Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Shqipërinë nuk e pyet askush, Serbia gati të shkëmbejë territor me Kosovën”

8 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
“Shqipërinë nuk e pyet askush, Serbia gati të shkëmbejë territor me Kosovën”

Titulli është alarmues. Edhe vendi është zgjedhur me qëllim. Instituti Amerikan i Paqes, USIP, ndodhet përballë Departamentit të Shtetit, pra është sikur t’u thuash zyrtarëve ulur në karriget e zyrave në anën tjetër të rrugës: hej, koha nuk pret sepse Ballkani Perëndimor është kthyer sërish në rajon me stanjacion dhe destabilitet për shkak të qeverisjes së dobët, ndikimeve nga jashtë dhe marrëdhënieve të tensionuara etnike e midis shteteve.Raporti i shkruar për dy organizata amerikane të fokusuara në konfliktet ndërkombëtare, Institutin EastWest dhe Komitetin Nacional për Politikën e Jashtme amerikane, thekson nevojën imediate që Amerika dhe Bashkimi Evropian të veprojnë për të penguar destabilizimin dhe shpërthimin e mundshëm të dhunës në Ballkan.

Autorët Thomas Graham, Jonathan Levitsky, Cameron Munter, Frank G. Wisner mendojnë se SHBA dhe EU duhet të përmirësojnë strategjinë dhe të rigjallërojnë parnteritetin.

Koha nuk pret

Ambasadori Wisner është i shqetësuar për situatën në rajon. Progresi ka ngecur, në disa raste situata është përkeqësuar. Njerëzit duhet të tregojnë më shumë kujdes për situatën aktuale, sepse koha nuk pret. “Mënyra se si duhet vepruar me situatën në Ballkanin perëndimor njihet prej ne të gjithëve: integrimi gradual në NATO dhe BE”.

Ky vit është i rëndësishëm për Ballkanin me takimet e nivelit të lartë të BE-së, të NATO-s. Vendeve duhet t’u ofrohet një rrugë e besueshme dhe e arritshme e anëtarësimit në instuticionet transatlantike. “Kjo rrugë nuk shihet ende,” thotë Wisner.

BE-ja mbetet primare, roli i Amerikës është ai i katalizatorit. Ballkani është pjesë e Evropës dhe një Evropë e lirë dhe e plotë përmban edhe Ballkanin.

Vëmendje urgjente

Vendi që kërkon urgjentisht më shumë vëmendje është Bosnjë-Hercegovina. Dhe për Bosnjën u fol shumë. Po ashtu për Kosovën, ku u theksua nevoja e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, i cili duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia. NATO duhet të ndihmojë Kosovën të ngrejë forcën e armatosur dhe KFOR duhet të qëndrojë në Kosovë. “Por, një bazë e përhershme e NATO-s ose SHBA-së në rajon do provokonte pa nevojë Serbinë dhe Rusinë”, thuhet në raport.

Këmbim territoresh Kosovë – Serbi?

Nga salla u shtrua pyetja për idenë e këmbimit të territoreve Kosovë – Serbi. Ambasadori Wisner, pranon që kjo ide është hedhur prej presidentit serb. “Nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të japim përgjigje me kujdes. Ideja e këmbimit të territoreve është një ide, së cilës nuk i ka ardhur koha ende. Dhe unë nuk mendoj se do t’i vijë koha tani shpejt. Ka shumë çështje të tjera që duhen zgjidhur… Si për shembull Asociacioni i komunave serbe.”

Për drejtorin e Institutit EastWest, Cameron Munter, “edhe marrëdhëniet ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë luajnë një rol. Po ashtu krijimi i besimit social tek njerëzit.”

Shqipërinë nuk e përmendi kërkush në takim, as nga folësit, as nga publiku. Por raporti sugjeron se formula për Shqipërinë është nxitja e reformave. “Kandidate që më 2014 për pranim në BE, Shqipëria ka pasur vështirësi në zbatimin e reformave për fillimin e negociatave. SHBA duhet ta inkurajojë Shqipërinë për të shfrytëzuar shancin e ofruar për hapjen e negociatave”, thuhet në të.

Maqedonia me lajme të mira dhe jo të mira

Për Maqedoninë prioritet duhet të jetë pranimi në NATO dhe në BE. “Amerika duhet të shfrytëzojë ndikimin që ka në nivelet më të larta të Maqedonisë dhe Greqisë, për të theksuar rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së emrit. Duke bërë bilancin e bisedimeve Maqedoni – Greqi ambasadori Wisner numëron lajmet e mira dhe ato jo të mira:”Sot, numri i çështjeve që duhet të zgjidhen midis Shkupit dhe qeverisë greke, është ulur shumë. Atmosfera e dialogut midis palëve është shumë e ngrohtë. Kryeministrat dhe ministrat e të dy vendeve merren vesh mirë. Ekziston mundësia që të gjendet zgjidhja. Por, duhen javë, për të mos thënë muaj të tërë deri sa palët të kenë pranuar një zgjidhje politike, e cila duhet zbatuar më pas.”

Plani që kanë diplomatët është ta bindin presidentin Trump se “Ballkani është i rëndësishëm”./DW/

Tags: askushgatiKosovënSerbiashkëmbejëShqipërinëterritor

TË LIDHURA

Ministrja Kumbaro: Në shtator nis zbatimi i kurrikulës së re me 171 tekste për klasat e para,
Aktualitet

Ministrja Kumbaro: Në shtator nis zbatimi i kurrikulës së re me 171 tekste për klasat e para,

13:55 | 16/02/2026
Prefekti Hajdari pret në takim drejtuesin e “Koha Jonë”, Nikoll Lesi: Fokus integrimi me median
Aktualitet

Prefekti Hajdari pret në takim drejtuesin e “Koha Jonë”, Nikoll Lesi: Fokus integrimi me median

11:51 | 16/02/2026
Vizita zyrtare e Ramës në Kosovë, kryeministri do takohet me Presidenten Osmani dhe me Albin Kurtin
Aktualitet

Vizita zyrtare e Ramës në Kosovë, kryeministri do takohet me Presidenten Osmani dhe me Albin Kurtin

10:45 | 16/02/2026
Next Post
Krimi makabër në Fushë-Krujë, Berisha: Autorët ndjekin takimet e Xhafës

Krimi makabër në Fushë-Krujë, Berisha: Autorët ndjekin takimet e Xhafës

Pse vetë Jezu Krishti nuk shkroi asgjë në Bibël? (Video)

Pse vetë Jezu Krishti nuk shkroi asgjë në Bibël? (Video)

Betejë në det të hapur me Rusinë, SHBA merr vendimin drastik

Betejë në det të hapur me Rusinë, SHBA merr vendimin drastik







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Aktorja kërkoi “pezullimin” e ministres Diella, çfarë ndodhi në seancë, çështja…
Aktualitet

Aktorja kërkoi “pezullimin” e ministres Diella, çfarë ndodhi në seancë, çështja…

by mirseda
15:14 | 16/02/2026
0

Gjykata Administrative mbajti sot seancën me paditëse aktoren Anila Bisha, e cila kërkon sigurim padie dhe pezullimin...

Ministri Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës

Ministri Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës

15:04 | 16/02/2026
Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

14:50 | 16/02/2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj  gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

14:25 | 16/02/2026
PS mbledh sot grupin parlamentar, prezantohet nisma ligjore pas vendimit të GJK për Ballukun

“Lëshojne fletë-arreste si të jenë ftesa dasmash”, Rama: Mbushin CV-në për te SPAK

14:23 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com