | 15/08/2025
Tirana lëkundet sërish nga tërmeti, ja sa ishte magnituda këtë herë
Aktualitet

Tirana lëkundet sërish nga tërmeti, ja sa ishte magnituda këtë herë

18:45 | 15/08/2025
Next Post
Nis sot në Argjentinë Samiti i G20, çështjet e nxehta që pritet të diskutohen

Nis sot në Argjentinë Samiti i G20, çështjet e nxehta që pritet të diskutohen

Burrë e grua u gjetën pa jetë mes rrugës, policia: U hodhën nga kati i 6-të

Çifti i të moshuarve ra nga kati i gjashtë, dyshohet se burri…

Digjen tre makina, ngjarja në lagjen “Rus” të Shkodrës

Digjen tre makina, ngjarja në lagjen "Rus" të Shkodrës

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

“Në kërkim të paqes”, brenda sallës ku po takohen Trump e Putin. Kujt i bërtet Presidenti rus?
Bota

“Në kërkim të paqes”, brenda sallës ku po takohen Trump e Putin. Kujt i bërtet Presidenti rus?

by mirseda
22:12 | 15/08/2025
0

Një foto ka zbuluar detaje të reja nga vendi se ku do të mbahet takimi me presidentëve...

Pa u ulur mirë në Alaskë, gazetarët pyetën Putinin: “A do t’i ndaloni vrasjet e civilëve?” – Presidenti rus reagoi

Pa u ulur mirë në Alaskë, gazetarët pyetën Putinin: “A do t’i ndaloni vrasjet e civilëve?” – Presidenti rus reagoi

21:55 | 15/08/2025
PO NDODH/ Samiti historik në Anchorage: Trump dhe Putin nën fluturimin e avionëve luftarakë amerikanë

PO NDODH/ Samiti historik në Anchorage: Trump dhe Putin nën fluturimin e avionëve luftarakë amerikanë

21:30 | 15/08/2025
Putin zbarkon në Alaska, 30 minuta pas Donald Trump. SHBA tregon forcën ushtarake

Putin zbarkon në Alaska, 30 minuta pas Donald Trump. SHBA tregon forcën ushtarake

21:07 | 15/08/2025
Trump zbarkon i pari në Alaska, Shtëpia e Bardhë: Nuk do të ketë takim kokë më kokë me Putin

Trump zbarkon i pari në Alaska, Shtëpia e Bardhë: Nuk do të ketë takim kokë më kokë me Putin

20:53 | 15/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com