Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Shqipëria si Palermo”, ish-ministri i PS-së: Partitë angazhojnë në ‘luftën’ mes tyre grupe kriminale

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Shqipëria si Palermo”, ish-ministri i PS-së: Partitë angazhojnë në ‘luftën’ mes tyre grupe kriminale

“Absolutisht, kjo që po ndodh është se grupet kriminale kanë lidhje me shtetin, edhe që organizmat shtetërorë që janë të angazhuar në luftë kundër krimit paralizohen, tërhiqen nga lufta, përveç rolit që luan vetë shteti në fuqizimin e grupeve kriminale që i ruan në ndeshjen me kundërshtarin”. Ish-ministri i Brendshëm në qeverinë e Fatos Nanos, Neritan Ceka, në një intervistë për gazetën “Mapo” e krahason situatën aktuale të krimit në Shqipëri me Palermon e viteve ‘50-’60. Ai shprehet se grupet kriminale janë të lidhura me qeverinë.

“Përhapja e krimit është karakteristikë për të gjithë shoqëritë pas kaotike, mund të heqim paralele me Italinë e viteve ‘50-60”, shprehet ndër të tjera Ceka.

Pjesë nga intervista e Cekës:

Ceka a mund të na thoni si duket situata kriminale në Shqipëri, në syrin tuaj edhe si ish-ministër i Brendshëm?

Situata kriminale nuk mund të shkëputet nga e gjithë situata tjetër. Ka një raport të vazhdueshëm midis situatës politike, ekonomike dhe asaj kriminale. Pra, është një tregues që diçka nuk po shkon mirë në faktorët që e përcaktojnë, pikërisht te situata ekonomike dhe politike. Mekanikisht nuk duhet ta kërkojmë nga ministri që ndryshon dhe as nga policia që mbetet e njëjta. Nëse nuk ka një ndryshim pozitiv në situatën politike, rrezikojmë që situata kriminale të përkeqësohet.

Pse mendoni që është kaq i përhapur krimi në Shqipëri?

Përhapja e krimit është karakteristikë për të gjithë shoqëritë pas kaotike, mund të heqim paralele me Italinë e viteve ‘50-60, ku është përcaktuar nga dy faktorë kryesorë: Një zhvillim i shpejtë ekonomik dhe një rindarje e pasurisë, që nxit ambiciet dhe pasionet kriminale, organizimin e grupeve që duan të marrin pjesë në këtë ndarje ku akoma nuk janë vendosur rregullat e lojës, dhe kjo është ajo që ka ndodhur në Shqipëri pas vitit 1990. Dhe e dyta, nga një lidhje midis grupeve kriminale dhe partive politike, veçanërisht kur “lufta” mes partive politike ashpërsohet dhe këto parti angazhojnë në këtë luftë edhe grupet kriminale. Kjo e dyta është ajo që po ndodh sot në Shqipëri.

Është një forcim i aktivitetit kriminal dhe është padyshim i lidhur me ashpërsimin e luftës politike. Pra, në këto raste, shërbimi i fshehtë i Policisë, por edhe ai Shtetëror, paralizohet, informacioni nuk kalohet sepse nuk dihet çfarë lidhjesh kanë krerët e policisë me botën kriminale dhe shpeshherë shembuj që këto informacione dekonspirohet, natyrisht bëjnë që këto dy institucione të rëndësishme të mos funksionojnë. Po ashtu, ka edhe një tjetër pasiguri, që krijohet tek organet e zbatimit të ligjit, te Prokuroria dhe Gjykata, që gjithashtu kanë një stepje në pritje të përfundimit të betejës politike midis dy kampeve të mëdha.

A mendoni se ekziston ende fenomeni i gjobëvënës ndaj një biznesi në Shqipëri nga krimi?

Natyrisht që kjo ekziston. Në fakt dekonspirohet në rastet nga më banalet, kur i vendoset një dyqani apo biznesmeni, por mendoj që krimi nuk është shumë i interesuar për këto forma banale, të fitimit. Krimi është i interesuar për fitime të mëdha, kryesisht ata të drogës. Kalimi nga kultivimi dhe eksporti, në transit të drogës, i ka orientuar këto grupe dhe kjo duke nga vrasjet e vazhdueshme, është pothuajse një luftë e vërtetë e grupeve kriminale që na kujton Palermon. Pra kemi të njëjtat fenomene që ndodhin sot në Shqipëri, si pasardhëse të fenomeneve që kanë ndodhur. Natyrisht që radiografia e asaj që po ndodh në Shqipëri është krejt evidente.

Tags: angazhojnëBrendshëmgrupeish-ministrikriminaleLuftënPalermopartitePS-sëshqiperia

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
“E bëra për argëtim”, rrëfimi tronditës i infermieres: Shkëmbeva 5 mijë foshnje

“E bëra për argëtim”, rrëfimi tronditës i infermieres: Shkëmbeva 5 mijë foshnje

Përdori erën e keqe të këmbëve për të kaluar drogë në aeroport, si u zbulua trafikanti

Përdori erën e keqe të këmbëve për të kaluar drogë në aeroport, si u zbulua trafikanti

1939/ Ahmet Zogu la popullin në mëshirë të fatit, kur Italia pushtoi Shqipërinë

1939/ Ahmet Zogu la popullin në mëshirë të fatit, kur Italia pushtoi Shqipërinë

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com