Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shqipërisë i mungojnë instrumentet për të zgjidhur krizat politike

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Po reformës në drejtësi, po qeverisë tranzitore e reformës politike

Nga: Ervis Iljazaj

Kriza politike e stërgjatur shqiptare, ndër të tjera, tregoi një gjë shumë thelbësore. Faktoi që sistemi dhe forma e demokracisë që kemi aktualisht, është një sistem në krizë të plotë, dhe që duhet rindërtuar totalisht nga e para, madje më shumë se kaq. Ky është një sistem që prodhon kriza ciklike të vashdueshme.

Kjo nuk është hera e parë që gjendemi në këtë situatë, por është një gjendje tashmë e zakonshme për politikën. Në këtë kuptim, sistemi politiko-kushtetues që kemi nuk është në gjendje të zgjidhë kriza të tilla, sepse i mungojnë mekanizmat përkatës dhe të domosdoshëm.

Përshembull, në këtë moment nuk ekziston asnjë forcë institucionale apo politike jashtë vullnetit të Ramës dhe Bashës, që mund të zgjidhë këtë krizë. Nëse faktorët politikë kanë vullnetin të zgjidhin ngërçin politik e arrijnë atë, nëse nuk kanë, vendi vazhdon të futet në kriza të vazhdueshme.

Mirëpo, kjo nuk është një demokraci funksionale. Vazhdimësia dhe funksionimi i rendit kushtetues nuk duhet të varet nga vullneti politik i njerëzve të caktuar, por nga mekanizmat që ai ka në dispozicion në këto raste. Mekanizmat të cilat, rendit kushtetues shqiptar i mungojnë.

Edhe në vendet e tjera, qofshin ato vende me demokraci të zhvilluara, politika ka krizat dhe konfliktualitetin e saj. Sepse vetë natyra e saj është konfliktuale. Por, krizat politike në këto vende nuk kanë pasojat që prodhohen në Shqipëri. Për arsyen se krizave politike në vendet demokratike i japin zgjidhje institucionet e pavaruara. Ndërsa këtu te ne, kur politika është në krizë, dhe institucionet futen në krizë, shenjë e qartë e mosfunksionimit të tyre.

Për këtë arsye, ajo që na duhet është një formë tjetër qeverisëse dhe demokratike. E thënë ndryshe, i gjithë sistemi politiko-kushtetues shqiptar duhet të rikonceptohet nga e para. Gjë e cila bëhet vetëm nëpërmjet disa reformave të mëdha që janë të vetmet që mund të fusin në një normalitet demokracinë shqiptare.

Si përshembull, problemi më i madh që kemi në këto momente është kriza e përfaqësimit politik. Jo vetëm për arsyen se mungojnë disa deputetë në parlamentin e Shqipërisë, por për faktin se instrumenti i demokracisë direkte siç është sistemi zgjedhor ka defekte të mëdha dhe deformon raportin zgjedhës-qeveri-parlament.

Ndoshta ende jemi duke vuajtur pasojat e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, të cilat u vërtetua se janë në bazë të të gjitha krizave politike që kemi kaluar që nga ai moment i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, të cilat u vërtetua se janë në bazë të të gjitha krizave politike që kemi kaluar që nga ai moment, e deri më sot.

Po ashtu, duke qenë se partitë politike janë në themel të funksionimit të rendit kushtetues, ka nevojë urgjente për të reformuar funksionimin, organizimin dhe financimin e tyre.

Kur është ndërtuar Kushtetuta e Shqipërisë, ka pasur parasysh një model partie të caktuar. Model i cili është trasformuar totalisht, dhe ka bërë që i gjithë rendi kushtetues të bjerë. Model që ka personalizuar fortë jetën politike dhe garën demokratike. Në këtë kuptim, modeli i partive që kemi aktualisht shkon kundër filozofisë origjinale të Kushtetutës tonë. Prandaj, edhe ato kërkojnë një reformë të thellë.

Këto janë vetëm dy reforma që duhen bërë në mënyrë urgjente, por nuk janë të vetmet. E rëndësishme është të kuptohet se kriza që po kalojmë në këto momente, është një krizë e cila ka ardhur si pasoje e këtij sistemi, dhe kësaj forme demokracie. Dhe që duhet rikonceptuar e gjitha nga e para, me qëllimin ndërtimin e një shteti funksional, të paktën për parimet bazë të tij. Siç është aktualisht, natyra e demokracisë shqiptare mund të konsiderohet totalisht e dështuar, dhe nëse nuk e ndryshojmë, do të vazhdojë edhe për shumë kohë me probleme të tilla. /Gazeta Liberale

 

 

Tags: ervis iljazajkriza politikeshqiperia

TË LIDHURA

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Ikën vapa, nesër priten reshje të dobëta

Ikën vapa, nesër priten reshje të dobëta

Zgjedhjet janë një shans i ri për Britaninë e Madhe

Zgjedhjet janë një shans i ri për Britaninë e Madhe

“Më ka torturuar”, ish-partnerja përballet ‘live’ me prindërit e 28-vjeçarit

"Më ka torturuar", ish-partnerja përballet 'live' me prindërit e 28-vjeçarit







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com