Tritan Shehu ka shpërndarë një koment, duke kundërshtuar qëndrimin e Shqiperisë në OKB për Palestinën. Sipas tij, qeveria shqiptare i ka dhënë një tjetër goditje pas shpine SHBA-së, në Asamblenë e OKB.
Ai e argumenton me faktin se përfaqësuesi ynë ka votuar kundër SHBA, duke miratuar Projekt Rezolutën e paraqitur nga Egjipti, për të njohur në OKB Palestinën si drejtuese të Grupit 77.