Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Shqiponja”/ E quajti vulgare, Zheji i kthehet Ramës: Mos e tall e mos e pshurr se…

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Shqiponja”/ E quajti vulgare, Zheji i kthehet Ramës: Mos e tall e mos e pshurr se…

Heqja e simbolit të 100-vjetorit të Pavarësisë nga rrethrrotullimi i Doganës, ka shkaktuar debate të shumta. Simboli i Shqiponjës u vendos nga Partia Demokratike, asokohe në pushtet, ndërsa u hoq së fundmi nga Bashkia e Tiranës, që drejtohet nga Veliaj i PS-së.

Ditën e djeshme kanë ‘plasur’ komentet dhe replikat në distancë mes të djathtëve dhe kryeministrit Rama lidhur me këtë simbol. Rama në fakt nuk është kursyer aspak, teksa arriti deri aty sa e quajti këtë simbol një ‘vulgaritet’.

“Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund”, shkruante Rama në Twitter, që siç duket e kishte shqetësuar shumë kjo simbolikë e 100-vjetorit të Pavarësisë.

Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund? pic.twitter.com/mMfnEa9US2

— Edi Rama (@ediramaal) November 11, 2018

Teksa Shqiponja është hequr tashmë nga Bashkia, pasi do të ndërtohet një mbikalim që supozohet të zgjidhë problemin e trafikut, ajo vijon të jetë objekt diskutimi.

Është analisti Artur Zheji ai që i është kthyer Ramës, duke e pyetur nëse ai ka kandiduar për stilist të Kombit, që arrin të bëjë komente të tilla.

Më poshtë analiza e Zhejit:

Po shkon drejt kulmit të arrogancës verbale dhe jo vetëm ky zoti Ramë, Bilbil Gjyzari, tani na rrëfen, na shtrëngon dhe na imponon edhe shijet, edhe ngjyrat, edhe se si duhet të na pëlqejë apo të mos na pëlqejë, ajo që na rrethon, në ngjyrë, formë apo në lartësi.

Të gjithë menduam se simboli i Shqiponjës në rrethrrotullimin e Tiranës, u lëviz vendit sepse filluan punimet për nënkalimet dhe mbikalimet e nevojshme, që duhen shtuar nga të gjitha hyrjet e kryeqytetit, ku nuk ka trena dhe metro.

Mirëpo zoti Ramë, s’të lë rehat, përpos video ripërtypjeve e tij, që na i shet për videozhurnalle, plot shtjella, të pështjella dhe të vjella për gjithëkënd, por na thotë dhe na zbulon se, edhe Shqiponja e bronxit, që u ngrit aty për 100 vjetorin e Pavarsisë, paskësh qenë një simbol mediokriteti.

Tani pra, Ramë kryeministri, apo Ramua si Rambua, me fadromë dhe vinç, shfaqet edhe si mësues pikture dhe si mësues të estetikës së përgjithshëm të popullit, si dajë Enverua dikur, që paskësh qenë adhurimi i fshehtë, i Ramë, Ramos, Ramo Ramadanit, Ramo Kadriut, mendje turbulltit e befas, edhe mendje çilimiut…

Ka ca kohë, që ka humbur çdo qasje serioze prej politikani ky Ramua kryehudhraxhiu, saqë nuk ndan dot më kafenenë, pijetoren dhe qebabtoren, nga foltorja e kryeministrisë…

Dhe po rrëshqet pa frena drejt qesharakes me këto videomonologët argëtues dhe me këto statueset, që fyejnë pa teklif simbolet kombëtare.

Sepse ajo kulla yte falike dhe antipatike në Korçë është krejt mjerane dhe ka “0” pëlqyeshmëri dhe as krahasohet më Shqiponjën që paske hequr, edhe me mllef estetik, meqë shyqyr erdhi rasti.

Mblidh veten zoti KM, se nuk të duam aspak qesharak për besë!

Ngrysi pak buçkat e faqeve, vrenjti pak vetullat, kthjellohu dhe rishkruaji e mendoi më parë, fjalët e kakardhosura fyese për gjithkënd, që nxjerr vend e pa vend, se ke krijuar përnjimend, një inflacion të bezdishshëm dhe je, ashtu si je, kryeministri ynë, që përfaqson edhe për ca kohë Shqipërinë.

Thirri modestisë dhe thjeshtësisë, se ke shumë nevojë, ashtu si edhe ne kemi nevojë,  të përballemi, atëhere kur lypset të përballemi,  me një kryeministër të gabueshëm, por serioz sidoqoftë!

Boll fyeve këtë popull mjeran, me gjykime nga lart poshtë, se ky milet i katundit tonë, të dha me bollëk, dashuri dhe lavdi, në vend të varfërisë dhe vetmisë së skajshme prej bohemi, që jetove e përjetove në Paris, ku ece, ashtu si ece, veç me këmbët e tua, të gjata, por që të dridheshin nga pasiguria…

Mos fyej pordhërisht të varfërit, të diturit e të paditurit e këtij vendi, as fshatarët dhe katundarët e katundit tonë, që u ha bukën dhe u pi verën, mos e përmbys kupën, se të vret Zoti!

Shqiponja ishte, është dhe do të jetë e bukur dhe e madhërishme! Mos e tall dhe mos e pshurr, se stë ka hije!

Ke plot vullnetarë në oborrin kryeministror, që të shndrrohen në uturak sa herë që të vjen, në mënyrë të papërmbajtshme ajo nevojë…

Tags: artur zhejidoganaedi ramashqiponja

TË LIDHURA

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’
Politikë

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet
Aktualitet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua
Aktualitet

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Next Post
Protestuesit hedhin vezë në drejtim të Bashkisë: “1 vit me qira, këto shkërd**ta mbajnë dashnoret”

Protestuesit hedhin vezë në drejtim të Bashkisë: "1 vit me qira, këto shkërd**ta mbajnë dashnoret"

“Shqiponja” mollë sherri, Rama nuk ia përton PD-së

“Shqiponja” mollë sherri, Rama nuk ia përton PD-së

India do ndërtojë impiantin fotovoltaik në Vlorë, investimi 70 mln euro

India do ndërtojë impiantin fotovoltaik në Vlorë, investimi 70 mln euro







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com